Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Raportohet se me qëllim të bindjes së subjekteve politike, LVV-ja do të zotohet se do ta ndërrojë propozimin e saj, në rast se dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi në tentativën e parë.
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëkohësisht kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të presë ditën e nesërme në takim përfaqësuesit e partive politike. Takimi pritet të mbahet në orën 16:00, ndërsa thuhet se Lëvizja Vetëvendosje do të paraqesë tre propozime për t'i dhënë fund ngërçit politik në vend.
Burime për Koha.net brenda Vetëvendosjes kanë thënë se për diskutim do të shtrohet kërkesa që subjektet politike të dakordohen për emrat e anëtarëve të kryesisë. Një propozim i tillë, sipas partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit, bëhet “me qëllim të moskushtëzimit të ndërsjellë dhe është në frymën e aktgjykimit të Kushtetueses për konsensus e kompromis”.
Më tej thuhet se propozimi i dytë, i cili do të bëhet nga Kurti, është ai për dhënien e një epilogu formimit të Komisionit që do të merret me zhvillimin e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin. Nga kryetarët e subjekteve që kanë mandate në Kuvend do të kërkohet që të votohet pro ose kundër formimit të këtij komisioni. Ndërkohë propozimi i tretë do të jetë ai për mbështetjen e realizimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Koha.net raporton po ashtu se me qëllim të bindjes së subjekteve politike, LVV-ja do të zotohet se do ta ndërrojë propozimin e saj, në rast se dështon zgjedhja e Albulena Haxhiut si kryetare Kuvendi në tentativën e parë. Pjesëmarrjen në takimin e së shtunës deri më tani e kanë konfirmuar në Partinë Demokratike (PDK), në Lidhjen Demokratike (LDK), në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe në Nismën Socialdemokrate.
Prej gati 5 muajsh, seancat për konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e kryetarit të parlamentit, kanë dështuar. Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të mos heqë dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera vazhdojnë të insistojnë se Haxhiun nuk do ta votojnë pasi sipas tyre nuk është emër unifikues.
Ditën e djeshme, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës publikoi aktgjykimin lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit. Ata në kërkesën e tyre kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të mbajtura në prill dhe maj 2025.
Në vendim theksohet se deputetët duhet që brenda tridhjetë ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij. Gjykata vlerësoi se Kuvendi nuk është konstituuar sipas Kushtetutës, pasi procesi i filluar më 15 prill nuk ka përfunduar me zgjedhjen e organeve drejtuese. Kjo, sipas saj, e bën të pavlefshme çdo veprim tjetër që pretendon të ketë marrë legjitimitet nga një seancë që nuk ka përmbushur elementet themelore të konstituimit.
Gjykata theksoi se Seanca Konstituive është një akt kushtetues, i cili mund të quhet i përfunduar vetëm pas zgjedhjes së Kryesisë, përkatësisht Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Për më tepër, ajo rikujtoi se Kushtetuta thekson që ky proces duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga shpallja e rezultateve të zgjedhjeve.
edi rama TIRANË- Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka zhvilluar sot një konferencë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit në SHBA d...
fatmir limaj, albin kurti KOSOVË- Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka konfirmuar se do të zhvillojë takim me kryeministrin n...
foto ilustruese TIRANË- Një ministër grek dhe tre zëvendësministra në Greqi kanë dorëzuar ditën e sotme dor&eu...
Johannes Volkmann KOSOVË- Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë nj&eum...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se në kuadër memorandumit që kanë me Këshill...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konferencë për gazetarët theksoi se zgjed...
sali berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp akuzoi kartelin e tij p&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët e do të kërkojë s&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp komentoi edhe udhëtimi...