Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kreu i radhës i OSBE, Edi Rama, ka më shumë se një javë që është ‘zhdukur’. Prej disa ditësh, kreu i qeverisë shikon nga ekrani i telefonit, radhën kilometrike në Kakavijë e Kapshticë, por lexon dhe komentet në Facebook-un e tij, ku ata që po piqen në diell presin që Rama të piqet në ferr.
Kaosi në Kakavijë ka kaluar çdo përmasë, por sërish kreu i qeverisë vijon zhytjen në ujërat e kristaltë të Jonit, e shijon freskinë verore nga vila qeveritare në Dhërmi. Kreu i diplomacisë shqiptare, që është dhe kreu i OSBE (ka nën këmbët e tij 1 miliard banorë), nuk ka gjetur asnjë minutë kohë për të bërë qoftë dhe një reagim “m’ka çu nana me la gojën”, për të mbajtur me shpresë boshe mijëra qytetarët që po vijojnë të sfiliten në Kakavijë e Kapshticë.
Përkundrazi, Rama vijon i qetë axhendën e tij me promovimin e gjireve të virgjëra në rivierën joniane e rubrikën e tij “Të paharrueshëm”, ku nëpërmjet homazheve për figurat e larta të këtij kombi tregon se është më i mirë në stilistikë se sa në politikë.
Prej ditësh po fshihet pas zëvendësit të tij në MEPJ, Gent Cakaj, i cili pas një ditë të gjatë me telefon fikur vendosi ta ndezë dhe bëri një telefonatë me homologun në Athinë, i cili e gënjeu dhe radha e emigrantëve nuk u shkurtua, por u zgjat më shumë dhe nëse situata nuk zgjidhet ndoshta makina e fundit që pret për të ikur në Greqi do jetë tek Kryeministria.
Kreu i qeverisë, për të mos prishur terezinë e tij, pasi pasditja është për xhiro në pedonalen e Dhërmiut, dërgoi në Kakavijë, Olta Xhaçkën dhe Haki Çakon (Mund të kishte shkuar dhe Blendi Klosi apo Besa Shahini) dhe nuk bënë asgjë përveç se sherr me gazetarët. Xhaçka e Çako shkuan me makinë e mbi ta fluturonte helikopteri që dërgoi mijëra bidona me dezinfektant, që ishin nevoja e fundit e mijëra qytetarëve që janë tallur për katër ditë nga qeveria e tyre.
Emigrantët kërkojnë Ramën, të shkojë atje ku janë ata, tu dëgjojë hallet e t’ua zgjidhë ato. Të gjithë emigrantët në kor pyesin: Zoti Kryeministër, ku jeni? Pse fshiheni pas Cakajt dhe Xhaçkës?
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Ditën e sotme, Mal i Zi hapi kufirin me Shqipërinë, por me kushtin që çdo udhëtar të posedojë një test negativ PCR ose një test sereologj...
GJIROKASTËR- Vijon kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se radha e makinave ka shkuar në mbi 25 km dhe udhëtarët kanë kaluar natën e katërt në rru...
KAPSHTICË- Puna në pikën kufitarë të Kapshticës vijon me ritme të ngadalta. Dosja.al mëson se në këtë doganë nuk punohet me kapacitet të plotë ndaj dhe jan...
GJIROKASTËR- Qytetarët, të cilët duan të kalojnë pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë infor...
KAKAVIJË- Radha e makinave në Kakavijë, vetëm shtohet. Sot në mëngjes, siç shihet dhe nga VIDEO, radha e makinave është shtuar me disa kilometra.Qyt...
KAPSHTICË- Pika Kufitare e Kapshticës, e cila ditët e fundit ka pasur një situatë e menaxhueshme, sot ka kaluar në kolaps.Dosja.al mëson se dhe në këtë pik...
TIRANË- Policia Rrugore në kuadër të operacioni “Roaspol”, ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se g...
TEPELENË– Ditën e djeshme, Policia e Tepelenës ka kapur 15 klandestinë kurd. Mësohet se emigrantët kishin hyrë në tokën shqiptare në mënyrë ilegale dhe kis...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë kaosin e krijuar...
FUSHË-KRUJË-Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:35 ka ndodhur një aksident i rëndë në Fushë-Krujë. Mësohet se 34-vjeçari Luan Koçi, teksa p...