Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nëpërmjet një deklarate për mediet theksoi se lufta kundër krimit të organizuar mbetet prioritet kryesor. Lleshaj tha se në vjeshtën e këtij viti priten vendimet e para nga Gjykata, për konfiskimin e pasurive me burim kriminal, si pjesë e Operacionit Forca e Ligjit.
“Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera”, u shpreh ministri.
Ministri i Brendshëm zhvilloi një takim me me oficerët e Njësisë Kundër Krimit Ekonomik, e njohur si Njësia “E”, në Policinë e Shtetit, ndërsa theksoi se përveç Operacionit Forca e Ligjit (OFL), punë e madhe po bëhet edhe në drejtim të luftës për goditjen e grupeve të krimit të organizuar.
Prononcimi i ministrit Lleshaj
Krahas shumë angazhimeve dhe prioriteteve të Policisë së Shtetit, lufta kundër krimit të organizuar kryeson listën e të gjithë prioriteteve dhe angazhimeve. Kemi ardhur sot në mjediset e strukturës së posaçme që merret me luftën kundër krimit të organizuar për të parë ecurinë e punëve dhe konstatoj se angazhimi i të gjithë strukturave është në nivelin më të lartë të mundshëm.
Në këtë strukturë janë të integruara disa Njësi, si ajo që ka të bëjë me luftën kundër krimit ekonomik, ose Njësia “E”, Njësia “I” që është njësia e informacionit, Njësia “K” që merret me kapjen e personave në kërkim, Njësia “C” që merret me luftën kundër krimit kompjuterik dhe Operacioni Forca e Ligjit.
I gjithë ky ansambël i madh strukturash është i angazhuar në një përpjekje të madhe për të dhënë goditje të vazhdueshme kundër krimit në përgjithësi, por me theks të veçantë, krimit të organizuar.
Evidencat e deritanishme tregojnë se ecuria e punës është jashtëzakonisht inkurajuese. Operacioni Forca e Ligjit ka regjistruar sukses të konsiderueshëm, dhe presim që së shpejti të finalizohen dhe vendimet e para përfundimtare të drejtësisë për konfiskimet e para, për t’u pasuar në të ardhmen me vendime të tjera.
Po ashtu përveç Operacionit Forca e Ligjit (OFL), punë e madhe po bëhet edhe në drejtim të luftës për goditjen e grupeve të krimit të organizuar.
Megjithëse shumë prej tyre janë tashmë prapa hekurave dhe në duart e drejtësisë, por ky proces vazhdon me intensitet të lartë.
Masat e marra deri tani janë të plota dhe procesi po vazhdon me intensitet. Besojmë se puna dhe angazhimi do të japin rezultate të shpejta edhe më të thelluara në këtë drejtim të rëndësishëm.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri nëpërmjet një postimi në Facebook deklaron se Edi Rama po u fal detin grekëve. Sipas Vetëvendosjes Greqia nuk ka a...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intregrim, Monika Kryemadhi, pas takimit me Presidentin Ilir Meta deklaroi se çështja nuk është tek cakt...
TIRANË– Pas takimeve me presidentin Ilir Meta, aleatët e Partisë Demokratike do të zhvillojnë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë e PD-së.Ta...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e shoqëruar nga Endrit Braimllari ka mbërritur në Presidencë për të dhënë propozimin...
TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë dakordësuar për datën e zgjedhjeve. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Rama e Meta kanë rënë dak...
TIRANE- Kryeministri Edi Rama, i veshur me një kostum blu, kollare me ngjyra dhe një maskë të zezë, ka shkuar sot në presidencë për të diskutuar në lidhje me da...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë kryeministrin Edi Rama dhe numrin një të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për të diskutuar lidhur...
TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule pas takimit me presidentin Ilir Meta tha se zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më shpejt. Sipas Kushtetutës periudhë e mba...