LIVE UPDATES
Politike

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi për në samitin e NATO-s, mister kush ia pagoi

Ky është momenti kur kryeministri Edi Rama zbret nga çarteri në fluturimin që pati disa ditë më parë në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO.

26 Qershor 2025, 13:39 Nga Dosja.al
Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi
Edi Rama

TIRANË– Ky është momenti kur Kryeministri Edi Rama zbret në aeroportin e Schiphol-it në Hagë, në një nga udhëtimet më të diskutueshme të kohëve të fundit. Videoja ekskluzive e siguruar nga Dosja.al tregon kryeministrin shqiptar teksa del nga një avion privat i tipit Gulfstream Aerospace G-IVSP, me regjistrimin “TC-EMR”.

Ky udhëtim u krye pak ditë më parë me rastin e samitit të liderëve të NATO-s, ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Ajo që ngre pikëpyetje nuk është pjesëmarrja në samit, por mjeti dhe kostoja e udhëtimit: 34,965 euro për një drejtim të vetëm me çarter privat.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Nga kërkimet e Dosja.al, një fluturim me këtë tip avioni, një ndër më luksozët në qarkullim, kushton minimalisht 35 mijë euro, edhe kur rezervohet një muaj më parë. Brenda avionit lejohen cigaret, kafshët shtëpiake, ka kuzhinë të plotë, tualet privat dhe një asistent personal gjatë gjithë fluturimit. Ushqimi ofrohet në nivel gourmet, përfshirë sushi dhe specialitete të tjera.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Dosja.al iu drejtua zyrës së shtypit pranë Kryeministrisë për të mësuar se kush e ka paguar çarterin dhe mbi çfarë baze financiare është realizuar fluturimi, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pasur asnjë përgjigje. Kryeministri vetë, në raste të mëparshme kur është pyetur për çarterët që përdor, ka dhënë deklarata kontradiktore.

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi

Pasi u publikuan të dhëna nga hakerat iranianë mbi fluturimet me çarter të Ramës me avionin Airbus A319-100, ku pretendohej se kostoja ishte 15 mijë euro në orë, Kryeministri tha:

“Te taksia ime, këta mund të thonë miliona e miliarda, taksia që fluturon, por në fund janë shifrat, se kanë fatura të paguara. Unë si Kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë po të krahasojmë vit me vit, pra 2021 me 2010, i kushtoj taksapaguesve 4 herë më pak kosto udhëtimi. Për mua është 650 mijë të vjetra (65 mijë lekë të reja).”

Në atë kohë Rama deklaronte se kishte një marrëveshje promocionale me “Air Albania” dhe udhëtimet ishin pjesë e reklamës për kompaninë.

Kur Dosja.al publikoi kontratën e rezervimit të njërit prej çarterëve por jo marrëveshjen promocionale që ai përmendte, Rama reagoi me një postim në Twitter:

“I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?!

Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?! Lëre pastaj kur thonë me çarter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën!

Ne s’e blejmë dot, me qera s’e marrim dot, ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale! Po ku është hilja thonë, se s’ka mundësi?! Ka si s’ka!

Hilja është ashiqare fare te përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysmë të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”

Ekskluzive/ Momenti kur Rama zbret nga charteri 36 mijë euro fluturimi
Postimi

Në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, Rama shmangu totalisht kostot, por u përpoq të justifikonte fluturimet me “rëndësinë e punës shtetërore”:

“Udhëtimet, po të betohem nëse do kisha mundësi t’i këpusja me thikë dhe t’i minimizoja, do t’i minimizoja me qejfin më të madh, se janë udhëtime pune, nuk janë udhëtime qejfi. Më vjen zor dhe habitem, çfarë fluturimi luksi? Të gjitha fluturimet e mia private, me familjen, edhe sot që flasim, edhe gjatë gjithë kohës, i bëj vetëm në economics si të gjithë të tjerët, të gjitha.

Fluturimet e punës, me avionin që pata mundësi të kem, janë fluturime pune, janë shkurtim kohe, shkurtim shpenzimesh. Me marrëveshjen që kemi për atë avion, nuk shpenzojmë asnjë lekë më shumë për shtetin, sesa çfarë është shpenzuar në mesatare çdo vit nga kryeministrat.”

E vërteta është se ky udhëtim nuk është kryer me “Air Albania” dhe as nuk ka lidhje me marrëveshje promocionale. Avioni është me regjistrim turk dhe nuk rezulton të jetë në pronësi apo bashkëpunim me linjën shqiptare.

Madje, Air Albania, që Rama e ka promovuar vazhdimisht si një arritje personale, sipas Arben Ahmetajt ka falimentuar.

“Ky Air Albanian e ka falimentuar. Kreu i organizatës e ka falimentuar. Më vjen keq për pronarët, në respekt të qytetarëve, kam këtu bilancin e Turkish. Që nga 31 dhjetori 2019, humbja e Air Albania është 20 milionë euro. Rama ka thënë se unë jam imazhi i Air Albania.

Tani imagjino Michael Jordan që është imazhi i NIKE që të humbë dhe ta mbajë si imazh. Qytetarët kanë paguar për çarterin e Ramës përmes taksave.

Jemi duke folur për devijim të parave. Një fluturim deri në Romë nga Tirana është 14 mijë euro. Le t’i numërojnë të gjitha udhëtimet. Le të shohin sa faturohet Qeveria për një udhëtim në minimum, pastaj le të shohin se çfarë ka ndodhur me taksat në Air Albania. Le të shohin detyrimet aeroportuale.”-tha Ahmetaj.

Ky nuk është një udhëtim pune. Është një shëtitje 35 mijë euroshe me sushi, puro dhe asistencë personale në 11 mijë metra lartësi. Dhe për çdo qytetar që nuk e kupton, mos u shqetësoni, Rama do të thotë se kushton vetëm 65 mijë lekë të reja. Mbase e ngatërron me pagën minimale.

Ndaj pyetja e vetme që mbetet është: Kush e paguan çarterin e Ramës? Ju, ai vetë… apo ndoshta “reklama për Shqipërinë”?

Sepse në fund të ditës, kur udhëton si sheik por qeveris si asket, ose je mjeshtër propagande… ose thjesht e di që s’të kërkon askush llogari./Dosja.al

gulfstream aerospace g-ivsp tc-emr edi rama nato aeroporti schiphol


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet