LIVE UPDATES
Politike

"Duhet të kaloja një “vetting” që ta takoja"/ Rama dorëzon “Doctor Honoris Causa” për Ricardo Hausmann: S’më përgjigjej kur isha në opozitë, duhej të bëhesha kryeministër

Kryeministri theksoi se ekonomisti nuk erdhi si ekspert tipik me prezantime teorike, por u përfshi drejtpërdrejt në terren, duke dëgjuar dhe analizuar realitetin. Rama tha se Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, por si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim.

6 Maj 2026, 17:24 Nga E. D
"Duhet të kaloja një “vetting” që ta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për ekonomistin Ricardo Hausmann. Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi edhe fillimin e marrëdhënies me profesorin, ku tha se në fillim ai nuk i ishte përgjigjur, por gjithçka ndryshoi pasi fitoi zgjedhjet dhe Hausmann pranoi të bashkëpunojë me Shqipërinë.

Kryeministri theksoi se ekonomisti nuk erdhi si ekspert tipik me prezantime teorike, por u përfshi drejtpërdrejt në terren, duke dëgjuar dhe analizuar realitetin. Rama tha se Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, por si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim.

"Sot këtu unë u thirra për të pararendur me fjalën time titullin Honoris Doctor Causa për profesor Rikardo Hausmann. Dua të më besoni është një barrë jo e lehtë por duke qenë se në raste të veçanta e kam të pamundur t’ja besoj fjalët e mira përkthyesit do e kthej fjalën në anglisht, sepse për mua është një provim para një profesori.

Ka shumë ekonomisë që shpjegojnë botën pas ndryshimeve. Ka shumë pak ekonomisë që e ndryshojnë para se bota ti verë re. Rikardo Hauzman i takon kategorisë së dytë. Nuk po festojmë për një intelektual të respektuar, sot po nderojmë një personalitet që u ka mësuar kombeve që të zbulojnë shumë. Duhet të them diçka që në fillim marrëdhënia ime me Rikardon ka filluar si një dështim total. I shkrova atij kur isha në opozitë, u përpoqa ta gjeja dhe ti thoja që Shqipëria ia vlente. Mora heshtje. Absolutisht asgjë. Pra, ky nuk kishte dëgjuar që një piktor donte të bëhej kryeministër.

Rikardo ishte në opozitë me lidershipin e Venezuelës. Pyesja veten pse një person do të refuzonte që të fliste me dikë, por në fund kuptova diçka shumë të rëndësishme për të marrë vëmendjen, në fillim duhet të fitosh zgjedhjet që në retrospektivë mund të jetë procesi më i sofistikuar i vettingut. Sapo fitova Rikardo erdhi. Nuk erdhi si një ekspert në një vend në zhvillim me prezantim në pauer point,. Erdhi me çizme në terren, dhe kjo ka rëndësi. Sepse vendi ynë ka parë shumë ekspertë. Që vijnë e dinë çdo gjë, që e shpjegojnë vendin pasi kalojnë 6 orë në hotel, që përgatisin raporte që askush nuk i lexon dhe rekomandime që askush nuk ka besim.

Dhe ka dhe ekspertë që të fajësojnë ty për dështimet. Rikardo dëgjoi, bëri pyetje, biseda u bë në një rooftop, më foli për nevojën cilat ishin burimet që do thoshte diçka për zhvillimin e Shqipërisë. Ai erdhi në konkluzionet e veta për burimet, në listën e tij e rëndësishme ishte që paditur më vuri përpara të njëjtën listë që dikush tjetër disa dekada më parë, gjatë komunizmit i quajtur Franc Jozef Shtraus vuri në tavolinën e regjimit komunist. Ajo që më bëri përshtypje, ishte mënyra si e shikonte vendin. Rikardo e shikonte Shqipërinë jo si një problem për tu zgjidhur, ai e shikonte Shqipërinë si një energji të fshehur dhe potencial pa mbarim. Dhe njerëzit që janë mësuar të dëgjojnë zëra pse nuk mund t’ja dalin. E gjithë kjo dukej si një muzikë e re, Rikardo nuk i qaset vendeve ashtu si mekaniku i qaset makinës, por si një kartograf duke kërkuar kapacitete," tha Rama ndër të tjera./Dosja.al 

edi rama

Sondazh

Poll

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!