'Mc Gonigal'/ Dosja zbulon investimet ruse, një tjetër agjent në marrëveshje me Ramën, Berisha&Meta: Të hetohet! Yuri Kim hesht
Seanca e parë në gjykatë/ Gazetarja e 'VOA': McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën 26 Janar, 0...
Seanca e parë në gjykatë/ Gazetarja e 'VOA': McGonigal s'është pyetur akoma për takimet me Ramën 26 Janar, 0...
'Marrëveshja për Asociacionin'/ Kurti: E vetmja që s'e ka kaluar testin e Kushtetueses 26 Janar, 13:43 Deklarat...
Trafik ndërkombëtar droge në Europë/ 43 arrestime në Itali dhe Shqipëri, sekuestrohen 4 mln euro 26 Janar, 08:49 ...
U la në burg, avokati i Fredi Krasniqit: Është invalid, i duheshin lekët për ndërhyrje kirurgjikale 26 Janar, 12:...
SHBA– Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tryezën e negociatave dhe t’i zgjidhin çështjet e mbetura përmes bisedimeve, sipas Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Euroazinë, Matthew Palmer.
Lidhur me paralajmërimin e qeverisë së Kosovës se do të paraqesin padi kundër Serbisë për gjenocid, Palmer tha se “ka gjithmonë shumë retorikë të nxehtë” në Ballkanin Perëndimor dhe se “ky është një sfond i gjatë për dialog”.
Sipas Express, ai shtoi se është shumë e rëndësishme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të kthehen në tryezën e bisedimeve dhe të dialogojnë për të gjitha këto çështje.
“Është kuptuar mirë se cilat çështje duhet të zgjidhen përmes një procesi dialogu. Ky proces drejtohet mirë dhe me kompetencë nga Miroslav Lajçak, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Është e rëndësishme që të dy palët të kthehen në dialog, t’i diskutojnë çështjet në tryezë, t’i zgjidhin ato dhe të shkojnë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve, e cila, në mënyrë optimale, do të bazohej në njohjen reciproke”,- theksoi Palmer.
I pyetur se çfarë posaçërisht planifikon të bëjë administrata e SHBA-së për të filluar dialogu, Palmer tha se ai do të punojë në partneritet të ngushtë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ai vuri në dukje faktin se ata janë në kontakt të rregullt me liderët politikë në Prishtinë dhe Beograd, për t’i ftuar të dy palët për të biseduar, për të punuar për të mbështetur zbatimin e marrëveshjeve të arritura përmes dialogut dhe për të theksuar vlerën e normalizimit të marrëdhënieve për Kosovën dhe Serbinë në të gjitha nivelet.
“Është një rrugë drejt një të ardhme evropiane që aspirojnë të dy vendet”, tha Palmer.
I pyetur nëse beson se presidenti serb është i sinqertë në synimin e tij që Serbia të integrohet në BE, Palmer tha se ai mendon se Vuçiq është absolutisht serioz në atë qëllim dhe se ai do të dëshironte që Serbia të përparonte në rrugën evropiane.
“Është vizioni i tij për të ardhmen e Serbisë, është vizioni i publikut serb, në një masë më të madhe, dhe kështu e shohin Shtetet e Bashkuara të ardhmen e Serbisë. Ne jemi duke punuar ngushtë me Serbinë si një partner dhe mik për ta ndihmuar në zbatimin e ndryshimeve të nevojshme”,- tha Palmer.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SIRI– Hera e fundit që Siria mbajti zgjedhjet presidenciale, në 2014, nuk kishte asnjë pikëpyetje nëse presidenti Bashar-Al Asad do të fitonte, por me for...
KINË– Njëzet e një njerëz kanë vdekur pas breshërit, shiut të ngrirë dhe erërave të forta që goditën vrapuesit duke marrë pjesë në një ultramaratonë ...
KOSOVË– Ekspertët e sigurisë thonë se gjendja në veri të vendit nuk është stabile, prandaj kërkojnë që të shtohen numri i kontrolleve në atë pjesë. M...
KONGO- Qeveria në Republikën Demokratike të Kongos ka nisur një plan evakuimi për qytetin lindor të Goma-s pas shpërthimit të vullkanit në Malin Nyiragongo.Sipa...
SERBI- Mediet serbe po shkruajnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden po bën presion të ashpër mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës....
SHBA– Një proces gjyqësor i ri prej 10 miliardë dollarësh pretendon se McDonalds ishte i përfshirë në diskriminim racor duke refuzuar të reklamonte në rrj...
ITALI– Ndërsa mbi 30 milion doza të vaksinës anti-covid janë administruar në Itali deri më sot, udhëzimet e reja mbërrijnë nga komisioneri, Paolo Figliuol...
GREQI– Autoritetet policore greke kanë krijuar një skicë të një prej autorëve të vrasjes barbare të 20-vjeçares Caroline në Glyka Nera.Sipas SKAI, autori...
BRITANI– Rritja masive e pasurisë së Sir Len Blavatnik gjatë pandemisë, me 7.2 miliardë në 23 miliardë paund e ka bërë atë njeriun më të pasur të Britanis...
ITALI– Një ngjarje e rëndë është raportuar në Cascina provincë e Pizës në Itali, ku një 11-vjeçar ka qëlluar veten me armën e shërbimit të të atit....