LIVE UPDATES
Ekonomi

Për të tretin vit radhazi! Holanda, investitori më i madh në Shqipëri

28 Mars 2022, 05:15 Nga DOSJA
Për të tretin vit radhazi! Holanda, investitori më i madh në

Holanda ishte investitori më i madh i huaj në Shqipëri, për të tretin vit radhazi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se investimet holandeze vitin e kaluar arritën 237 milionë euro, vlerë kjo që përbën rreth 23% të fluksit total të investimeve të huaja gjatë periudhës, me një rritje të mëtejshme nga niveli 22% i vitit të kaluar.

Kryesimi i investimeve holandeze në vitet e fundit lidhet shumë me faktin se Holanda është një nga vendet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani holding, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit. Disa prej kompanive më të rëndësishme që kontrollohen nga investitorë të regjistruar në Holandë janë Devoll Hydropower, Vodafone Albania apo Spitali Amerikan.

Ekspertët e shpjegojnë me dy arsye kryesore faktin pse Holanda është një juridiksion i preferuar për regjistrimin e shoqërive holding, përmes të cilave ushtrohet kontrolli mbi investimet e kryera në vende të ndryshme të botës.

Arsyeja e parë është se Holanda ka një rrjet të gjerë të marrëveshjeve me vende të tjera të botës për shmangien e tatimit të dyfishtë. Kjo i ndihmon kompanitë për të shmangur ndërlikimet tatimore në momentin e shpërndarjes dhe transferimit të dividendëve të fituara nga investimet e kryera në vende të tjera.

Arsyeja tjetër pse Holanda është një vend i preferuar për regjistrimin e kompanive është sepse legjislacioni i atjeshëm garanton një shkallë të lartë konfidencialiteti lidhur me pronësinë e aksioneve mbi një kompani.

Në këtë pikë, Holanda ka karakteristika të ngjashme me vende të tjera që njihen si juridiksione offshore. Pikërisht kjo është arsyeja kryesore pse disa prej kompanive që kanë fituar kontrata koncesionare në Shqipëri rezultojnë të regjistruara në Holandë.

Italia ishte investitori i dytë më i madh për vitin 2021, me një fluks total prej 142 milionë eurosh. Investimet italiane shënuan rritje me 10% krahasuar me një vit më parë. Investimet italiane janë më të shpërndara nga këndvështrimi sektorial, por orientohen sidomos në aktivitetet e shërbimeve.

Investitori i tretë më i madh dhe për vitin e kaluar vit ishte Turqia, me një fluks investimesh të reja prej 89 milionë eurosh. Megjithatë, investimet turke pësuan një rënie të ndjeshme me 26% krahasuar me një vit më parë. Sipërmarrja turke është e pranishme në Shqipëri me disa ndërmarrje të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë, si tregu bankar, ai financiar, industrial metalurgjike, energjetika apo ndërtimi.

Megjithatë, në fillim të këtij viti një prej investitorëve më të rëndësishëm turq, Çalik, vendosi të largohet nga Shqipëria, duke e shitur paketën kontrolluese të aksioneve të Albtelecom tek grupi hungarez 4iG.

Rritje të ndjeshme për vitin 2021 shënuan edhe investimet franceze, që arritën vlerën e 70 milionë eurove, me një rritje prej 75% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndër bizneset më të rëndësishme me kapital francez në Shqipëri janë kompania e prodhimit të dokumenteve të identifikimit ALEAT, miniera e bitumit në Selenicë dhe disa kompani të angazhuara në sektorin e energjive të rinovueshme.

Investitori i pestë më i madh i huaj për vitin e kaluar ishte Austria, me një total investimesh prej 66 milionë eurosh, në rritje të lehtë me dy milionë euro krahasuar me një vit më parë. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, me grupet Uniqa dhe Vienna Insurance Group dhe në sektorin e ndërtimit, me kompaninë Strabag.

Investimet zvicerane pësuan rënie të mëtejshme vitin e kaluar në vlerën e 52 milionë eurove, 72% më pak krahasuar me vitin 2020. Rënia e investimeve zvicerane në vitet e fundit ka qenë e lidhur me përfundimin e ndërtimit të gazsjellësit TAP, shoqëri shumëkombëshe, por e regjistruar në Zvicër.

Për t’u përmendur vitin e kaluar ishte edhe një rritje e ndjeshme e investimeve nga Gjermania, Kosova dhe SHBA. Investimet gjermane për vitin 2021 kishin vlerën e 44 milionë eurove, në rritje vjetore me 144%, investimet kosovare arritën në 41 milionë euro, në rritje vjetore me 193% dhe investimet amerikane arritën në 33 milionë euro, në rritje vjetore me 120%./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi holanda holanda investon ne shqiperi shqiperi holanda holanda investon ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll
Ekonomi 27 Mars 2022, 05:18

Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

Turizmi po përballet me një furtunë çmimesh që nisi me energjinë e tani po përshkallëzohet me lëndët djegëse, ushqimet, detergjentët e një sërë hallkash ...

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën