LIVE UPDATES
Politike

Lëvizja Vetëvendosje: Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Mitsotakis, s’duhet të nënshkruajë asnjë m

4 Shtator 2020, 11:26 Nga DOSJA
Lëvizja Vetëvendosje: Rama po e fal detin duke pranuar diktatin

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri nëpërmjet një postimi në Facebook deklaron se Edi Rama po u fal detin grekëve. Sipas Vetëvendosjes Greqia nuk ka asnjë të drejtë që të zgjerohet me 12 milje detare në detin Jon dhe se Rama nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje. Sipas VV-së nëse Rama nënshkruan një marrëveshje me Greqinë, pranon kështu diktatin grabitqar të kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevojë madje as të nënshkruajë marrëveshje për ta falur detin e Shqipërisë. Nëse Greqia miraton dekretin për zgjerim me 12md në Detin Jon, atëherë, në mungesë të një kundërshtimi zyrtar nga ana e Shqipërisë, falja e detit bëhet fakt i kryer. Çdo negociatë që do të vazhdonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa e kontestuar menjëherë dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do të niste duke e pranuar këtë diktat.”, thuhet në reagim.

Postimi i plotë:

Rama po e fal detin duke pranuar diktatin grabitqar të Micotaqisit Nuk është e vërtetë që Greqia ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje detare (md) në Detin Jon. Ministri i Jashtëm grek ka njoftuar një vizitë në Shqipëri për këtë çështje, pikërisht ngaqë ai e di se nuk e ka këtë drejtë. Synimi i Qeverisë Micotaqis është që qeveria Rama të mos e kundërshtojë zyrtarisht këtë zgjerim të Greqisë në kurriz të territorit detar shqiptar. Mirëpo, është bërë e qartë se qeveria Rama jo vetëm që nuk synon ta kundërshtojë, por edhe po bën avokatin mbrojtës të diktatit grabitqar të Greqisë ndaj territorit detar shqiptar.

Ndryshe nga qeveria e vitit 2009, qeveria Rama nuk ka nevojë madje as të nënshkruajë marrëveshje për ta falur detin e Shqipërisë. Nëse Greqia miraton dekretin për zgjerim me 12md në Detin Jon, atëherë, në mungesë të një kundërshtimi zyrtar nga ana e Shqipërisë, falja e detit bëhet fakt i kryer. Çdo negociatë që do të vazhdonte mes Shqipërisë dhe Greqisë, pa e kontestuar menjëherë dhe zyrtarisht diktatin grabitqar grek, do të niste duke e pranuar këtë diktat.

Nuk mund të bëhet asnjë paralelizëm i logjikshëm midis depozitimit që Shqipëria ka bërë në vitin 1990 në OKB, kur zvogëloi ujërat e saj territoriale nga 15md në 12md, dhe zgjerimit që kërkon të bëjë tani Greqia pas shumë dekadash, nga 6md në 12md. Dheu kontinental i Shqipërisë ka përparësi ndaj dheut ishullor të Greqisë në Detin Jon në përcaktimin e hapësirave përkatëse detare. Ulja në negociata, nëse vjen pas diktatit dhe pa e kundërshtuar atë sot, do të niset prej barazimit të padrejtë të dheut ishullor grek me dheun kontinental shqiptar në efektet që marrin për ujërat territoriale, hapësirën ajrore, shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike që i takon Shqipërisë. Këtë e kanë sqaruar me profesionalizëm në mbi 11 vite, dhe vazhdojnë ta sqarojnë shumë ekspertë shqiptarë, bazuar mbi ligjin ndërkombëtar dhe aplikimin e tij. Ulja në negociata pa kundërshtuar një herë zyrtarisht diktatin grabitqar të qeverisë Micotaqis, është mënyra se si qeveria Rama garanton humbjen e territorit shqiptar.

Si mund ta kundërshtojë Shqipëria diktatin grabitqar? Së pari, në nivel politik bilateral, nevojitet menjëherë një notë proteste nga qeveria Rama drejtuar Qeverisë Micotaqis për deklaratat publike të dhëna nga kjo e fundit për zgjerim me 12md në Detin Jon. Së dyti, nësë qeveria Micotaqis nuk e merr parasysh notën e protestës dhe miraton dekretin për zgjerim me 12md, atëherë Shqipëria duhet aty për aty të depozitojë një denoncim pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të OKB-së në kundërshtim të këtij diktati grabitqar. Së treti, Qeveria e Shqipërisë duhet ta ftojë Qeverinë e Greqisë për ta trajtuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Së katërti, nësë Greqia refuzon të pranojë që çështja të shqyrtohet në GJND, atëherë Shqipëria duhet të thirret në Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh, ashtu siç ka vepruar shteti “Timor Leste” (Timuri Lindor) ndaj Australisë në vitin 2016.

Duhet patur parasysh që Australia, ashtu siç ka vepruar Greqia në vitin 2015, kishte depozituar në OKB zyrtarisht rezervën për të mos njohur detyrimin për t’u paraqitur në një forum gjyqësor ndërkombëtar kundër vullnetin të saj për çëshje që lidhen me delimitimin detar. Mirëpo, kjo rezervë e Australisë nuk piu ujë ndaj ankesës që bëri Timuri Lindor ndaj saj në vitin 2016, m.q.s të dy shtetet ishin palë të Konventës mbi të Drejtën e Detit dhe Gjykata e Arbitrazhit e shqyrtoi rastin pavarësisht pretendimit të Australisë se nuk ishte në kompetencën e kësaj gjykate. Rasti i Timurit Lindor kundër Australisë përbën një çarje në traditën e gjykatave ndërkombëtare që trajtojnë delimitimin e territoreve detare, duke i dhënë mundësinë edhe një shteti të vogël si Timuri Lindor që ka fituar pavarësinë në vitin 2002, me një sipërfaqe prej 15.000 km2, me një popullsi me 1.2 milionë banorë dhe me Produktin e Brendshëm Bruto sa gjysma e Shqipërisë, të përballet ndërkombëtarisht me fakte dhe argumente dhe t’i mbrojë të drejtat karshi një shteti të fuqishëm si Australia.

Shqiptarët nuk mund të lejojnë që një tjetër qeveri sërish të tentojë të falë detin. Shqipëria nuk i ka asnjë borxh Greqisë, e cila as nuk e ka njohur gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë, vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës, nuk e njeh pakicën kombëtare shqiptare që është autoktone në Greqi, nuk e mbron trashëgiminë kulturore arvanitase në Greqi, dhe nuk hap shkolla shqipe në bazë të konventave evropiane. Marrëdhëniet shtetërore të padrejta e të pabarabarta, që synojnë ta vënë Shqipërinë përfund Greqisë, nuk i shërbejnë mirëmbajtjes së fqinjësisë mes dy popujve tanë. Ne bëjmë thirrje për trajtim të barabartë, që të mos helmohen edhe më tej prej politikave hegjemonizuese marrëdhëniet mes njerëzve. Në rastin e Detit Jon, mosveprimi dhe moskundërshtimi i qeverisë Rama ndaj diktatit grabitqar të Micotaqisit për zgjerim me 12 milje, është falje e detit të Shqipërisë. Nëse qeveria Rama vazhdon të bëjë avokatin mbrojtës së qeverisë Micotaqis, dhe nëse nuk kundërshton zyrtarisht diktatin grabitqar, atëherë vetë mosveprimi i qeverisë thërret për veprim qytetar, edhe me protesta!

Ku reagim vjen, pasi një debati tejet të ndezur që pasoi fundin e muajit gusht në Shqipëri për çështjen e detit. Qeveria greke njoftoi se do të zgjerohej me me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike greqia merr 12 milje nga deti jon levizja vetevendosje ne shqiperi greqia merr 12 milje nga deti jon levizja vetevendosje ne shqiperi

Sondazh

Poll
Politike 4 Shtator 2020, 10:30

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbajtur një fjalë të shkurtër për mediat pas takimit me presidentin Ilir Meta, për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në...

Politike 4 Shtator 2020, 10:02

TIRANË– Pas kryeministrit Edi Rama, në zyrën e Presidentit Ilir Meta ka shkuar edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga Oerd Bylykbashi. Bash...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet