LIVE UPDATES
Politike

Analiza e DW: A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate.

7 Janar 2026, 14:59 Nga E. D
Analiza e DW: A mund të shkojë Kosova sërish në zgjedhje?
Vjosa Osmani

KOSOVË- Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, atyre me postë nga jashtë Kosovës, po vazhdon dhe rezultatet e përditësuara tashmë kanë sjellë një ndryshim në mandatet e fituara të deputetëve.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila në zgjedhje mori mbi 50% të votave, tashmë ka siguruar 57 mandate. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 23 mandate. Lidhja Demokratike e Kosovës ka rënë në 14 mandate ndërsa tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk ka ndryshim, mbetet me vetëm 6 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), rezultatet përfundimtare mund të shpallen më herët sesa ishte planifikuar data 19 janar, ku më pas edhe do të certifikohen rezultatet.

Por, akoma pa u certifikuar rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit, lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka përmendur mundësinë e zgjedhjeve të reja, nëse deri me 5 mars nuk zgjidhet Presidenti apo Presidentja. Mandati i Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon në fund të muajit prill, por një muaj më parë duhet të zgjidhe Presidenti apo Presidentja.

Albin Kurti tha për mediet lokale se për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë nuk i duhet mbështetja e partive të tjera shqiptare. Por për çështjen e Presidentit, në Kuvend duhet të jenë prezent dy të tretat e deputetëve dhe për këtë tash për tash nuk i kanë votat e nevojshme.

Çfarë thotë Kurti?

"Nëse nuk arrijmë ta zgjedhim presidentin, e afati i fundit është 4 marsi, nëse nuk e kemi të kaluar buxhetin për vitin 2026, ne as nuk mund të mbajmë zgjedhje të reja. Natyrisht se ekziston mundësia teorike dhe praktike që të shkojmë në zgjedhje. 80 veta në sallë është vështirësi e konsiderueshme. Herën e kaluar nuk i bëmë dot 61, ndërsa 80 është numër shumë më i madh se 61. Kësaj radhe 61 i kemi, por 80 nuk i kemi. Ne e kemi parë deklarimin e Presidentes. Së pari, duhet ta formojmë Kuvendin dhe Qeverinë, gjithashtu duhet ta votojmë buxhetin, këta janë hapa më të rëndësishëm”, thotë Kurti.

Ai e konsideron të nevojshëm takimin me Vjosa Osmanin për të diskutuar interesimin e saj për një mandat tjetër pesëvjeçar. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga ana e saj, tashmë ka deklaruar se synon edhe një mandat pesëvjeçar për t'i jetësuar, siç ka thënë, "planet e saj në të mirë të vendit”.

Por nëse kandidimin e saj edhe për një mandat nuk e përkrahin deputetët në Kuvend, Osmani ka paralajmëruar se do ta kenë përballë në zgjedhjet e ardhshme përmes aktivitetit të saj politik.

"Në fund të fundit është në vullnetin e deputetëve që vendosin nëse do të më përkrahin apo jo, dhe po e them përsëri, në qoftë se vendosin që po, do të vazhdojmë me punë të mira për vendin, mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në qoftë se vendosin që jo, atëherë unë e vazhdoj punën në një mënyrë tjetër, nëpërmjet angazhimit politik dhe kurdo që të ketë zgjedhje, atëherë i përballim idetë, nocionet, qëndrimet, energjinë, besa e shumëçka tjetër. Por qëllimi im është që të vazhdoj të jem e angazhuar politikisht dhe ta ndihmoj Republikën e Kosovës që të ecë përpara”, është shprehur Osmani.

Qëndrimet e partive të tjera

Përfaqësuesit e PDK, LDK dhe AAK nuk kanë folur deri tani rreth formimit të institucioneve të reja dhe zgjedhjes së presidentit. Ato thonë se janë duke pritur certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit për të parë përbërjen përfundimtare të Kuvendit. Analistët politikë thonë se për zgjedhjen e presidentit të vendit, kompromisi politik është i pashmangshëm.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i tha DW-së se "zgjedhja e presidentit të shtetit në mungesë të 80 votave për koalicionin fitues të zgjedhjeve të fundvitit do të duhej të bazohej në marrëveshje politike dhe kompromis lidhur me një figurë unifikuese që do të ushtronte pozitën e presidentit me integritet dhe në mënyrë të paanshme”.

Sipas tij, Kosova e ka urgjencë shtetërore që menjëherë pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë, pa vonesë, të miratojë ligjin për buxhetin dhe të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë Planin e Rritjes.

"Sikurse LVV dhe z. Kurti, nëse e vënë në rend të parë interesin e Republikës së Kosovës, do të gjenin kompromis për të zgjedhur edhe Presidentin e Republikës për t'i dhënë drejtim zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian, dy procese që kanë stagnuar në status quo në pesë vitet e fundit. Kosova nuk e ka komoditetin për zgjedhje të reja, pasi kjo do të kishte pasoja të dëmshme dhe afatgjata për integrimin evropian, por edhe humbjen e besimit të partnerëve ndërkombëtarë”, thotë Miftaraj.

Analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, i tha DW-së se procesi i zgjedhjes së presidentit do ta prodhojë edhe një sfidë të re me potencial bllokues.

"Prandaj, hendeku i madh aktual mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive të tjera nënkupton vetëm një gjë normale: rigjetjen e vullnetit për bashkëpunim konstruktiv me kompromise reciproke ndaj interesave të dyanshme. Çdo qasje tjetër me automatizëm e çon Kosovën në zgjedhje të reja”, thotë Muhaxhiri. Sipas tij, "edhe një proces i ri zgjedhor do të ishte indikator madhor i paaftësisë së spektrit politik kosovar”.

"Do ta tregonte mungesën e plotë të integritetit personal, etikës publike dhe përgjegjësisë së tyre shtetërore ndaj dërgimit të shoqërisë në theqafje institucionale. Humbjet shumëdimensionale do të thelloheshin edhe më shumë, duke krijuar stagnime fundamentale sistemore politike dhe ekonomike, brenda vendit dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thotë Muhaxhiri.

Si zgjidhet presidenti i vendit?

Kushtetuta e Kosovës, sipas nenit 86, e përcakton procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës: Presidenti i Republikës së Kosovës zgjidhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.

- Zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

- Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidat për President të Republikës së Kosovës, nëse siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidat për President të Republikës së Kosovës.

- Zgjedhja e presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

- Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë ndërmjet dy kandidatëve që kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve zgjidhet President i Republikës së Kosovës.

- Nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk zgjedhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh./DW

kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj