LIVE UPDATES
Ekonomi

Pa kondicioner dhe pa orare! Urbanët “tmerri” i qytetarëve të Tiranës, SFIDA e qytetarëve për Veliajn: Të dalë njëh

16 Korrik 2021, 17:54 Nga DOSJA
Pa kondicioner dhe pa orare! Urbanët “tmerri” i qytetarëve

Temperaturat e larta të këtyre ditëve të nxehta bëhen akoma më të padurueshme, nëse për të shkuar diku nuk mund të marrësh makinë dhe duhet të udhëtosh me autobus. Të ngjeshur me njëri-tjetrin në temperatura që shkojnë gati 40 gradë, qytetarët e Tiranës udhëtojnë në autobusët e linjave të ndryshme në kryeqytet pa iu siguruar as kushtet më minimale.

Thuajse asnjë autobus nuk i ka të ndezur kondicionerët, ndërsa nuk përjashtohen as rastet kur pasagjerët mund të kenë përjetuar edhe gjendje të fikti për shkak të kësaj situate.

“Është e tmerrshme. Asnjë nuk do t’ia dijë. Një ditë një gruaje për ka sa nuk i ra të fiktë nga vapa” shprehet një pasagjere e linjës së autobusit Qendër- Kopshti Zoologjik- TEG.

“Edhe kur i themi faturinos pse nuk i ndez kondicionerët nuk është se ndryshon gjë. I thashë dhe bëri sikur nuk më dëgjoi. Në rastin më të mirë shfajësohen duke thënë se nuk kanë faj dhe se kështu janë urdhëruar” thotë një tjetër grua.

E vërteta është se stacionet e linjave të autobusit në qytet vuajnë të gjithë nga mungesa e përdorimit të kondicionerëve, ndërkohë që thuajse në asnjë linjë autobusi, butoni që shoferët duhet të shtypin për të freskuar urbanin nuk ndizet.

“Kemi urdhër nga drejtuesit. Boll bërtitët, nuk kemi faj” shfajësohet një faturino, ndërkohë që nën zë pohon se ankesat mund të bëhen te Bashkia.

Qytetarët shprehen të idinjuar edhe për faktin se autobusët mbingarkohen me njerëz, pavarësisht vapës dhe situatës me pandeminë.

“Le të dalë njëherë kryetari i Bashkisë në këtë orë e të udhëtojë me autobus e të shohë se çfarë ndodh. Rrinë njerëzit si sardele e as nuk pyet kush” thotë një qytetar, i cili udhëton në linjën e autobusit për në Kinostudio.

Të ngjeshur me njëri-tjetrin, pa ajrosje dhe freskim, qytetarët përveç kushteve të mjerueshme brenda në autobusë, ku nuk ka asnjë kontroll mbi cilësinë e shërbimit ankohen edhe për shpeshtësinë me të cilin autobusët lëvizin.

Ndryshe nga çfarë thuhet nga Bashkia e Tiranës për itinerarin dhe stacionet e linjave të transportit publik të Tiranës brenda njësive administrative urbane, që pritja në stacionet e autobusëve mund të variojë nga 3 deri në 13 minuta sipas linjave të autobusëve dhe orarit (orar piku ose orar normal), në shumë raste, kjo pritje zgjat mbi 30 apo 45 minuta.

Shqetësim për një pjesë të linjave është edhe orari i funksionimit të tyre. Edhe pse vërehet se orari i transporti publik është 06:00 – 23:00 çdo ditë (pavarësisht festave ose ditës së javës), diçka e tillë nuk zbatohet në të vërtetë në të gjitha linjat.

Një shembull për këtë është linja e stacionit Qendër-Kopshti Zoologjik-TEG, ku jo rrallë herë, sidomos gjatë fundjavave është thuajse e pamundur të planifikosh të udhëtosh me autobus dhe aq më keq, autobusët e ndërpresin qarkullimin pas orës 18:00 apo 19:00 të mbrëmjes.

Marrë nga GazetaSi

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale bashkia e tiranes erion veliaj urbanet ne tirane bashkia e tiranes erion veliaj urbanet ne tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit