LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Tiranës arreston 13 persona, në pranga dhe 2 të rinjtë që kishin mbjellë drogë në Vaqarr

15 Gusht 2020, 08:05 Nga DOSJA
Policia e Tiranës arreston 13 persona, në pranga dhe 2 të

TIRANË- Gjatë orëve të fundit,  Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe 2 të rinj, F. XH., 19 vjeç dhe I. XH., 30 vjeç. Sipas unfiromave blu këta të fundit kishin mbjellë drogë në  një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, në Vaqarr.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditët një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas. Janë vënë në pranga edhe 11 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, pas një hetimi të ndjekur me metoda speciale dhe në zbatim të planit të veprimit të DVP Tiranë “Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike për vitin 2020”, organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 19 vjeç dhe I. XH., 30 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në një sipërfaqe të pyllëzuar në vendin e quajtur “Grykëderdhja e liqenit të Sharrës”, Njësia Administrative Vaqarr, shërbimet e Policisë konstatuan në një sipërfaqe të shpyllëzuar, e përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, disa bimë të mbjella, të dyshuara si bimë cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit F. XH. dhe I. XH., të cilët dyshohet të jenë kultivuesit e këtyre bimëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, i shtetasit E. GJ., 22 vjeç, pasi në rrugën “Petro Nini”, në ambientin e një bar-kafeje ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Nga Seksioni për hetimin e krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Q., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi në Marikaj, në një pikë karburanti, ka përdorur një kartëmonedhë 50 euro, e dyshuar e fallsifikuar.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në baahkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit SH.M., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. XH., 50 vjeç dhe L. XH., 48 vjeç, pasi në fshatin Luz i Madh, Rrogozhinë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, duke i shkaktuar dëmtime në trup njëri-tjetrit. Shtetasi G. XH. ka goditur me mjet prerës shtetasin L. XH., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

-L. SH., 52 vjeç dhe M.S., 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;

-I. G., 45 vjeç, pasi në rrugën “Muzaket”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l dhe pa lejen përkatëse;

•E.I., 48 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.56 mg/l. -A. A., 20 vjeç, pasi në rrugën “Myslym Keta”, ditën e djeshme ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin e mitur me iniciale G. N., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorit, për shtetasin në kërkim R. S., 28 vjeç pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arretohen 13 persona në tiranë arretohen 13 persona në tiranë

Sondazh

Poll

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik