LIVE UPDATES
Politike

"Me votë ti biem në kokë të keqes", Salianji: Programi i PD është pritur mirë! Këto 10 ditë lagjet e vendit duhet të ziejnë nga demokratët

Ai shtoi se Programi i PD është pritur mirë nga qytetarët dhe se pakënaqësia e qytetarëve ka mbërritur rrezikun. Sipas tij kjo është rrethana më e favorshme për një opozitë.

30 Prill 2025, 20:29 Nga N.F
"Me votë ti biem në kokë të keqes", Salianji:
Salianji

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka postuar së fundmi një postim në "Facebook" në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Salianji shkruan se me votën në 11 majit qytetarët duhet ti bien në kokë të keqës. Ai shtoi se Programi i PD është pritur mirë nga qytetarët dhe se pakënaqësia e qytetarëve ka mbërritur rrezikun. Sipas tij kjo është rrethana më e favorshme për një opozitë.

Salianji shkruan se në këto 10 ditë rrugët, lagjet e vendit duhet të ziejnë nga demokratët dhe nga drejtuesit. Sipas tij nga takimet dhe angazhimi me qytetarët rezultati s’do të mungojë dhe se haka do shkojë te i zoti.

"Me votë ti biem në kokë të keqes! Punë, punë, punë, takime, takime, takime. Kur po mbërrijmë në etapën e fundit, në 10 ditëshin para ditës së votimit, shumë rrethana që më parë ishin kundër, janë sot pro Opozitës. Më së pari, jo vetëm nuk kemi më një PD të izoluar, por me kontaktet më të forta të mundshme në SHBA dhe me pjesmarrje në tryezat më të rëndësishme të PPE. Kjo e ka dhënë që tani efektin, sepse Edi Rama e di mirë se vota e blerë, e kapur, e shantazhuar nuk do të kalojë më në sytë e ndërkombëtarëve, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Programi i PD është pritur mirë dhe ka mbërritur tek njerëzit. Po mbi të gjitha, pakënaqësia e qytetarëve, mllefi deri në revoltë, ka mbërritur rrezun, dhe kjo është rrethana më e favorshme për një Opozitë. E vetmja gjë që mund të dëmtonte këtë trend të sotëm drejt 11 Majit, është vetë PD, nëse lejon neglizhencë, nëse ul ritmin, nëse merr të mirëqënë se rrotacioni do të ndodhë. Në të kundërt, orët e secilës ditë duhen shfrytëzuar maksimalisht për më shumë takime, më shumë kontakte, më shumë komunikim. Fundi i fushatës ka tendencën të sjellë një lloj lodhje, që do të ishte e pafalshme. Çdo gram energji deri në sakrificë duhen vënë në lëvizje këto ditë.

Çdo zonë e paprekur, duhet shkelur. Secili që mund të konsiderohet si i pavendosur, ose jo me ne, duhet ftuar sërish. Ai mendimi se nuk po shkoj aty se kam qënë një herë, duhet të bjerë. Çdo demokrat po më së pari drejtuesit, lypset të jenë një valë më lart se padurimi i njerëzve. Sakrifica 12 vjeçare e demokratëve duhet përligjur me punë pa ndalim. Neglizhenca më e vogël apo vetëkënaqësia do të ishin më së pari një mosvlerësim për kalvarin e anëtarëve, qendrestarëve, të atyre që u përballën 12 vite me një regjim, pa punë, pa marrë diçka në kembim, pa e shitur shpirtin, shpresën e besimin e tyre. Këtë 10 ditësh, rrugët, lagjet e vendit duhet të ziejnë nga demokratët, nga drejtuesit. Në këtë mënyrë, rezultati s’do të mungojë. Haka do shkojë te i zoti," shkruan Salianji.

salianji

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet