LIVE UPDATES
Politike

"Rama është kapobandë"/ Berisha: Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptarëve, për qëllimet e familjes Rama 

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ai ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.

7 Janar 2026, 13:22 Nga E.d
"Rama është kapobandë"/ Berisha: Agasi kishte vjedhur
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar ditën e sotme se Ergys Agasi kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se ai ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.

Lideri i opozitës tha se Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë. Berisha tha se kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e tij. Në fund, nga zyra e selisë blu Berisha tha se qytetarët do ti apin përgjigjen e merituar Ramës.

“Thirrja që anëtarët e Këshillit të Mandateve, deputetë të PD-së, po e bëjnë mbledhjes së këtij forumi parlamentar, kërkon që të zhbllokojë me çdo kusht parlamentin e bllokuar nga Edi Rama dhe të marrë fund një grusht shteti që ai po zhvillon, për të mbrojtur vjedhjet e tij dhe të lubi ballukut. Edi Rama e ka shumë të qartë se, çdo akt i asaj dosje ka dy autorë. Ka Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Ndaj dhe ai nuk e lëshon Lubi Ballukun. Edi Rama e ka shumë të qartë se, prapa Lindës së AKSHI-t, qëndron Linda e Surrelit. Po, e sigurtë. Me regjistrim ambiental dhe me dëshmira të dëshmitarëve autentik. 

E ka shumë të qartë se, të dy pengjet e ndërmarrjes së tij, kopësht privat, si Geron Meçe i datës 12 gusht dhe Daniel Shima i datës 18 gusht janë porosi të Edi Ramës, për llogari të baxhanakut apo kunatit të florinjtë të Linda Ramës. Edi Rama pra, është i vendosur të shkelë çdo ligj, të dhunojë, të shkelmojë kushtetutën, të marrë të gjithë pushtetin gjyqësor në duart e veta, ta bllokojë, paralizojë atë në mënyrë që ligji të mos veprojë mbi Edi Ramën, mbi Armando Frangun. Por e vërteta është mbi Linda Ramën. 

Se edhe ajo i ka përzier urët shumë, sipas atyre regjistrimeve që ekzistojnë në SPAK. Ekzistojnë regjistrime. Pra është në betejën e tij për të mbrojtur kufomën e tij politike, sepse ai faktikisht nuk është kryeministër, por është kapobandë. Është kryetar i një organizate kriminale, e faktuar tashmë para të gjithë shqiptarëve. Mos harroni një gjë. Kur për herë të parë Arben Ahmetaj denoncoi me emër dhe mbiemër, Ergys Agasin si koordinatorin e Edi Ramës për bandat dhe mafien, shumë pak njerëz kishin dëgjuar emrin e këtij mafiozi.

Çfarë tregoi hetimi? Hetimi tregoi se, Ergys Agasi koordinatori i Edi Ramës, ishte mafiozi më i sofistikuar, më i rrezikshëm i Europës. Ishte kryemafiozi që kishte vjedhur të dhënat e çdo qytetari shqiptar, për qëllimet mafioze të familjes Rama. Është kryemafiozi që ka vjedhur të dhënat personale të shqiptarëve. Që ka vënë në përgjim telefona, kompjutera, të të gjithë ambasadave në Shqipëri dhe përfaqësuesve të huaj.

Që ka eksportuar tek armiqtë e NATO-s, të dhënat e NATO-s që i janë besuar Shqipërisë. Që ka eksportuar të dhënat më sekrete tek kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. 
Ja pra, kush na doli Ergys Agasi. Rama është i pashpresë, sepse ai paska patur maninë të regjistrojë me zë dhe figurë çdo gjë.

Nuk kishte dëgjuar kurrë ndonjëherë kështu, regjistrim me zë dhe figurë çdo gjë. Ministra, gjykatës, gazetarë, prokurorë, të regjistrojë edhe gjërat që tregojnë se çfarë përfaqëson vetë Edi Rama në rrafshin si njeri, dhe të tjerë. Ndaj dhe nuk mund të pritet që ai, të bëjë gjë tjetër përveç se të mbrohet me çdo kusht dhe të bllokojë ligjin dhe drejtësinë, por do të flasin qytetarët me të. Qytetarët do ti japin përgjigjen e merituar.“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama ergys agasi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet