LIVE UPDATES
Politike

A ka qenë SPAK një sukses? Yuri Kim: Reforma s’është e lehtë. Të gjithë të bëjnë punën e tyre! Dumani? S'ishte 'i preferuari'

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sqaruar se nuk ka pasur një “përplasje” mes palëve për një kandidat të favorizuar nga SHBA apo palë të tjera.

19 Janar 2023, 23:04 Nga k.m.
A ka qenë SPAK një sukses? Yuri Kim: Reforma s’është e
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim është ndalur të flasë edhe për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara, Altin Dumani. Në fjalën e saj, gjatë intervistës për emisionin "Real Story", ambasadorja amerikane Yuri Kim ka sqaruar se nuk ka pasur një “përplasje” mes palëve për një kandidat të favorizuar nga SHBA apo palë të tjera. Ajo tha se prezenca e saj ka qenë një tregues e SHBA-ja mbështet Reformën në Drejtësi, e jo për të zgjedhur "të preferuarin" e SHBA, pasi sipas saj nuk ka pasur një të tillë. 

“E shpjegova ditën kur shkova aty, sepse e di që njerëzit po tirrnin lloj-lloj teorish dhe kishte shumë keqkuptime. Përsëris, pati një përpjekje për ta paraqitur këtë si një person që ishte kundër një tjetri. Është thjesht çmenduri. Arsyeja pse ishim atje ishte arsyeja pse kemi qenë në takime të tjera si ky dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Për të përforcuar dhe demonstruar mbështetjen e fortë të SHBA për zbatimin e reformës në drejtësi. Për t’u siguruar që secili e kupton që ne presim nga lojtarët, aktorët këtu që të ndjekin shtetin ligjor, që kur marrin vendime, duhet të marrin vendime të bazuara në ligj dhe rregulla dhe kritere, jo bazuar në frikë apo favore. Është shumë e rëndësishme që kushdo që të zgjidhej kreu i SPAK ose kushdo që zgjidhet gjyqtar apo inspektor, të gjithë këta individë në sistemin e drejtësisë, është e rëndësishme të kuptojnë, të besojnë dhe, në fakt, të vendosen në ato poste bazuar në kualifikimet e tyre, jo si rezultat i kërcënimeve a favoreve. Këtë duam të ulim. E di që ka shumë teori sikur Shtetet e Bashkuara favorizojnë një kandidat të caktuar apo kundër këtij apo atij personi. Të gjitha janë të rreme. Janë vërtet lajme të rreme. Synimi ynë i vetëm në çdo gjë që kemi bërë për sa i përket reformës në drejtësi është të sigurojmë zbatimin e saj në përputhje me ligjin dhe për të përforcuar kurajon e atyre që janë në pozita me përgjegjësi për të bërë punën e tyre,”- tha Kim.

PJESË NGA INTERVISTA: 

Sokol Balla: Prandaj edhee ne gazetarët, me vullnet, përqendrohemi tek problemet sepse duam që ato të zgjidhen. Ju përmendët me të drejtë reformën në drejtësi, e cila përveç ekonomisë, çështjeve ekonomike, është investimi juaj kryesor në vend në gjashtë a shtatë vitet e fundit. E di që ka pasur përparim dhe e di që keni shifra. Nuk do doja t’i mohoja, kështu që po jua lë juve fjalën në fillim të më thoni: A ka qenë SPAK një sukses?

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…

Sokol Balla: …bëhet mur…

Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar. Më lejoni të ndaj me ju disa statistika. Nga krijimi i SPAK janë konfiskuar mbi 70 milionë dollarë asete, ato që dimë deri tani. Shifrat e vitit 2022 po finalizohen. Por nëse sheh periudhën përpara SPAK-ut, nga 2011 në 2019, në atë periudhë prej nëntë vitesh, konfiskuan, gjykatat konfiskuan rreth 20 milionë dollarë.

Nga 2020 në 2021, u konfiskuan 70 milionë dollarë. Në vitin 2022 besojmë se shifra përfundimtare do të jetë mbi 100 milionë. Ky është përparim real. Këto janë rezultate reale, shifra realle. Nëse sheh grafikun tjetër, për token e sekuestruar, gjatë 2019-2020, asgjë. Në vitin 2021, 22,300 metra katrorë, vlerësuar afro 2.2 milionë dollarë. Në vitin 2022, u morën 305,175 metra katrorë.

Këto janë prona të mbajtura nga ata që u dënuan për korrupsion ose përfshirje në krim të organizuar. Tani keni një drejtues të ri në SPAK. Besojmë se ka aftësitë për të pasur sukses dhe për ta çuar SPAK-un në nivelin the tër. Por dua të theksoj këtë: reforma në drejtësi nuk ka të bëjë vetëm me SPAK. Është një sistem i tërë që përfshin gjyqtarë, prokurorë e të tjerë, inspektorë, hetues, policia. Të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre. Kam folur me njerëz anekënd vendit. Po bënim një studim në fakt se ku kam qenë në Shqipëri. Dhe nga 61 bashkitë, kam qenë në rreth 70% të tyre; do doja të arrija 100% të tyre.

yuri kim

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës