LIVE UPDATES
Ekonomi

Përplasjet për buxhetin 2021, flasin ekspertët: Nuk është realist dhe s’ka skenar alternativ, politika shqiptare përdor

21 Dhjetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Përplasjet për buxhetin 2021, flasin ekspertët: Nuk

TIRANË – Në Shqipëri buxheti i vitit 2021 ka marrë vëmendje të veçantë si pasojë e momentit të vështirë ekonomik që po kalon vendi, për shkak të tërmetit të një viti më parë dhe pandemsë së Kovid 19. Qeveria thotë se ka hartuar një buxhet ambicioz që parashikon rimëkëmbje të ekonomisë.

Ekspertët janë skeptikë dhe thonë se optimzimi i qeverisë, sikur të ishte një vit normal, nuk ka asnjë bazë reale. Pak kohë më parë pjesë e këtij debati u bë dhe Presidenti Ilir Meta i cili e ktheu për rishqyrtim në Parlament projektbuxhetin e vitit 2021, me arsyen kryesore se nuk merr në konsideratë pasojat e pandemisë ndërsa shumica qeverisëse e rrëzoi dekretin, duke e cilësuar të pambështetur këtë argument.

Shqipëria po mbyll një vit tejet të vështirë ekonomik pas goditjes së dy krizave të njëpasnjëshme, ajo e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 dhe pandemia e Kovid 19 e cila ende vijon. Kjo situatë ka sjellë parashikimet e qeverisë, të FMN dhe BB për rritjen ekonomike që variajojnë nga afërsisht – 6% në minus -9% nga 4.1% që ishte parashikuar për vitin 2020. Rritja ekonomike në buxhetin e vitit 2021 parashikohet me 5.5%, ndërsa prtishmëritë e FMN janë 4%.

“Është një buxhet i cili duket që nuk është realist, ka të ardhura të fryra, shpenzime të fryra, sidomos investime të fryra. Pra në vitin 2021 qeveria ka parashikuar nivelin më të mirë të mbledhjes së të ardhurave tatimore në historinë e tranzicionit, gjë që nuk ndodh në një periudhë normale dhe jo më në periudhë krize”- i tha Zërit të Amerikës Neritan Sejamini, Drejtues i emisionit “Me pak fjalë” në Euronews Albania.
Të ardhurat parashikohet të rriten me 10% krahasuar me 2020-ën, me një peshë me 18.3% në PPB, duke ruajtur një mesatare të viteve të fundit. Ekspertët thonë se krizat i përkeqësojnë treguesit ekonomikë. Ndërsa qeveria mendon se, përmes nismave fiskale të cilat ulin disa detryime për biznesin e vogël që përbën rreth 90% të totalit të binzesve, do të çlirojë në konsum afërsisht 50 milionë dollarë. Optimizmi i qeverisë mbështetet edhe në ruajtjen e nivelit të investimeve, në uljen e informalitetit apo dhe në shtyrjen e pagesës prej 45 milion dollarësh për kontratat e partnerieteve publike private për të ardhmen, që përbën rreth 1 të tretën e detyrimit vjetor të qeverisë për këto kontrata.

“Ne projektojmë buxhete në bazë të kalkulimeve tona dhe të disa parakushteve. Masat e marra mund të nxisin konsumin vitin tjetër. Thamë investimet publike nuk u ndërprenë këtë vit, dhe vitin tjetër shkojnë në 121 miliard lekë, është 7.2% e PBB, niveli i investimeve në vitin tjetër, në rindërtim, infrastructure. Sigurisht të gjitha këto do të përkthehen në rritje ekonomike, sepse do të rritet edhe punësimi, do të rritet edhe konsumi”- tha për Zërin e Amerikës Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Eksperti Adrian Civici, vlerëson pozitivisht disa aspekte të buxhetit për vitin e ardhshëm, si rritjen e buxhetit për arsimin dhe shëndetësinë, synimin për të ulur borxhin publik nga 80.1 në 78.6%, por shpreh shqetësim, se disa elementë në buxhet lidhen me zgjedhjet e pritshme politike te 25 prillit.

“Në Shqipëri është bërë traditë që gjithmonë vitet elektorale nuk kanë rezultuar pozitive për ekonominë, dhe nga ana tjetër politika shqiptare i përdor, sidomos instrumentin e taksave, si element elektoral për të joshur kategori të ndryshme sociale apo biznese. Mendoj që dhe këtë vit ky fenomen është evidentuar”- argumentoi për Zërin e Amerikës Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Zyrtarët i mohojnë zërat kritikë se buxheti optimist lidhet me qëllime elektorale, dhe thonë se politikat e uljes së taksave apo të rritjes së pagave duke veçuar ato me 40% për personelin shëndetësor apo dyfishimin ndihmës ekonomike, janë vijim i politikave të mëhershme. E megjithatë ekspertët janë kritikë.

“Të krijohet ideja sikur mund të kemi një shoqëri pa taksa. Dhe kjo politikë taksash që propozojnë të dyja palët si qeveria ashtu dhe opozita nuk ka asnjë mundësi që të mbijetojë në një kohë afatgjatë. Jam i bindur që kushdo të vijë në qeverisje në prill të 2021-it, do t’u duhet t’i rishikojë këto premtime taksash dhe t’i ndryshojë përsëri”-u shpreh Neritan Sejamini, Drejtues i emisionit“Me pak fjalë” në Euronews Albania.

FMN ka qenë mjaft e rezervuar në parashikimet për vitin e ardhshëm dhe kërkon kujdes nga qeveria, nëse borxhi publik rritet në 88% nga 80.1 që pritet të jetë në fund të vitit. Ministrja e Financave Anila Denaj nuk shpreh shqetësim për këtë skenar të FMN.

“Ky është një skenar që nuk do të aprovohej në parlament. Por nuk do të shkojë një skenar i tillë. Nëse të ardhurat nuk materializohen ne i rishikojmë të ardhurat siç kemi bërë këtë vit. Bllokojmë disa shpenzime në infrastrukturë, rialokojmë PPP, çdo gjë do të shtyhet por ne nuk do të rrezikojmë rritje borxhi dhe mungesë likuiditeti”- shpjegoi Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Por ekspertët kanë pikëpyetje për një buxhet të hartuar në kushte të vështira ekonomike, kur kriza e Kovid 19 vijon dhe pasojat e tërmetit kanë lënë një faturë mbi 1 miliard euro.

“Ajo që edhe shumë ekspertë të tjerë e kanë vënë në dukje, është një buxhet pa skenar alternativ, në sensin që mund të presim edhe në janar edhe në shkurt ngjarje të tjera, dhe mund të jemi të detyruar që duke filluar që në tremujorin e parë të kalojmë në rishikime të buxhetit”- u shpreh Adrian Civici, Rektor i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë.

Pandemia e Kovid19 në Shqipëri është në pikun saj. Infektimet janë shtuar. Numri i viktimave është rritur 3 herë në krahasim me muajt e verës. A rrezikon ekonomia shqiptare një mbyllje të dytë pas asaj në pranverë, dhe a bën pjesë kjo në skenarët e qeverisë.

“Një mbyllje tjetër do të ishte një skenar shumë i vështirë. Si qytetare që jetoj përditë në këtë vend mendoj që kujdesi për parandalimin e infeksionit është shtuar. Dalja e vaksinës në disa vende, nisma që ka marrë qeveria shqiptare për ta siguruar atë, janë masa, që besoj se do të ulin infeksionet, por mbi të gjitha do të ulin dhe rrezikun për mbylljen e plotë të ekonomisë”- tha Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Pavarësisht gjithë skenarëve të pritshëm për vitin 2021, një gjë është e sigurt që Shqipëria po mbyll një prej viteve më të vështira me një rritje ekonomike – 6%, pas vitit 1997 kur rritja ekonomike ishte -10%. Projekti buxhetor ambicioz i qeverisë për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe rritjen e saj me 5.5% shihet më skepticizëm nga ekspertët që parashikojnë një rimëkëmbje në rastin më të mirë pas 3 apo 4 vitesh.

Marrë nga:VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi buxheti 2021 buxheti 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj