LIVE UPDATES
Politike

“Duhet opozitë e aftë të fitojë zgjedhje”/ Yuri Kim lëshon MESAZHIN për PD: Të mendojnë për këtë pyetje, duhet të shohin para, jo pas

Yuri Kim tha se të gjithë e dimë se në një demokraci opozita është shumë e rëndësishme. Më pas ajo shtoi se vendi ka nevojë për opozitë që është aftë të fitojë zgjedhjet.

19 Janar 2023, 22:56 Nga k.m.
“Duhet opozitë e aftë të fitojë zgjedhje”/ Yuri
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane nw Shqipwri, Yuri Kim ka komentuar edhe situatën ku ndodhet Partia Demokratike dhe opozita. Në intervistën në emisionin “Real Story”, Yuri Kim tha se të gjithë e dimë se në një demokraci opozita është shumë e rëndësishme. Më pas ajo shtoi se vendi ka nevojë për opozitë që është aftë të fitojë zgjedhjet.

“Duhet të keni opozitë të vërtetë që jo vetëm ka ide dhe udhëheqësi, por që në fakt është e aftë të fitojë zgjedhje. Kështu që, anëtarët e Partisë Demokratike duhet të mendojnë për këtë pyetje dhe do duhet të marrin vendimin e tyre. Ne besojmë, si Shtetet e Bashkuara, që kemi një marrëdhënie shumë të veçantë me Partinë Demokratike. Kemi qenë aty që nga lindja e saj. E vetmja kohë kur ambasadori amerikan ka “ndërhyrë” në punët e brendshme, në politikën e brendshme ishte në 1990-91, ndjesë, 1992, kur paraardhësi im, Ambasadori Rajerson, në fakt bëri fushatë me Partinë Demokratike, me udhëheqësit e saj,” u shpreh Kim.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sokol Balla: Po kur ke një nga dy partitë kryesore politike në trazim dhe të qenit në duart e së shkuarës…

Ambasadorja Yuri Kim: Ky është një vendim që partia dhe mbështetësit e saj, dhe në fund votuesit shqiptarë, duhet të marrin. Nuk mund t’i marrim ne vendimet për ta. Ne e kemi bërë shpalljen (non-grata) në përputhje me interesin tonë kombëtar. Populli shqiptar, udhëheqësit shqiptarë duhet të marrin vendimin e tyre bazuar në atë që është në interesin kombëtar të Shqipërisë. Kemi opinionin tonë dhe e kemi ofruar atë, i cili është që duhet të ecni përpara. Një nga gjërat për të cilat mendoj se të gjithë biem në një mendje është që në një demokraci, roli i opozitës është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Duhet të keni opozitë të vërtetë që jo vetëm ka ide dhe udhëheqësi, por që në fakt është e aftë të fitojë zgjedhje. Kështu që, anëtarët e Partisë Demokratike duhet të mendojnë për këtë pyetje dhe do duhet të marrin vendimin e tyre. Ne besojmë, si Shtetet e Bashkuara, që kemi një marrëdhënie shumë të veçantë me Partinë Demokratike. Kemi qenë aty që nga lindja e saj. E vetmja kohë kur ambasadori amerikan ka “ndërhyrë” në punët e brendshme, në politikën e brendshme ishte në 1990-91, ndjesë, 1992, kur paraardhësi im, Ambasadori Rajerson, në fakt bëri fushatë me Partinë Demokratike, me udhëheqësit e saj.

Sokol Balla: I keni dhënë emrin e tij rezidencës tuaj.

Ambasadorja Yuri Kim: … dhe që iu thoshte njerëzve të vototnin për Partinë Demokratike sepse ata përfaqësojnë të ardhmen. Shpresa jonë është që Partia Demokratike do të përfaqësojë përsëri të ardhmen, do të jetë përsëri forca që do të jetë e aftë ta tërheqë Shqipërinë përpara, ta drejtojë përpara, jo pas.

Sokol Balla: Kjo është diçka e bukur, në fakt, dhe unë e besoj plotësisht. Por ka disa njerëz që nuk e besojnë. Dhe ironikisht, janë njerëz brenda Partisë Demokratike. Ju përmendët që ndërhyrja e vetme, në kuptimin e parë të fjalës, në politikën e brendshme nga ambasadori amerikan ka qenë në 1991-91 me Z. Rajerson. Sigurisht të gjithë ambasadorët e SHBA kanë luajtur një rol të rëndësishëm, shumë të rëndësishëm, parësor, në Shqipëri. Dhe kjo ju përfshin edhe ju dhe praninë tuaj këtu. Disa thonë se në fakt ju keni ndërhyrë më shumë se duhet në politikën këtu. Personalisht, më ka pëlqyer. Disa të tjerë, jo. A e pranoni se ndoshta keni thënë ose bërë diçka që kapërceu detyrat tuaja si ambasadore amerikane këtu? Diçka që do ta korrigjoni në fazën tjetër të karrierës tuaj?

Ambasadorja Yuri Kim: Shiko, puna ime është të shërbej si përfaqësuesja personale e Presidentit Amerikan dhe, në këtë cilësi, të zbatoj dhe çoj përpara politikën e jashtme të SHBA kur vjen fjala te Shqipëria. Dhe, kur vjen fjala te Shqipëria, fokusi ynë është tek forcimi i institucioneve demokratike, tek krijimi i një situate ku më shumë biznese amerikane të mund të investojnë në Shqipëri sepse është diçka e mirë për ne dhe është e mirë për ju. Dhe të zhvillojmë një marrëdhënie që na lejon si partnerë të jemi kontribues neto në sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por edhe për rajonin, dhe tani, si anëtarë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për botën. Këtu është fokusi ynë. Tani, ndonjëherë njerëzit bëjnë akuza bazuar në faktin nëse iku pëlqen ajo që Shtetet e Bashkuara bëjnë apo nuk iu pëlqen ajo që Shtetet e Bashkuara bëjnë. Nëse iu pëlqen, është kontribut, nëse nuk iu pëlqen, është ndërhyrje. Por në fund të ditës, për ne, nuk është asnjëra nga këto. Jemi thjesht duke bërë punën. Unë po bëj punën time.

yuri kim

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit