LIVE UPDATES
Politike

"Institucionet e kulturës në Tiranë i ka shkatërruar korrupsioni"/ Berisha: 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikës çnjerëzore të Edi Ramës

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikës të Edi Ramës.

6 Maj 2026, 19:30 Nga E.d
"Institucionet e kulturës në Tiranë i ka shkatërruar
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se institucionet e kulturës në Tiranë i ka shkatërruar korrupsioni. Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët e degës 5 në Tiranë, Berisha u shpreh se 47% e shqiptarëve janë larguar për shkak të politikës të Edi Ramës.

Lideri demokrat tha se në vitin 2013, qytetarët shqiptarë ishin më të mirëpaguar në rajon. Berisha foli edhe për rritjen e çmimeve, duke u ndalur konkretisht tek ilaçet për të cilat tha se janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë.

"Mirëmbrëma dhe një mirënjohje të pakufijshme ndaj jush demokrateve dhe demokratëve, qytetarëve dhe qytetareve të kësaj lagje dhe të gjithë atyre që në këto kohëra ndër më kritiket për Shqipërinë, në këto kohëra në të cilat kombi ynë në Shqipëri përjeton shkretimin më të madh në tërë historinë e tij nga vitet 1300, vitet e Murtajës së Zezë. Kohëra në të cilën në një 10-vjeçar, jo nga një luftë rajonale, as nga një luftë botërore, as dhe nga një epidemi shfarosëse, por nga një politikë çnjerëzore, nga një politikë që shkelmon ditë e natë interesat e qytetarëve, shqiptarët u larguan nga ky vend si asnjë komb tjetër në Europë nga vendi i tyre. Në 10 vite, nga viti 2015 deri në vitin 2024, vetëm në hapësirën Shengen me regjistër të Eurostatit janë larguar 1 milion e 99 mijë shqiptarë. Në qoftë se ne shtojmë këtu ata që janë në larguar për në zona të tjera të globit, Kanada, SHBA, Australi, Lindje të Mesme, Afrikë dhe kudo, ne kemi humbur në 10 vite 47% të materies tonë kombëtare.
Vaso Çubrilloviç, me qëllim të konsolidimit përfundimtar të etnisë pushtuese serbe në Kosovë, bëri projektin e shpopullimit të Kosovës.

Ai shpopullim nuk ishte pa sukses. Rreth 300-400 mijë shqiptarë u larguan. I cili konsistonte në mosofrim të shërbimeve, në infrastrukturë të rrënuar, në shkolla, shërbim shëndetësor të keq. Në shpunësime dhe pamundësi pune. Në falimentim të fermave. Nuk i nxirrte pra të gjithë para vrasjes, por teknikat e largimit të shqiptarëve ishin absolutisht identike me këto që ka përdorur Edi Rama në Shqipëri. Urdhëroni, po e fillojmë që këtu. Këtu jemi në një sallë teatri, a mund të imagjinoni se ku e katandisën këta kulturën e kombit? Ne kishim një teatër kombëtar dhe sot nuk ka, përveç teatrit të operës, asnjë institucion kombëtar në Tiranë. I shkatërroi korrupsioni. I hëngri korrupsioni. Të shkojmë pak më tutje. E dëgjoni çdo ditë flet rritja ekonomike kaq e aq. Po a e dini se çfarë është ajo? Ajo është pasurimi i një grupi shumë të vogël njerëzish dhe një varfërim masiv i shqiptarëve. Çdo njeri, që ka konceptin e buxhetit familjar, të rrogës dhe çmimeve, e ka të qartë se në rast se çmimet më shumë se rrogat, vështirësia ekonomike bëhet gjithnjë e më e madhe në Shqipëri.

Ne ishim në vitin 2013, qytetarët më të mirëpaguar në rajon, jo vetëm në këto 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, e vërteta më të paguar edhe se rumunët dhe bullgarët që ishin anëtarë të BE. Ku jemi sot? Sot jemi më të keqpaguarit. Po. Më të keqpaguarit, po çmimet si janë? Çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë janë rritur pothuajse 100 përqind ose më shumë. Çmimet e ilaçeve janë stratosferike dhe janë krejt pa vlerë. Ndaj dhe dalim tek ajo fjalë që një i ri shqiptar i tha para një jave Niko Peleshit në Dublin, ne marrim rrugët se vidhni ju. Ne ikim ju se vidhni ju, dhe jo vetëm vidhni, por ju mbroni vjedhjet tuaja, siç e mbrojtët në rastin e Lubi Ballukut. Dhe çfarë ndodhi? Të gjitha mediat e censuruan zërin e këtij të riu guximtar që përfaqësonte 720 mijë të rinj që janë larguar nga Shqipëria," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha takim pd

Sondazh

Poll

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur