LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Raporti i Parlamentit Europian është formulimi më ligjor dhe më i drejtë i farsës elektorale në Shqipëri

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-Së, Berisha theksoi se dokumenti evidenton probleme serioze që kanë cenuar standardet demokratike në vend

6 Maj 2026, 14:06 Nga D.S
Berisha: Raporti i Parlamentit Europian është formulimi më ligjor
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se raporti i Parlamentit Europian përbën një vlerësim të qartë dhe të argumentuar mbi proceset zgjedhore në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-Së, Berisha theksoi se dokumenti evidenton probleme serioze që kanë cenuar standardet demokratike në vend. Sipas tij, ky raport rrëzon pretendimet e qeverisë së Edi Rama për zgjedhje të rregullta dhe konkurruese.

"Meqenëse censura është ligji i medieve të kontrolluara nga qeveria, do kërkoj dhe mirëkuptimin tuaj që ta ekspozojnë pjesët kryesore të këtij raporti për publikun shqiptar, se përndryshe ky mbetet i fshehur. Mediet e kontrolluara nga qeveria ose lexojnë çerek rreshti dhe bëjnë gjithçka për ta relativizuar, për ta interpretuar sipas oreksit të tyre dhe këto janë të papranueshme. Raporti fillon që në hyrje me standardin europain. Duke qenë se besueshmëria e procesit të zgjerimit varet, thotë raporti, nga kushtëzimi i rreptë, progresi i bazuar në meritë dhe zbatimi efektiv i reformave në vend, vetëm miratimi formal i legjislacionit nuk shërben duke qenë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reforma të qëndrueshme, të thella dhe të pakthyeshme në çështje themelore, duke filluar me sundimin e ligjit dhe funksionimin e institucioneve demokratike, duke qenë se cila e reformave të nevojshme të një vendi përcakton afatin kohor për anëtarësim.

Pra, raporti tregon se gënjeshtrat, lobingjet e korruptuara nuk pinë ujë. Shqipëria duhet të performojë, duhet të zbatojë reformat, ligjet, Kushtetutën. Lidhjet e qarta midis reformave dhe afatit kohor të anëtarësimit është bërthama ligjore dhe politike e të gjithë këtij dokumenti. Një. Demokracia dhe reforma zgjedhore. Kuadri zgjedhor. Të gjithë spekulantët, avoketërit e farsës elektorale që përdornin termin kompetitiv si një avantazh të madh, për të bërë avokatinë e farsës, bien në dëshpërim të thellë sepse teksti i raporti qartëson si drita e diellit. Çfarë thotë? Ndërsa Komisioni dhe OSBE/ODIHR e vlerësojnë kuadrin ligjor zgjedhor të Shqipërisë si përgjithësisht të përshtatshëm për zgjedhje kompetitive, pra kuadri ligjor lejon zgjedhje kompetitive, dhe jo se zgjedhjet ishin kompetitive, është një ridimensiom i fortë.

Sigurisht fjala kompetitive do të thotë shumë kandidatura, por ka edhe pjesën tjetër që në garë duhet të jesh i barabartë dhe pikërisht për këtë arsye është bërë një riformulim i kompetitivitetit. Raporti identifikon dështime të vazhdueshme, fushë të pabarabartë loje, keqpërdorim të burimeve administrative që shuajnë linjën e ndarjes midis institucioneve shtetërore, e zbërthejnë fjalën shtet këtu, dhe zbërthejnë edhe fjalën parti, strukturave të partisë. Pra ka një shkrirje midis institucioneve dhe strukturave të partisë në zgjedhje. Financimi i partive politike.

Pretendimet për blerje votash dhe presion mbi votuesit. Me këtë, Komisioni i Jashtëm tregon se çfarë ishin zgjedhjet në Shqipëri për këtë komision. Dhe kërkon reforma për të forcuar kuadrin zgjedhor, duke përfshirë transparencën e financimit të fushatave, eksesin e barabartë në media. Imagjinoni, 90 përqind të medieve të kontrolluara nga qeveria. Garancitë kundër keqpërdorimit të burimeve administrative dhe zbatimin efektiv të këtyre garancive. Mendoj se ky është formulimi më ligjor, më i drejtë i farsës elektorale në Shqipëri.", u shpreh Berisha./Dosja.al

sali berisha raporti i parlamentit europian pd

Sondazh

Poll

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi