LIVE UPDATES
Bota

Pentagoni lëshon urdhërin: Nga 15 shtatori vaksinimi i detyrueshëm për trupat ushtarake

10 Gusht 2021, 05:46 Nga DOSJA
Pentagoni lëshon urdhërin: Nga 15 shtatori vaksinimi i

Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 deri më 15 shtator, sipas një dokumenti që ka arritur të sigurojë agjencia e lajmeve Associated Press. Ky afat mund të shtyhet nëse vaksina merr miratimin përfundimtar të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve ose normat e infeksionit vazhdojnë të rriten.

“Unë do të kërkoj miratimin e presidentit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme jo më vonë se mesi i shtatorit, ose menjëherë pas “miratimit të rregullt të vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve”, cilado që të vijë e para”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në një dokument dërguar trupave, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rregullin e ri. Ai shtoi se nëse niveli i infeksioneve rritet dhe ka potencial për të ndikuar në gatishmërinë ushtarake“do të veprojë pa hezitim më shpejtësi ose do t’i rekomandoj Presidentit të ndjekë një tjetër drejtim nëse do të jetë e nevojshme. Për të mbrojtur këtë vend, ne kemi nevojë për një forcë të shëndetshme dhe në gatishmëri”.

Rregulli pritet të njoftohet zyrtarisht të hënën. Vendimi i Sekretarit Austin vjen pak më shumë se një javë pasi Presidenti Joe Biden u tha zyrtarëve të mbrojtjes që të zhvillojnë një plan për të bërë të detyrueshëm vaksinimin për ushtarët si pjesë e një fushate më të gjerë për të rritur nivelin e vaksinimit tek punonjësit federale. Masa pasqyron vendime të ngjashme të ndërmarra nga qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën, ndërsa vendet po luftojnë me variantin shumë më ngjitës delta të koronavirusit që ka shkaktuar një rritje të rasteve të reja të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, të shtrimeve në spitale dhe të vdekjeve që nuk është parë që nga dimri i vitit të kaluar.

Sekretari Austin thotë në udhëzimin e tij se repartet ushtarake do të duhet të bëjnë përgatitjet në javët e ardhshme për të përcaktuar sasinë e vaksinave që u nevojiten dhe mënyrën se si do të zbatohet rregulli i ri. Koha shtesë, megjithatë, është gjithashtu një shenjë e përçarjes së ashpër politike mbi vaksinën dhe mendimin se detyrimi për vaksinën ka të ngjarë të shkaktojë kundërshtime në mesin e kundërshtarëve të këtij veprimi brenda qeverisë shtetërore dhe asaj federale, Kongresit dhe publikut amerikan.

Kjo gjithashtu i jep më shumë kohë Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të dhënë miratimin përfundimtar për përdorimin e vaksinës Pfizer, që pritet të ndodh në fillim të muajit tjetër. Pa këtë miratim formal, Sekretari Austin do të kishte nevojë për një masë përjashtuese nga Presidenti Biden për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për ushtarët. Ushtarët shpesh jetojnë dhe punojnë në grupe nëpër kazerma dhe luftanije, duke rritur rrezikun e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në mesin e tyre. Dhe çdo shpërthim i madh i koronavirusit në ushtri mund të ndikojë në aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten në raste të një krize.

Vendimi do të shtojë vaksinën kundër COVID-19 në një listë të vaksinave të tjera që ushtarët tashmë janë të detyruar të bëjnë. Në varësi të vendndodhjes së tyre në të gjithë botën, ushtarët mund jenë të detyruar të bëjnë deri në 17 vaksina të ndryshme. Në udhëzimin e Sekretarit Austin gjithashtu thuhet se për momentin, Pentagoni do të respektojë urdhrin e Presidentit Biden për kufizime shtesë për çdo anëtarë të personelit federal të pavaksinuar. Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskës, distancimin fizik dhe kufizimin e udhëtimeve të lidhura me punën.

Sipas Pentagonit, më shumë se 1 milion ushtarë janë vaksinuar plotësisht dhe 237,000 të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid-19./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lloyd austin lloyd austin

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën