“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi ky raport përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë të situatës në vend, pas misionit faktmbledhës të eurodeputetëve.

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qartë dhe të argumentuar mbi proceset zgjedhore në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, Berisha theksoi ky raport përbën një vlerësim të drejtpërdrejtë të situatës në vend, pas misionit faktmbledhës të eurodeputetëve. Sipas Berishës, gjetjet e raportit përforcojnë qëndrimet e opozitës dhe evidentojnë problematika të qeverisjes.
"Por dua të them se në këtë kuadër, një zhvillim i një rëndësie të jashtëzakonshme ka ndodhur dje në Bruksel, në tempullin e demokracisë. Në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian është miratuar raporti i këtij komisioni. Raporti është hartuar pas një vizite jashtëzakonisht të rëndësishme faktmbledhëse të përfaqësuesve të këtij komisioni, të kryesuar nga kryetari i komisionit, David McAllister dhe të përbërë nga përfaqësues të rëndësishëm të të gjitha grupeve parlamentare. Ata erdhën në Shqipëri në misionin e Shën Thomait, t’i shohin vetë të gjitha gjërat në vend. Në morinë e informacioneve të dërguara nga të gjitha anët, ndër të tjera edhe nga opozita, ata erdhën t’i shihnin gjërat në vend.
Dhe nga kjo vizitë mund t’u them se kanë fituar shumë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ka tre muaj që akuzon opozitën se bën denoncime në Bruksel. Duhet të ndjehemi krenarë se kemi mbrojtur interesat e qytetarëve shqiptarë nga një armik i shpërfytyruar i tyre, nga një armik i egër i shqiptarëve, i demokracisë. Nga një njeri, që ka sjellë moral të qeverisjes, moralin e etërve të tij vrastarë. Nga një njeri, që ka vendosur parimet e regjimit të etërve të tij si parime të Shqipërisë që sot ecën drejt BE. Nuk ka krenari më të madhe se sa të mbrojmë me ndershmëri, me sinqeritet, interesat e shqiptarëve në Tiranë dhe kudo në botë. Por të jemi realistë, ky raport i shkëlqyer nuk është meritë e jona, ne kemi bërë punën tonë, por ai është meritë e atyre burrave, grave, që erdhën në mision me vlerësimin më serioz për gjendjen në Shqipëri.
Erdhën për t’i parë gjërat në vend, për të vërtetuar dhe u faktuan me faktorë nga më të ndryshmit të shoqërisë shqiptare.
Dëgjuan të gjitha palët, u njohën me dokumentet dhe ajo që është ana më pozitive, se ky raport i hartuar nga socialisti Andreas Schieder dhe i amenduar nga deputetë të grupeve të tjera, është raport unanim i komisionit. Mund të themi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë miratohet një raport i tillë. Dhe njëherë, ne këtë raport do ta kemi program pune.
Aq sa na takon ne, do i përgjigjemi me të gjitha mundësitë tona, bazuar në atë parim që thotë raporti, integrimi i Shqipërisë duhet të jetë i bazuar në meritë. E thekson jo njëherë, por disa herë. Dhe ne të tillë koncept kemi.",shprehet Berisha./Dosja.al
Flamur Noka dhe Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza ndaj Ervin Salianjit, duke e quajtur atë si opozitarin ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie, Sali Berisha ngriti akuza të forta ndaj qeverisë dhe bëri thirrje për m...
Lefter Maliqi BERAT- Ish-kandidati për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi i ka kërkuar KQZ-së që të shkarkoj ...
KOSOVË- Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka reaguar pas vendimit t&e...
TIRANË- Aktorët politik të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe sot në nderim të ndarjes nga jeta t&eum...
Foto ilustruse TIRANË - Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbit u përcoll ditën e sotme për në...
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit në homazhet që po mbahet për akademikun dhe ish kre...
Arben Serveti TIRANË- Djali i Servet Pëllumbit, Arben Pëllumbi nga ceremonia e homazheve në nder të ish-kryetarit t&e...
TIRANË- Në ambientet e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen homazhet në nderim të Servet Pëllumbit, ish-kryetarit t&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka delaruar se tashmë vendi është në një fazë tjetër modernizimi në...