LIVE UPDATES
Ekonomi

Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

27 Mars 2022, 05:18 Nga DOSJA
Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

Turizmi po përballet me një furtunë çmimesh që nisi me energjinë e tani po përshkallëzohet me lëndët djegëse, ushqimet, detergjentët e një sërë hallkash të tjera. Realiteti i ri i ka vënë bizneset në pozitë të vështirë, pasi kontratat me garanci të shitura një vit më parë do të kushtojnë realisht 30-40% më shtrenjtë. Agjencitë e huaja turistike kanë nisur vizitat monitoruese rutinë në hotele, teksa turistët e parë të huaj që do të vijnë, pritet të jenë nordikët. Ndryshimi i kontratave me garanci nuk është një opsion sipas tur-operatorëve, për shkak të penaliteteve dhe cenimit të imazhit, ndaj në rastin më të mirë, shumicës do t’i duhet të heqë dorë nga fitimi dhe në rastin më të keq, të jetë me humbje. Kriza e çmimeve mendohet se do të ndryshojë mentalitetin e biznesit të vogël, i cili nëse kërkon të mbijetojë, duhet të rrisë rendimentin dhe përgjegjshmërinë.

Agjencitë e huaja turistike kanë sjellë delegatët e tyre për vizitat e para monitoruese pranë strukturave akomoduese në zonën e Golemit, një procedurë standarde që zë vend çdo vit. Ata po kujdesen, të shohin nga afër kushtet, masat e marra për shërbimin dhe akomodimin para sezonit veror.

Por teksa pritej që zbehja e rrezikut të pandemisë t’i jepte frymëmarrje turizmit, në horizont u shfaq një tjetër krizë siç është rritja e çmimeve, e lidhur ngushtë me luftën Rusi-Ukrainë.

Sektori gjendet sërish në mes të paqartësisë sesi do të jetë ecuria, në kushtet kur disa nga grupet kryesore të turizmit të organizuar si nordikët apo polakët, janë afër ose në kufi me zonën e konfliktit.

Ndërkohë është rritur shqetësimi për çmimet, pasi kontratat janë nënshkruar vitin e shkuar kur panorama ishte krejt ndryshe, ndërsa tani kostot janë shtuar me 30-40%.

Fatos Çerenishti, administrator i FAFA Group, që ka kapacitetin më të lartë akomodues në zonën e Golemit, pohon se shtrenjtim kanë shënuar çmimet e energjisë, lëndëve djegëse, ushqimet e detergjentët që secila e rrit koston për turist. Një vit më parë, kur nënshkroi kontratat me garanci me shërbimin “të gjitha të përfshira”, llogaritjet ishin të tjera.

“Koncepti tani është ai i pushimeve me duar në xhepa, pra kur të gjitha janë të përfshira dhe ne drejt kësaj pakete e kemi orientuar shërbimin tonë këtë vit, sipas kontratave të nënshkruara.

Kostoja e një pakete me të gjitha të përfshira për turist, për një ditë është mes 45-48 euro, të paktën aq e kemi përllogaritur ne në kontratat tona. Por me rritjet e kostove do ta kemi pak problem, sepse gjërat janë shtrenjtuar” nënvizon z. Çerenishti.

Stafi i tij është detyruar të ulet këto ditë dhe të bëjë një përllogaritje të re me çmimet aktuale dhe sigurisht kostoja për turist është rritur ndjeshëm. “Kemi një rritje të kostos për turist me 30-40%. Problemi real këtu është që ne kontratat i kemi bërë vitin e shkuar dhe çmimet për shërbimet dhe atë çfarë do të ofrojmë i kemi fiksuar sipas kushteve të asaj periudhe.

Është thuajse e pamundur t’i ndryshojmë dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Shpresa jonë e vetme është që çmimet të rregullohen. Në të kundërt, do të duhet të qarkullojmë para pa ndonjë fitim në rastin më të mirë” – nënvizon ai.

Kasa: Është e pamundur të ndryshojmë kontratat, të na ndihmojë qeveria

Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, sheh si zgjidhje në këto kushte të vështira ndihmën që mund t’i jepet sektorit nga qeveria.

“Turizmi arriti me vështirësi të përballonte dy vite pandemi dhe në vend të një barre u kthye në fakt në një kontribuues të ekonomisë, duke arritur të sillte të ardhura të konsiderueshme.

Në fillim, për t’ju përgjigjur asaj që erdhi, ne morëm masat që kishim në dorë, duke bërë më të lira paketat për t’u bërë konkurrues dhe bëmë të pamundurën për të nxitur turizmin patriotik, diçka që dha efekt. Por sot jemi në kushte të reja. Kemi nënshkruar kontrata garancie me partnerët tanë ndërkombëtarë, kur gjërat ishin drejt normalitetit dhe nuk kishim një krizë çmimesh si kjo që po shohim sot.

Rritja e energjisë, ushqimeve, naftës na prekin direkt dhe nëse nuk do të ketë stabilizim të tyre deri para sezonit veror, atëherë jemi përpara një problemi serioz” pohon ai.

Ndryshimi i kontratave nuk është një opsion që mund të gjejë zbatim, pasi kjo do të ishte katastrofike për turizmin, duke lënë njollë në imazhin e operatorëve shqiptarë tek agjencitë e huaja.

“Ne kërkojmë të mbështetemi, pasi kontratat nuk i ndryshojmë dot. E para sepse ka penalitete shumë të mëdha dhe do të duhet t’u hysh gjyqeve dhe e dyta, është çështje imazhi.

Një lëvizje e tillë është katastrofike për imazhin turistik të vendit, pasi humbet besimin tek agjencitë e huaja dhe kjo do të thotë të mbyllësh dyert edhe për të ardhmen. Ne do të përpiqemi me aq sa mundemi të realizojmë të gjithë ato që kemi marrë përsipër, por shteti, i cili gjithashtu do të përfitojë, ndoshta do të duhet që së bashku me paketat e tjera që ka hartuar për përballimin e kësaj krize, të na japë një dorë” shprehet ai.

Kërkesat e turizmit për qeverinë nga infrastruktura te subvencionet

Unioni Turistik Shqiptar, rreth dy javë më parë, i dërgoi një letër të hapur qeverisë, ku kërkoi të ndihmohet për të përballuar sezonin e ri turistik, i cili rrezikohet për shkak të rritjes së kostove.

Duke ju referuar ndryshimeve të çmimeve në energji, apo naftë, operatorët gjykojnë se do ta kenë të pamundur t’i përballojnë kushtet e reja, teksa kontratat janë shitur më herët me çmime më të lira.

“Si sipërmarrës, jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e gjendjes, për shkak të situatës së krizës energjetike globale dhe të konfliktit në Ukrainë. Por të gjitha këto kanë prodhuar një situatë tejet të vështirë për bizneset e turizmit dhe veçanërisht për hotelerinë, e cila do të ndeshet me pasoja shumë të renda.

Ato do të ndikojnë në mbarëvajtjen e turizmit dhe prishjen e imazhit turistik të vendit, për shkak të mosrespektimit të marrëveshjeve të lidhura me partnerët tanë ndërkombëtarë, që operojnë me fluturime charter në Shqipëri dhe i kanë parapaguar hotelet sipas kontratave të garancisë” – thuhet në letër. Por cilat janë kërkesat konkrete.

-Përfundimi në kohë i infrastrukturës së rrënuar në zonat turistike të Golemit dhe Vlorës, nga punimet që po bëhen për rehabilitimin e saj

-Ndalimi i ndërtimeve gjatë sezonit dhe pastrimi i inerteve në zonat turistike

-Heqjen e PCR siç po bëjnë vendet fqinje, të cilat kanë rritur shitjet nga liberalizimi i masave kufizuese

-Monitorim dhe kontrolle të rrepta ndaj të gjithë atyre që ushtrojnë veprimtari turistike të palicencuar dhe informale

-Ndikimi tek autoritetet për ndalimin e shitjeve në rrugë, trotuare apo ndalimi i muzikës së lartë që dëmtojnë imazhin turistik të vendit

-Hartimi i një projektligji specifik për profesionet dhe burimet njerëzore në sektorin e turizmit, për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, ku të përfshihet hapja e degëve specifike në Universitetin e Tiranës për profesionet për të cilat ka nevojë industria e turizmit

-Stimulimi i turizmit të brendshëm nëpërmjet subvencioneve, duke filluar që nga viti 2023, me qëllim që të stimulohen operatorët që të rrisin prurjen e turistëve të huaj në vendin tonë dhe të garantojmë qëndrueshmërinë e destinacionit.

-Zbritja e pragut të TVSH 6% për të gjitha hallkat e turizmit, duke e njësuar atë me akomodimin, në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë, pasi kjo nuk ka prodhuar një eficiencë të plotë të këtij sektori

-Mbulimi minimumi 6 muaj i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga shteti për bizneset turistike që kanë profil sezonal dhe nuk kanë biznes të dytë gjatë pjesës së dimrit

-Rregullimi ligjor i licencimit të transportit turistik me autobus, ndarjen e licencës së transportit turistik nga transporti i udhëtarëve, në mënyrë që të përmirësojmë standardin e këtij shërbimi dhe të shmangim informalitetin dhe korrupsionin.

Kriza e rritjes së çmimeve, ndikim te mentaliteti i biznesit

Kriza e çmimeve që nuk po ndalet, duket se do të jetë sfida e radhës për të gjithë sektorët, përfshirë turizmin. Për Zak Topuzin, nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, konflikti Ukrainë-Rusi ka dhënë efektet e para.

“Lufta në Ukrainë solli një pështjellim të ri të situatës. Rriti pasigurinë në BE dhe rajon. Solli shtrenjtimin e lëndëve djegëse, si burim i rëndësishëm për prodhimin e lëndëve të para, por automatikisht po rrit çmimet e produkteve baze të konsumit familjar dhe të çmimet në përgjithësi.

Kjo ka kompromentuar kontratat e lidhura për vitin 2022, jo vetëm për turistët rusishtfolës (Ukrainë, Rusi e Bjellorusi që përbëjnë rreth 2% të numrit total) por dhe kontratat me kompanitë ndërkombëtare për konferenca, trajnime etj.” – pohon z. Topuzi.

Sipas tij, kushtet e reja ndoshta do të imponojnë një mentalitet të ri tek biznesi, në përpjekje për të mbijetuar.

“Në horizont po shfaqet ‘kriza e rritjes së çmimeve të shërbimeve’. Kjo do të sjellë rritjen e çmimeve të produkteve, por edhe të pagave. Biznesi i vogël duhet t’i ‘përvishet punës’, të rrisë rendimentin dhe përgjegjësinë, ndryshe do të falimentojë.

Nuk do këtë më një pronar në qoshe, duke pirë kafe, por një pronar që do të shërbejë vetë në banak dhe kamerier” – nënvizon ai./MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi turizem turizem

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale