LIVE UPDATES
Politike

"Ai e urren Metën, por më shumë urren qytetarët"/ Berisha: Rama riktheu kafazin në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës

Berisha tha ndër të tjera, se Rama mendon vetëm e vetëm për plaçkitjen, vjedhjen e pasurive dhe fondeve të qytetarëve shqiptarë.

6 Maj 2026, 19:41 Nga E. D
"Ai e urren Metën, por më shumë urren qytetarët"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka rikthyer kafazin e xhamit në sallën e gjyqit si në kohën e Enver Hoxhës. Gjatë fjalës së tij në njësinë numër 5 në Tiranë, Lideri i opozitës u ndal konkretisht tek seancat gjyqsore të Ilir Metës, duke e sulmuar Ramën për arrestimin e Kreut të PL-së. Berisha tha ndër të tjera, se Rama mendon vetëm e vetëm për plaçkitjen, vjedhjen e pasurive dhe fondeve të qytetarëve shqiptarë.

"Çdo i ri ka ëndërr, çdo i ri kudo që jeton ka ëndërr ta ndërtojë ëndrrën në Tiranë, në kryeqytetin e vendit të vet. Ose të ndërtojë biznesin aty ku është, të begatohet. Por ëndrra për të rinjtë bëhet krejtësisht e pamundur. Së pari, i pret mesatarja, e cila e pret si me kosë, i largon që në gjimnaz nga Shqipëria. Së dyti, mbarojnë, nuk gjejnë punë. Së treti, nuk mund të blejnë shtëpi. Ky vend, ky kryeqytet i bekuar ka çmimet më të larta në Europë të apartamenteve. I duhet të punojë një shekull një i ri që të blejë një apartament. Jo, merr rrugët e dheut, e merr ëndrrën e tij të bukur, e merr projektin e tij të mrekullueshëm për Shqipërinë e nesërme dhe merr rrugët. Të gjitha këto, sepse një organizatë kriminale e drejtuar nga Edi

Rama mendon vetëm e vetëm për plaçkitjen, vjedhjen e pasurive, fondeve të qytetarëve shqiptarë. Të gjitha këto vetëm e vetëm se miliarderët e drogës, kriminelët e damkosur sjellin miliardat në kullat e krimit dhe korrupsionit, kullat e drogës.
Blejnë kate e kate të tëra. Atëherë për të riun nuk mbetet asgjë, mbeten vetëm rrugët e botës. Ndaj dhe qëndrimi juaj, që nuk u nënshtruat, nuk u mposhtët, është një qëndrim i bekuar, është një qëndrim për të cilin çdo shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës. Çfarë është ky qëndrim? Ky qëndrim para së gjithash është qëndrimi i shqiptarit, qëndrimi i qytetarit që ndjen përgjegjësi për familjen e tij, për qytetin e tij, për vendin e tij. Nuk ka forcë më të madhe se sa përgjegjësia e qytetarit për qytetin.

Se sa përgjegjësia e shqiptarit për vendin e tij. Në këtë kontekst, ju pa asnjë dyshim jeni elita e vërtetë e këtij kombi. Po, elita më eprore e kombit. Këtë ta ketë të qartë çdo shqiptar se ju nuk pajtoheni me të keqen, se ju ngriheni kundër të keqes, se ju doni të ndahet vendi nga e keqja. Dhe e bëni këtë në kushte shumë të vështira. Ju, me qëndrimin tuaj, në momente kritike, kur projekti Shqipëria pa opozitë nga Edi Rama, që ka trashëguar moralin të etërve të tij vrasës, dhe që këtë moral e ka shndërruar në moralin e qeverisjes së tij tani, plotësisht, e patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta. Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxhës, diktatorit më brutal.

Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit. E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera. Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë. Kurse ju nuk trembeni. Ju nuk jeni trembur.
Ju u ngritët në kohëra kritike për të mbajtur në Shqipëri opozitën, për të pasur Shqipëria një opozitë jo të kontrolluar nga qeveria, jo fasadë por një opozitë të vërtetë si zëri i ndërgjegjes dhe moralit të këtij kombi," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht