LIVE UPDATES
Bota

Raporti i OKB-së për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë arrihet që në 2030-n

9 Gusht 2021, 19:23 Nga DOSJA
Raporti i OKB-së për klimën: Ngrohja globale me 1,5 gradë

Ndotja e mjedisit nga gazi karbonik është rritur në ekstreme të tlla, saqë pragu i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë Celcius i parashikuar në fund të shekullit do të kalohet që në 15 vitet e ardhshme. Ky është një nga konkluzionet më të rëndësishme të raportit për klimën i publikuar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, IPCC i miratuar nga 195 vende anëtare. Kjo analizë që vjen në mesin e një vale zjarresh, nxehtësie e përmbytjesh që kanë prekur si vendet e pasura edhe ato të varfra, arrin në këtë përfundim pas hulumtimit të 14.000 punimeve shkencore. Ajo skicon një pamje të qartë se çfarë po ndodh me planetin në një hapësirë kohore, më pak se qindra vite. Raporti paralajmëron nga humbja e kontroliit në mbrojtjen e klimës dhe e quan atë “qartësisht” të shkaktuar nga dora e njeriut.

“Ky raport është një kontroll i realitetit”, thotë Valérie Masson-Delmotte bashkëdrejtuese e grupit të punës së IPCC dhe që ka e përgatitur raportin. Duke djegur lëndët fosile dhe çliruar gazra që nxehin Tokën si një serë, njerëzit e kanë ngrohur planetin me rreth 1,1 gradë Celcius. Raporti tregon, se kudo në botë, kjo ka shkaktuar valë të nxehti, rrebeshe të forta shiu e më shumë. Ciklonët tropikalë me shpejtësi të lartë ere janë shtuar. Në shumë rajone thatësirat janë më të forta dhe zgjasin më shumë.

Që nga raporti i fundit i IPCC në vitin 2014, shkencëtarët kanë arritur në përfundime më të sakta, se ndryshimet klimatike kanë bërë më të fuqishme zjarret, përmbytjet dhe stuhitë. Ka një përgjigje të thjeshtë për ndalur motin të keqësohet më sumë – ndalja e djegieve fosile, por qeveritë, bizneset dhe vetë njerëzit nuk janë duke bërë aq sa duhet.

“Kur shoh rezutatet që gjetëm në ekstremet klimatike, atëherë do thoja ne jemi ndërkohë në një krizë të klimës”, thotë Sonia Seneviratne, studiuese në Institutin për Shkencën Atmosferike dhe Klimën në Universitetin ETH në Zyrih dhe bashkëautore e raportit. “Vërtet që kemi një problem të madh.”

Sa shpejt po e ngroh botën ngrohja klimatike?

Në vitin 2015 liderët botërore premtuan të kufizonin ngrohjen globale deri në fund të shekullut nën 2 gradë celcius, ideale do të ishte 1,5 gradë, në një përpjjekje globale për të mënjanuar katastrofat në shtim. Por sipas grupit kërkimor gjerman, Climate Action Tracker, ata po ndjekin politika që e vendosin planetin në rrugën e ngrohjes globale me 3 gradë. Në një kohë që objektivi i 1,5 gradëve do të kalohet brenda pak vitesh, temperaturat globale mund të arrijnë të ulen aty nga fundi i shekullit, sipas skenarit më ambicioz të ndërprerjes së emetimit. Dekarbonizimi i ekonomisë globale do të nxirrte jashtë atmosferës sasi të jashtëzakonshme të gazit karbonik, por teknologjia për ta bërë këtë është shumë e shtrenjtë, dhe ka shumë pak të dhëna, nëse kjo edhe do të funksionojë vërtet. “Është shumë më e lehtë të mënjanosh emetimet tani”, thotë studiuesi Malte Meinhausen nga Instituti i Potsdamit për Studimet e Ndikimit të Klimës, sepse çmimi më vonë do të jetë shumë më i lartë.

Çfarë do të ndodhë me Tokën?

Kudo në botë shirat ekstreme do të shtohen 7% më shumë me secilën gradë të ngrohjes globale. Më shumë ciklone tropikale kanë për t’u klasifikuar si të kategorisë së lartë, 4 ose 5. Shirat Monsun në Azi do të jenë më të fortë e në sezone të ndryshme. “Me çdo shtim të ngrohjes globale, ekstremet do të jenë më të mëdha”, shkruajnë autorët e studimit.

Rrebeshet e mëdha, që zakonisht mund të binin njëherë në dekadë, janë shtuar ndërkohë me 30%. Por me rritjen 3 gradë të ngrohjes globale ato do të jenë me një shpeshtësi më të madhe, dy ose tre herë në një dekadë me rënie më të madhe të sasisë së ujit për një kohë të shkurtër. Edhe thatësirat e mëdha që zakonisht ishin një herë në dekadë do të shpeshtohen në katër herë. Edhe periudhat e të nxehtit përvëlues do të shpeshtohen 9,4 herë e me 5 gradë më të nxehta. “Raporti evidenton shumë qartë  nevojën urgjente të veprimit”, thotë Veronika Eyring, një shkencëtare e Qendrës gjermane, German Aerospace Center, bashkautore e raportit të IPCC.

Disa nga ndryshimet klimatike do të shërbejnë si katalizatorë të ngrohjes globale. Gazi karbonik natyror do të fundoset në oqeane, në tokë dhe është më pak efektiv kur Toka ngrohet. Temperaturat më të larta do të shkrijnë permafrostin, akujt e përjetshëm, duke çliruar sasi të jashtëzakonshme metani në atmosferë, me pasojë shkrirjen e borës dhe akujve që mbrojnë planetin nga nxehtësia. Arktiku parashikohet të jetë pa akuj më së voni në vitin 2050. Ende, thonë studiuesit, shkrirja e permafrostit nuk mjafton të përshpejtojtë ngrohjen me një përshpejtim edhe të ndryshimit klimatik, por ajo do ta bëjë shumë më të vështirë stabilizimin e klimës.

Disa procese që kanë filluar që tani nuk mund të ndalen si niveli i deteve. Ky nivel pritet që të rritet më shumë se gjysmë metri në këtë shekull, e që tani përmbytjet e bregdeteve janë bërë më të fuqishme dhe do të vazhdojnë në të ardhmen. E pasigurtë është, thonë shkencëtarët, se se si do të ndikojnë në ekstremet klimatike shkrirja e shtresave të akujve si pasojë e ngrohjes – pritet rritje me 2 metra në vitin 2100 dhe 5 metra në vitin 2150, ky është skenari kur ka rritje “shumë të lartë” të emetimeve. Çdo hap i mbrojtjes së klimës ndihmon, thotë Douglas Maraun studiues në Qendrën Austriake, Wegener Center for Climate and Global Change. “Çdo shkallë temperatura ose e një e dhjeta e kësaj shkalle të ngrohjes nëse mënjanohet ul rrezikun e ekstremeve të motit. Kjo na ndihmon të mos e fshehim kokën në rërë.”

Ndalja e karburanteve fosile

Burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktojnë efektin serë janë qymyri, nafta dhe gazi. Por raporti 43 faqësh një përmbledhje për politikbërësit, dokument i përgatitur së pari nga shkencëtarët dhe pastaj i aprovuar rresht më rresht nga të deleguarit e qeverive në Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike nuk përmban fjalën “karburante fosile.” Autorët e IPCC nuk janë të lejuar të komentojnë apo aprovojnë takimin, i cili është konfidencial, por “në materialet që kanë shkruar shkencëtarët, absolutisht që përmenden karburantet fosile”, shkruan Meinhausen. “Por edhe nëse i humbasim disa fjalë, është një arritje e madhe që të kemi në fund një marrëveshje të të gjitha qeverive. Asnjë qeveri tani nuk mund të kthehet pas e të thotë, se nuk i beson ato që shkroi IPCC.”

Raporti i IPCC është një vazhdim i tre raporteve të mëparshme dhe publikohet para samitit për klimën të njohur si COP26 që do të mbahet në nëntor në Britaninë e Madhe. Aty liderët botërorë do të diskutojnë mënyrat e ndaljes së përdorimit të qymyrit deri në vitin 2023 dhe si si të përmbushin premtimin e dhënë vendeve më të varfra për ofrimin e 100 miliardë dollarëve në vit për t’u mbrojtur nga ndryshimet klimatike. Deri tani ky premtim nuk është bërë realitet./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ngrohja globale ngrohja globale

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet