LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Më pëlqen kur hedh një fotografi’/ Varësia e të rinjve shqiptarë ndaj rrjeteve sociale, a po na tregon diçka

19 Dhjetor 2020, 14:26 Nga DOSJA
‘Më pëlqen kur hedh një fotografi’/ Varësia e

Kur shikon që të rinjtë janë të gatshëm të ndajnë çdo gjë të jetës së tyre dhe me këdo në llogaritë tyre në rrjetet sociale të mundon pyetja: a është ky një dimension i ri lirie ku ky brez shfaqet pa teklif si një libër i hapur apo është një një fenomen që po mundohet të na tregojë një problem.? Pse duan të jetojnë jetën e tyre edhe në rrjetet sociale dhe ndoshta më shumë aty, sesa realitetin?

“Nuk më vjen turp ta pranoj, më pëlqen që hedh një fotografi dhe njerëzit më komentojnë dhe më thonë sa bukur dukem. Kjo më bën të ndjehem mirë” -tregon Marsela, një e re që po bënte fotografi tek instalacioni Reja, në bulevardin qëndror në Tiranë.

Shumë të rinj dhanë të njëjtin “justifikim” për Gazetën “Si”. Donin të komentoheshin dhe të fitonin vëmendjen e ndjekësve të tyre. “Ku ka më mirë sesa të të shkruajnë njerëzit sa herë që hedh një story” tha Albjoni, një nga djemtë që po rrinin me shoqërinë e Marseles.
Përveç dëshirës për vëmendje, psikologe Aljona Jonuzi i tha Gazetes “Si” se është diçka që lidhet me vetëvlerësimin.

“Kam vënë re se të rinjtë kanë shumë mungesë vetëvlerësimi apo dhe vetëbesimi” tha Aljona. Sipas ekspertes kjo mungesë që tregohet në çdo moment si për shembull, njerëzit e mendojnë si të nevojshme të tregojnë në rrjetet sociale për një veshje që kanë blerë dhe të marrin miratimin e ndjekësve të tyre. E njëjta gjë ndodh dhe në momentin që dikujt i ndodh diçka e keqe.

“Duan ta tregojnë çfarë ka ndodhur në mënyrë që të tjerët ta ngushëllojnë.”

Në të dyja rastet, ndjehen mirë kur personi tjetër thotë atë që personi në fjalë do dhe pret të lexojë.

Xhoi e Kristela, dy vajza rreth të 20-at, nga stacioni i autobusit në qendër e edhe deri në stacionin e terminalit folën vetëm për diçka- kishte hedhur këtë foto, ishte atje sepse e kishte bërë story, para disa ditësh kishte ikur në Durrës etj etj.

Dukej qartë që të dyja vajzat, dinin çdo gjë për një person vetem nëpërmjet rrjeteve sociale dhe postimeve që ai person bënte. Vajzat i thanë gazetës “Si” se kjo është një mënyrë e re komunikimi. Kur personi nuk mundet t’i tregojë vetë dikujt se ku ndodhet apo çfarë po bën, poston fotografi si një lloj sinjali.

Të njëjtën pranon dhe një tjetër i ri, Fabi i cili i tha Gazetës “Si” se sa herë që zihet me të dashurën e tij, poston fotografi apo këngë në instagram si një mënyrë për ti thënë asaj diçka, për të “komunikuar” me të. Shumë të rinj përveç se dëshirë për vëmendje, postimin e tepërt në rrjetet sociale e lidhin me pranimin dhe dashurinë që duhet të kenë për veten.

“Postoj fotografi të miat sepse dua që dikush të më thotë se jam e bukur. Kështu filloj dhe e besoj se jam e bukur” thotë Drilona, një vajzë 25 vjeçare e cila pranon se në ditë mund të postojë dhe 10 fotografi në instagram. Por për psikologen Aljona Jonuzi kjo mënyrë te jetuari ” se është diçka që lidhet me anën psikologjike të njerëzve. “Ne nuk dimë të jemi të lumtur me veten tonë. Për shembull, shumë të rinj kanë probleme me pranimin e vetes ashtu siç janë dhe kanë nevojë për të marrë miratimin e të tjerëve, qofshin ato dhe njerëz që nuk i njohin fare. Kam parë një ulje të madhe vetëbesimi tek të rinjtë dhe një dëshirë akoma më të madhe për t’u pranuar nga të tjerët.” tha Aljona.

Po kush mund të ndihmojë në vetbesimin e të rinjëve?

Sipas psikologes, janë prindërit e këtyre adoleshentëve ato që nuk i mësojnë ato ta pranojnë veten ashtu siç janë dhe çka është më e rëndësishmja, ta duan veten aq sa mos të kenë nevojë për miratimin e të tjerëve.

Klara, një vajzë 23-vjeçare i tregoi Gazetës “Si” se çdo gjë e shikon me syrin “ta hedh në instagram, snapchat” sepse ashtu ndjehet e plotësuar. Ajo e pranon se i’u ka treguar ndjekësve të saj për çdo gjë që i ka ndodhur në jetë, e mirë apo e keqe qoftë pasi kjo e ndihmon të ndjehet më mirë, në të dyja rastet.

“Më ka ndodhur fatkeqësi dhe e kam treguar në instagram. Kam qenë e lumtur dhe kam bërë të njejtën gjë. Në këtë formë flasim dhe bisedojmë ne të rinjtë tashmë” thotë ajo.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale të rinjtë shqiptarë të rinjtë shqiptarë

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!