LIVE UPDATES
Politike

"'Air Albania' që është drejt falimentimit mbulon fluturimet me charter të Ramës", Xama: Pse ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi?

Xama shkruan se po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kuptohet se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024, ndërsa humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.

28 Qershor 2025, 09:52 Nga r.ll
"'Air Albania' që është drejt falimentimit mbulon
ola xama

TIRANË- Gazetarja Ola Xama ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetet sociale lidhur me përgjigjen e kryeministrisë për udhëtimin me avion të kreut të qeverisë Edi Ramës drejt Hagës për samitin e NATO-s. Pasi Dosja.al publikoi pamjet e Ramës duke zbritur në Hagë nga avioni privat, kryeministria deklaroi se edhe ky udhëtim ishte mbuluar nga marrëveshja kuadër që Kryeministria ka me kompaninë private, Air Albania.

Ndërkohë, Xama në postimin e saj, ka risjellë në vëmendje një deklaratë të Ramës, i cili është shprehur se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeministri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze. Sipas gazetares, pyetja që lind është përsë kreu i qeverisë nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë. 

Më tej, Xama shkruan se po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kuptohet se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024, ndërsa humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit. Teksa shprehet se kompania në vend të fitimeve nga promovimi i Ramës ka pësuar humbje, gazetarja ngre pyetje si është e mundur që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi.

POSTIMI I PLOTË: 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Thesarit, mes Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Air Albania apo ortakëve të saj (Turkish Airlines, MDN Investiment dhe Albcontrol), nuk ka asnjë pagesë për shërbimin e fluturimit që kompania i ofron kryeministrit Edi Rama.

Teza më e mundshme është një shpjegim që ka dhënë vetë z.Rama dikur, kur ka thënë se ka lidhur një marrëveshje promocionale me kompaninë, ku Air Albania përfiton publicitet e klientelë, ndërsa kryeministri mbulon shpenzimet për udhëtimet luksoze.

Pyetja që lind natyrshëm është se përse nuk e ka deklaruar këtë marrëveshje në Deklaratën Vjetore të Pasurisë dhe Interesave Privatë kryeministri?

Një vit më parë, për një rast të ngjashëm kryebashkiaku i New York ,Eric Adams, është akuzuar zyrtarisht nga prokuroria për rryshfet pasi ka marrë bileta të klasit “business” e ku për koicidencë pala që i ka ofruar ka qënë kompania Turkish Airlines.

Po të shohësh të dhënat financiare të kompanisë Air Albania, kupton se deri më sot kompania rezulton me humbje të vazhdueshme prej vitit 2019 deri në 2024. Humbjet kapin vlerën 52 milion USD dhe kalojnë me 1000 herë vlerën e kapitalit.

Pra, ‘de facto’ kompania është në faliment! Po t’i shtojmë kësaj shifre dhe 53 milion USD detyrime që ka ndaj palëve të treta, gropa financiare e Air Albania arrin në 105 milion USD.

Atëherë çfarë ka përfituar kompania nga promovimi që i ka bërë kryeministri Edi Rama pasi nuk ka asnjë teori ekonomike që të shpjegojë rritjen e buxhetit të marketingut kur gropa financiare thellohet?!

Si ka mundësi që asnjë nga institucionet e pavaruara si ILDKPKI dhe SPAK nuk hetojnë një konflikt të mundshëm interesi dhe nuk shtrojnë këto pyetje?

P.S.Në koment gjendet një kronikë nga emisioni Piranjat, të cilët e kanë trajtuar në detaje këtë temë.

ola xama edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj