LIVE UPDATES
Politike

A ka pasur tentativë për të ndarë Kosovën? Grenell: S'kam negociuar kurrë për këtë çështje

Richard Grenell tha se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë s'ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre.

20 Janar 2023, 00:20 Nga k.m.
A ka pasur tentativë për të ndarë Kosovën? Grenell:
Richard Grenell

TIRANË- Richard Grenell thotë se ai nuk ka negociuar kurrë për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim territoresh me Serbinë. Në Çim Peka Live, Grenell tha se kishte dëgjuar që zyrtarë amerikanë e kishin ngritur si çështje më parë, por ai vetë s'ka qenë i pranishëm në asnjë bisedë të kësaj natyre.

"Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide", tha Grenell.

Peka: Z. Grenell. Albin Kurtin e njoh shumë mirë. Njoh rritjen e tij politike nga momenti që ka qenë në burgjet serbe. Albin Kurti e ka shumë të vështirë të pranojë apo firmosë marrëveshje. E kjo është një gjë e provuar edhe ai e pranon. Argumentet që i janë dhënë Kurtit në atë kohë, sa korrekte është pretendimi i një pjesë të mirë kosovar dhe politik se ka pasur një tentativë reale për të ndarë Kosovën. A ka pasur një tentativë për ta ndarë Kosovën?

Grenell: Nëse e keni fjalën për shkëmbim territoresh, se me këtë doni të thoni ndarje të Kosovës, unë nuk kam qenë kurrë i pranishëm në një bisedë të tillë. E kam pasur shumë të qartë, nuk e kam biseduar, shikuar kurrë si një opsion. Nuk kam folur kurrë për këtë, nuk kam negociuar kurrë për këtë çështje. Kam dëgjuar njerëzit të thonë se zyrtarët amerikanë më parë e kishin ngritur si çështje. Nuk jam në dijeni dhe si ambasador i SHBA në Gjermani, kancelarja Merkel gjithmonë më ka thënë se nuk do të ketë një rishkrim të kufijve në Europë edhe pse ajo lejoi çfarë i ndodhi Krimesë dhe nuk bëri ç’mos për të mos ndryshuar kufijtë. Unë personalisht si i dërguar i Presidentit për Kosovën dhe Serbinë nuk e kam hapur kurrë si çështje, askush nuk erdhi tek unë dhe ta shfaqte këtë ide.

Peka: Vazhdimisht keni kritikuar Albin Kurtin dhe keni qenë një përkrahës dhe tani shprehni keqardhjen se ish-presidneti Hashim Thaçi, ish-lideri i UÇK-së tani është në Hagë. Çfarë ju bën të mendoni se Thaçi ishte një zgjidhje më e favorshme për Kosovën se Albin Kurti.

Grenell: Shiko, unë kam negociuar mes presidenti Vuçiç dhe Thaçit. Kam negociuar mes Hotit dhe Vuçiç, kam diskutuar idetë mes Vuçiç dhe Kurtit dhe e kam parë se si kanë reaguar të tre liderët në Kosovë. Mund të ju them të paktën nga përvoja ime se Thaçi ishte një njeri largpamës dhe përpiqej ti jepte zgjidhje problemeve. Sigurisht që kishte marrëveshje të shumta. Ne kemi nënshkruar 4 marrëveshje kur isha iu dërguari i Presidentit, por edhe pas kësaj ka pasur marrëveshje si ajo e Brukselit, marrëveshje të tjera Europiane. Nuk mendoj se problemi tani është se duhet të negociojmë marrëveshje të tjera. Tani çështja është zbatojmë marrëveshjet e arritura. Të ulemi në tavolinë dhe ti luftojmë problematikat, ti zbatojmë marrëveshjet. Por nuk e shoh Albin Kurtin ta bëjë këtë. E shoh më shumë të përdorë mekanizma ligjor për të thënë se unë nuk jam i detyruar ta bëjë këtë, se duhej ta kishte firmosur filani dhe filani, apo se ata bënë gabim që e firmosën. Por nëse ne duam të krijojmë stabilitet ekonomik dhe ta rrisim ekonominë që të rinjtë të qëndrojnë këtu, duhet ti lëmë fjalët politike dhe ti kthehemi bashkëpunimit ekonomik. Unë nuk e shikoj këtë qasje te Albin Kurti. Ai flet për shumë çështje politike dhe jo ekonomike. E kam parë të refuzojë çështjet ekonomike, dhe flet për njohjen. Ndoshta kjo është një deklaratë kundërshtuese, por e kam thënë edhe në Serbi dhe Kosovë dhe do ta them edhe këtu në Shqipëri; njohja nuk do të të sjellë ushqim në tavolinë, njohja nuk do t'i bëjë fëmijët e t'u të duan të rrinë në Kosovë. Njohja është një çështje politike që i mërzit politikanët dhe këtë e kuptoj, megjithatë nuk duhet të kërkosh me ngulm këtë. Unë besoj fuqishëm se prioriteti aktualisht është zhvillimi ekonomik, të ju hapësh njerëzve vende pune. Plot njerëz punojnë me shumë mund në këtë vend, sjellin para në shtëpi dhe megjithatë nuk jetojnë ashtu siç e meritojnë, janë gjithë kohës në punë. Nuk kanë mundësi të bëjnë udhëtime dhe të bëjnë pushime. Unë jam rritur në një familje ku nuk shkonim me pushime me avion. Im atë punonte shumë, shtatë ditë në javë ndonjëherë, megjithatë ne nuk shkonim dot me pushime. Unë mendoj se njerëzit që politikanët ju thonë se njohja apo çështjet politike do ju ndryshojnë jetën duhet t’u jap mesazhin se ‘nuk do ju ndryshojë jetën’. Njerëzit kanë nevojë për vende pune te stilit perëndimor, punë të mirëpaguara./Syri

richard grenell

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit