pamjet
TIRANË- Disa nga deputetët socialistë kanë hyrë në Kuvend për seancën plenare. Teksa ligjvënësit po futeshin brenda, qytetarët kanë hedhur akuza dhe kanë vijuar me thirrjet “Poshtë qeveria”.
Protestuesit nuk do të qëndrojnë vetëm përpara Parlamentit, por do të ndahen në disa pika strategjike të kryeqytetit. Ata pritet të pozicionohen pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe në Rrugën e Elbasanit, në pritje të mbërritjes së ministrave dhe deputetëve.
Ndërkohë rreth 10 efektivë janë vendosur në hyrje të parkingut të një qendre tregtare që ndodhet pranë Kuvendit, pasi kjo do të jetë pika që do të përdoret nga deputetë dhe Ministra për të hyrë në Kuvend. Siç duket, deputetët e Ministrat duket se do të përpiqen të shmangin protestuesit, të cilët në protestën e 23 korrikut, qëlluan me breshëri vezësh makinat e tyre.
Sipas raportimeve, në disa raste efektivët kanë tentuar t’i largojnë protestuesit nga vendet ku janë pozicionuar. Gjithashtu perimetri i sigurisë është përforcuar me një gardh të gjerë policor, i përbërë nga dy rreshta të forcave “Shqiponja” dhe një rresht të efektivëve të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH)./Dosja.al