Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në kulmin e tyre gjatë vitit 2020, shpenzimet buxhetore kanë kulmuar këtë vit.
Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2021, qeveria ka shpenzuar rreth 263 miliardë lekë, vlerë kjo 30 miliardë lekë (244 milionë euro) ose 12% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rritja u udhëhoq nga shpenzimet korente me rreth 22,6 miliardë lekë ose 184 milionë euro më shume se vitin e kaluar dhe rritja e investimeve me 28% ose 63 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.
Brenda shpenzimeve korente, rritjen më të madhe e kishin shpenzimet për fonde speciale (sigurime shoqërore dhe shëndetësore) me rreth 9,4 miliardë lekë ose 11% më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2020. Rritja e shpenzimeve për skemën e sigurimeve shoqërore u nxit nga indeksimi i pensioneve para zgjedhjeve.
Shpenzimet për personelin (pagat) arritën në 35.9 miliardë lekë në 6-mujorin e parë, me një rritje prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln eurosh) si pasojë e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.
Rritja e borxhit publik me gati 12 pikë përqindje të PBB-së brenda vitit 2020, po shton presionin e shpenzimeve buxhetore për interesa. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, interesat për pagesat e borxhit arritën në 18,3 miliardë lekë me një rritje 21% në raport me 6-mujorin e parë 2020, ose 26 milionë euro më shumë. Rritja më e madhe ishte në interesat e borxhit të jashtëm, pagesa e të cilave u zgjerua me 56% këtë vit, me një vlerë shtesë prej 19 milionë eurosh në raport me një vit më parë.
Shërbimi i borxhit publik do të vijë në rritje gjatë viteve në vijim, si pasojë e zgjerimit të deficitit buxhetor në rreth 1 miliard euro.
Brenda zërit të shpenzimeve korente rritje të lartë panë edhe shpenzimet operative dhëne të mirëmbajtjes të cilat arritën në 25, 2 miliardë lekë në janar-qershor 2021 me një rritje 34 milionë euro në raport me 6-mujorin e parë 2021 ose 20%. Shkak për këtë rritje janë bërë zgjedhjet e përgjithshme, të cilat nxiten rikonstruksione dhe riparime në disa objekte të infrastrukturës publike si rrugë dhe ujësjellës.
Gjithashtu shpenzimet për pushtetin vendor u rritën më tej këtë vit, duke arritur në 24,3 miliardë lekë ose 2 miliardë lekë (16 mln euro më shumë se në vitin e kaluar kryesisht si pasojë e nxitjes që erdhi nga zgjedhjet e përgjithshme.
Investimet kapitale panë rritjen më të madhe të shpenzimeve në përqindje. Në gjashtë muajt e parë u raportuan si shpenzime kapitale 35,7 miliardë lekë ose 7,8 miliardë lekë (63 mln euro) më shumë se viti i kaluar, me rritje 28%. Në këtë rritje kanë ndikuar shpenzimet për rindërtimin, të cilat ishin 10.8 milionë euro më 2021 nga 0 që ishin në 6-mujorin e parë 2020.
Qeveria ka rritur me rreth 100 milionë euro fondin për shpenzimet kapitale për gjithë vitin 2021 duke i çuar ato në rreth 1 miliard euro, vlera rekord e arritur në këto tre dekadat e fundit.
Në të kundërt, shpenzimet për ndihmën ekonomike, kompensimin e të përndjekurve dhe fondi rezervë shënuan ulje. Shpenzimet për ndihmën ekonomike u ulën me 3 % ose 3 milionë euro dhe fondi rezervë ishte 91 milionë euro më i ulët, për shkak se vitin e kaluar, këto shpenzime u rritën nga paketat e ndihmës anti -Covid dhe fondet e garancisë.
Për rindërtimin, në 6 muajt e parë të vitit u shpenzuan 10.8 miliardë lekë. Ritmet e shpenzimeve për rindërtimin ranë ndjeshëm në maj, në 1.7 miliardë ekë, ndërsa arritën kulmin në mars, para zgjedhjeve, me 3.9 miliardë lekë. Për 6-mujorin, qeveria ka shpenzuar 39% të planit vjetor prej 28 miliardë lekësh.
Pavarësisht rritjes së shpenzimeve, përmirësimi i të ardhurave ndikoi në uljen e deficitit buxhetor.
Niveli i deficitit për periudhën 6-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë, ose rreth 9.6 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6-mujore, niveli i deficitit rezulton 58.4% e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliardë lekësh.
MONITOR
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Banka e Shqipërisë ka propozuar disa ndryshime në rregulloren “Mbi parimet bazë të drejtimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja dhe kriteret për miratimi...
Të ardhurat totale të buxhetit për periudhën janar-qershor 2021 kanë shënuar një rritje të ndjeshme në raport me vitin e kaluar, kur vendi ishte në karantinë to...
Perikli Zoto nga Himara ankohet në emisionin Fiks Fare se i kanë zaptuar pronën. Dy policë të kufirit të cilët duhet të ishin njerëzit që jo vetëm duhet të resp...
Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Komar të Njësisë Administrative Buz, rreth 20 kilometra larg Memaliajt. Qytetari Xhemil Xhafa ka një problematikë. Shtëpinë e...
Në Tiranë, Organizata Monitoruese Open Data Albania publikoi një studim, sipas të cilit detyrimet e buxhetit të shtetit ndaj koncensioneve dhe PPP-ve kanë shkua...
TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka përgatitur një listë me këshilla për të gjithë qytetarët në mënyrë që të mos ndikohen nga temperaturat e...
TIRANË– Mbi 9200 shkelje janë konstatuar gjatë vitit të kaluar në sistemin e prokurimeve publike, në sistemin e tatim-taksave, apo edhe sa i takon mo...
Nga zbatimi i fazës së dytë të fiskalizimit kanë kaluar 2 javë dhe kontabilistët sërish ngrenë shqetësimin se bizneset po hasin çdo ditë vështirësi për l...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë sqaroi së fundmi operatorët ekonomikë lidhur me disa çështje që kanë të bëjnë me tenderin për ndërtimin e tunel...
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi këtë javë një listë të gjatë me vendime që japin leje ndërtimi apo zhvillimi në disa projekte të rëndësishme qoftë në inf...