LIVE UPDATES
Insights

Përtej Armand Dukës, penalizimi, “varrimi” financiar i Superiores e me radhë!

22 Mars 2022, 14:16 Nga DOSJA
Përtej Armand Dukës, penalizimi, “varrimi” financiar i

Nga Gerti Çarçani

Mund ta kenë marrë me shaka, dikush rreket të thotë që është blof, por realisht penalizimi është fare afër. Një klikim afër. Ajo që lihet të kuptohet nëpërmjet heshtjes së presidentit është fakti që FSHF nuk don që finalja të spostohet, paçka se nuk është e nuk do të jetë më çështje dëshire: si dua unë, por kauzë obliguese për të mbrojtur një standart!

Por, përtej Armandos dhe Komitetit, përtej FSHF, një lloj revolte e lexon hapur në mimikën e secilit president, të cilët në një mënyrë apo tjetër shfryjnë, teksa gjenden përballë një rrisku, që e perceptojnë fatal për të ardhmen e shpejtë që u serviret. Jo pak, por disa të tillë të takuar rishtazi u shprehën në mënyrë shterruese: Penalizimi është thjesht dhe vetëm: Fatal dhe falimentues për ne! Goditja për të mos ngritur më kokë kurrë! Në anën tjetër, “mentorët” e së “pastrës” nuk rreshtin së predikuari eksitime të ndryshme, teksa janë postierë besnikë të linkeve për këtë situatë. E kanë entuziazmin e garantuar, edhe në kohë lufte, edhe në ditë pa makina, edhe në ditë pa Lulin, dhe me Edin.

E megjithatë, përtej Armandos, penalizimi është te dera. Askush realisht nuk e beson. E merr me të qeshura, e merr si një bllofim, e konsideron lojë, e quan aplikacion relaxi, por mbi të gjitha, duke lexuar edhe vetë presidentin e rizgjedhur, kanë bindjen që asgjë s’do ndodhë. Në fakt, realisht presidenti nuk është shprehur, dhe afër mendsh, ai vetë nuk kërkon kurrsesi që finalja të degdiset sa në ballkan, apo Europë. UEFA ka tashmë gati porcionin argumentues për ndërhyrjet e forta të politikës në drejtësi, teksa duket që në një mënyrë apo tjetër anëtari I saj lipset të përpiqet në cdo lloj forme të gjithanshme që të evitohet një situatë e tillë, që pas finales do të groposte investimet kaqvjecare, kryesore e madhore të elitës së futbollit, e më tej Akoma në sistemin zinxhir në rang kombëtar.

Përjashtimi I mundshëm I Shqipërisë do të fundoste dekada e më shumë investimesh e sfilitjesh financiare, të presidentëve të Superiores, faktorë dhe vendimmarrës, me një vëmendje totalisht të braktisur shtetërore në shëndoshjen e financave të tyre, në futbollin që mbajnë. E nëse bien struktura të tilla si Gazmend Demi, Edmond Hasanbelliu, Refik Halili, Pashk Laska, Alban Xhaferraj, Safet Gjici, Ardian Bardhi, Ardian Takaj, Agim Demrozi, Besnik Kapllanaj, e shumë e shumë të tjerë, (ndjesë për ndonjë që nuk kam përmendur) atëherë sistemi ortek do të kaplojë gjithkënd, në ishullin e famshëm që Lali mendoi se mund ta merrte me votë. Penalizimi godet drejt e në aortën e tyre financiare, godet fort interesat dhe atë pak garanci financiare që mban vital këtë garë, jashtë çdo konturi asistues e suportues ligjor.

Lufta me zjarrin, do të nisë të djegë të tërë piramidën kryesore të futboll-bërjes, startit të investimeve të nisura, dhe ushqimit të vazhdueshëm për futbollin e bazës. E marrin me shaka, por një goditje e tillë e cila është fare afër futbollit shqiptar, aq sa fatkeqësisht është ushtria pushtuese ruse afër Kievit (në mos ka hyrë) do fundosë ata burrat që sot, keq apo mirë, me apo pa gabime, po prodhojnë këtë futboll kompetitiv, për të cilin vetëm dy sezone më parë, vetë kryebashkiaku alokoi edhe një fond shtesë shpërblimi, për Tironën kampione. Uroj ta bëjë sërish këtë radhë.

Përtej shkërdhimit të imazhit në kohë paqeje e rend qetësie në Shqipëri, ku UEFA po çon drejt fundit idenë e spostimit të finales me rezistencën maksimale të FSHF, ata që janë në alert real mbeten presidentët me investimet e tyre që janë në tehun e falimentit real, nëse Edi Rama realisht do ta çojë deri në fund ambicien e tij të fshehur, për ta rrafshuar përfundimisht atë që është ngritur deri më tani. Presidentët e Superiores I lexon fare qartë që janë të trembur. JO në aspektin fizik, por në rrafshin  e pritshmërisë. Besojnë që marrëzia është çështje ditësh, dhe I pari I këtij vendi nuk mundet kurrsesi tu heqë “SWIFTIN” atyre pak klubeve që kanë nisur prej vitesh të konturojnë, në mënyrë ligjore, me investim konkret, në tërë ingranazhin e kritereve liçensuese të një klubi. Natyrisht nën suportin dhe vazhdimin e plotë të investimit financiar të vazhdueshëm nga FSHF. E shprehin vetë. Sikundër vetë u shprehën në 15 mars. I gjen kollaj të tërë, fizikisht apo me telefon, dhe në këtë menu konstante bisede, fataliteti rreket të shprehet, por falimenti akoma më rëndë. Nëse goditja e UEFA-s kalon përtej barrierës së përpjekjeve të vetë presidentit të rizgjedhur që ai moment të mos vijë. Përtej fantazive të blofimit, apo anekseve entuziaste për një situatë të tillë, sërish pëpjekjet e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s lexohen që finalja të rrijë në kryeqytet, dhe mbi të gjitha rendi social e financiar I klubeve të mos shkojë në pikën zero,  apo akomë më poshtë në pikën fatale të largimit një herë e përherë nga terreni i UNI-t agresiv e shfarosës shtetëor.

Finalen e duam të gjithë në Tiranë, edhe vetë Rama mbi të gjitha. Përtej Akoma kësaj, përjashtimi në bllok për vite e vite I Shqipërisë nga gjithçka prodhon UEFA e FIFA në Europë dhe në botë në të gjitha nivelet do të ishte një fatalitet ekonomik me dëme të parikuperueshme për vite e vite.

Nëse e merrni me shaka..Zoti Ju Faltë! Nëse vërtetë nuk e besoni…Zoti iu Ruajtë!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog armand duka gerti carcani armand duka gerti carcani

Sondazh

Poll
Insights 20 Mars 2022, 10:01

Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir GjiniProstitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gji...

Insights 19 Mars 2022, 16:03

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

Nga Klodian TomorriNderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Sh...

Insights 14 Mars 2022, 13:46

Paketa e qeverisë, e frikshme dhe fyese

Nga Artan FugaNa! Kafshoni një copë ballokume! Shoh këtë paketën e asaj që u quajtka rrezistenca sociale e shpallur sot ditën e Ballokumes! Të merr frika! Në fi...

Insights 8 Mars 2022, 11:16

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që...

Insights 7 Mars 2022, 16:54

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

NGA Silvana Kola-LokaBëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj! Kjo është e vetja këshillë për karrierë që më ka dhënë ime më. Ndërkohë, ajo vetë is...

Insights 6 Mars 2022, 17:27

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian TomorriKoha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjin...

Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

Protestuesi: Pas shitjes së Shën Naumit, Edi Rama guxon të shesë Sazanin

“Nga Londra në New York, sheshet janë mbushur me shqiptarë”/ Protestuesi: Qeveria më e korruptuar

Aktivisti: Po organizohen avionë ‘charter’ nga Anglia me 450 shqiptarë, për t’iu bashkuar protestës

Dita e dhjetë e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 10 protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Edi Rama dorëhiqu

Rrjolli rrethohet me tela me gjemba, banorët thërrasin protestë të shtunën

Rama: Me BE-në po punojmë për një ligj të ri për investimet

“Irani u hodh menjëherë në këtë histori”/ Rama: Kompania investuese në Zvërnec është një...

“Sazani është tokë publike”/ Rama: Nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin, por as nuk do e shisnim

Rama për protestat: Çështjet e temave mjedisore janë kryesore për aktorët dashakeqë

Rama në bashkëbisedimin me gazetarët e huaj: Faktet janë të mërzitshme, gënjeshtrat joshëse

Rama për projektin në Zvërnec: Kur projekti të vijë do e bëjmë publik me krenari

Rama debaton me gazetaren e huaj: Nuk më intereson çfarë keni dëgjuar në rrugë, po flisni me mua

Gazetarja i kërkon kryeministrit një autograf: Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë, duket e dyshimtë

“Më thonin që jam i Soros, ndërsa tani me Kushner”, Rama: Shqiptarët më kanë zgjedhur...

Rama: Na duhet të gjejmë mënyra për t’u siguruar që natyra dhe zhvillimi të bashkëjetojnë

Rama: Flamingot u kthyen pas moratoriumit! Askush nuk mund të më japë leksione për mjedisin!

“Projekti është diçka për të cilën po punohet, nuk është anuluar”/Rama përplaset me gazetaren romune

“Zvërneci dhe ishulli dy projekte të ndryshme”, Rama: Ka një kompani e shprehje interesi

KE paralajmëron qeverinë për Zvërnecin: Shmangni veprimet që cenojnë zonat e mbrojtura

Projekti në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat...

E frikshme! Gjarpëri i "zë derën" e biznesit qytetarit në Bulqizë

Rama: Mbi 60% e nxënësve që mbarojnë arsimin profesional punësohen menjëherë

Rama: Gënjeshtër që investitorët sjellin punëtorë të huaj me paga të ulëta!

Rama: Pagat në bregdetin shqiptar nuk janë më të ulëta se në Greqi e Kroaci

Rama kapet sërish me influenceret: Punojnë në instagram

Berisha për mediat: Shqipëria në krizë, zgjedhjet janë kthyer në farsë, nevojitet qeveri kujdestare

Reshjet e dendura shkaktojnë dëme të mëdha në Radomirë të Kalasë së Dodës!

Berisha tone dramatike në konferencën e EPP: Shqipëria në sallën e Urgjencës

Policia jep detaje nga aksioni në Vlorë: 6 të arrestuar, mes tyre një në kërkim ndërkombëtar