"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Rama të vijë dhe të qëndrojë në radhë si ne”/ Qytetarët në Kakavijë kalojnë natën e katërt jashtë, kërkojnë
15 Gusht 2020, 06:51Nga DOSJA
GJIROKASTËR- Qytetarët, të cilët duan të kalojnë pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar natën e katërt në rrugë. Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar nga ana e palës greke, për normalizimin e situatës.
Qytetarët shprehen se nuk dinë se çfarë po ndodh dhe kërkojnë zgjidhje nga kryeministri Edi Rama.
“Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet. Edi Rama të vijë dhe të rrijë në radhë si ne”, tha një qytetar për Abc News, i cili po pret për të kaluar kufirin.
Kaosi në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Dje, MPEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAKAVIJË- Radha e makinave në Kakavijë, vetëm shtohet. Sot në mëngjes, siç shihet dhe nga VIDEO, radha e makinave është shtuar me disa kilometra.Qyt...
KAPSHTICË- Pika Kufitare e Kapshticës, e cila ditët e fundit ka pasur një situatë e menaxhueshme, sot ka kaluar në kolaps.Dosja.al mëson se dhe në këtë pik...
TIRANË- Policia Rrugore në kuadër të operacioni “Roaspol”, ka vijuar kontrollet në rrugët kryesore të Tiranës. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se g...
TEPELENË– Ditën e djeshme, Policia e Tepelenës ka kapur 15 klandestinë kurd. Mësohet se emigrantët kishin hyrë në tokën shqiptare në mënyrë ilegale dhe kis...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al dhe Shqiptarja.com kanë si lajm të parë kaosin e krijuar...
TIRANË– Mjekja Silvana Bala, drejtuese e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka shpërthyer në lot brenda dyerve të spitalit.Foto...
KAKAVIJË– Disa prej grave, emigrante shqiptare nuk e kanë kaluar kot kohën, teksa prisnin në doganën e Kakavijë për të kaluar në shtetin grek. Disa zonja q...
MAT-Ish-Drejtori i Shërbimeve Bashkiake, pranë Bashkisë Mat, Xhezmi Dika është kallëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat. 59-vjeçar...
LIBRAZHD– Lëkundje të lehta tërmeti , janë regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin tonë Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare për Tërmetet EMSC, epiqendr...