LIVE UPDATES
Ekonomi

E la shtëpinë që të përdorej si shkollë, Bashkia Memaliaj nuk i jep paratë e qirasë

15 Korrik 2021, 19:46 Nga DOSJA
E la shtëpinë që të përdorej si shkollë, Bashkia

Emisioni Stop ka shkuar në fshatin Komar të Njësisë Administrative Buz, rreth 20 kilometra larg Memaliajt. Qytetari Xhemil Xhafa ka një problematikë. Shtëpinë e tij e kishte lënë kundrejt pagesës për të shërbyer si shkollë. Por nga viti 2018, kur dhe kjo shtëpi funksionoi si shkollë, nuk ka marrë pagesën deri në vitin 2020.

Xhemili tregon se në atë kohë nuk kishte lidhur një kontratë me shkrim me Drejtorinë Arsimore, pasi nuk kishte certifikatën e shtëpisë.

Certifikata ka dalë në 2020 dhe ka marrë pagesën për vitin 2020-2021, por jo për 2018-2019. Pagesa që duhet të marrë është 50 Lekë për metër katror, pra 47 mijë Lekë të vjetra në muaj.

Ai shprehet se Bashkia e Memaliajt nuk ia jep duke e sorollatur.

“Problemi qëndron se në 2018 unë këtë shtëpi ma kanë kërkuar për shkollë dhe e kam dhënë për shkollë. Mirëpo kemi bërë një marrëveshje me Drejtorinë Arsimore, nuk e kemi bërë me dokumente. Mirëpo problemi qëndron se nga 2018, 2019 dhe 2020 mua nuk më paguajnë. Kam patur dokumente për këtë shtëpi, e kam nxjerrë certifikatën nga Hipoteka, mirëpo e kam nxjerrë pak me vonesë. Certifikatën e shtëpisë e kam marrë në Janar 2020. Drejtoresha e shkollës ka dhënë një dokument që nga viti 2018 deri më sot që është në vazhdim që kjo ka funksionuar dhe funksionon si shkollë. Mirëpo problemi është me bashkinë. Më kanë sorollatur, i kam vajtur tek kryetari, te nënkryetarja, te juristi, kam vajtur te të gjithë dhe më kanë dërguar secili më thotë shko te ai dhe si përfundim nuk më kanë dhënë asnjë zgjidhje. Pagesë kam marrë Shtator 2020 dhe 2021. Shuma e ambientit është 50 Lekë/mëtër katrorë. Unë kam 94 metër katrorë dhe i bie 47 mijë Lekë të vjetra në muaj. Dhe këto nuk m’i japin për periudhën që kjo është shkollë. Nuk ka pasur një kontratë më përpara se mua më ka kërkuar certifikatën e pronësisë së shtëpisë. Unë kam vajtur kam pyetur në Hipotekë dhe më kanë thënë që shtëpia figuron mbi emrin tënd dhe kam vajtur në bashki u kam thënë që shtëpia është në emrin tim dhe ata më kanë thënë që kur të biesh certifikatën e shtëpisë, ne do t’i likujdojmë. Mirëpo faktikisht ata nuk e kanë bërë këtë. Unë kërkoj që të marr pagesën e këtyre viteve që nuk m’i kanë dhënë“, shprehet qytetari Xhemil Xhafa.

Drejtoresha e shkollës që e ka përdorur atë ambient e konfirmon faktin se shtëpia e qytetarit është përdorur si shkollë.

“I bëmë një kërkesë bashkisë, për të na rregulluar një ambient.Drejtoria Arsimore thjesht e ka hapur, duke informuar ne që është ky ambient atje dhe s’ka tjetër. Ne kemi informuar, që do ta hapim këtu. Është konfirmuar si shkollë”, shprehet drejtoresha.

Në Bashkinë e Memaliajt, nënkryetarja i thotë Xhemilit se kanë kaluar paratë e vitit 2018, por më pas shprehet, se nuk i takojnë.

Denoncuesi: Ca u bë për atë?

Punonjësi: Kaloi ajo, kaloi.

Denoncuesi: Do t’i marr ato?

Punonjësi: Do t’i marrësh, vetëm fol me financën ku merren lekët!

Denoncuesi: Për ato vitet e para?

Punonjësi: Nga 2017-ta.

Denoncuesi: Nga 2018-ta…Domethënë 2018 e këtej?

Punonjësi: Po, po!

Denoncuesi: Po me kë të flas tani unë?

Punonjësi: Tani fol me financën!

Denoncuesi: Tani ato kanë kaluar vetëm 2020, 2021-shin kanë kaluar.

Punonjësi: Epo i hedhin më mbrapa, avash-avash. Ke shpenzime të tjera, nuk i hedhin dot direkt këta. Për të marrë, do i marrësh ato. E kupton? Se nuk t’i hedhin dot direkt. Do t’i hedhin pak nga pak.

BISEDA ME NËNKRYETAREN

Denoncuesi: Unë kam problem për ato dy vitet e para.

N/kryetarja: Nuk i merr dot ato, se janë me prapaveprim.

Denoncuesi: Nuk i marr dot ato?

N/kryetarja: Nuk e di! Ne s’kemi qenë në punë, në 2016-ën.

Denoncuesi: Po jo në 2016-ën, në 2018-ën.

N/kryetarja: Po në 2018-ën s’kemi qenë. Kemi ardhur në 2019-ën. Ky është vendimi, që është lejuar marrja, po e kanë një vendim. E kanë këta një vendim. Në 2016-ën është marrë një vendim për marrjen e shkollës me qera. E ke certifikatën, po në atë kohë, që do lidhje kontratën, nuk e kishe certifikatën.

Denoncuesi: Po mirë, objekti pse u mbajt?

N/kryetarja: Tani, unë ta kam mbajtur?

Denoncuesi: Po kush e mbajti?

N/kryetarja: S’kam qenë po të them. Mungesa e certifikatës të ka penalizuar për gjithë këtë.

Ndërsa kryetari i Bashkisë Memaliaj i thotë gazetares së emisionit “Stop” zotëria do të ketë përgjigje zyrtare dhe do të marrë pagesat siç e parashikon ligji. Ai shprehet se nuk ka qenë kryetar në kohën kur objekti është dhënë me qira.

Gazetarja: Për muajt nga 2018-ta dhe më vonë nuk i kanë dalë.

Kryetari: Do të trajtohet nga zyra juridike, sepse pagesa e këtyre rasteve, jepet me vendim të Këshillit Bashkiak.

Gazetarja: Zoti Xhemil ka ardhur disa herë këtu dhe i është thënë do merret tani, nuk merret, se s’ke pas certifikatën atëherë.

Kryetari: Do zbatohet ligji.

Gazetarja: Pse nuk është zbatuar deri tani?

Kryetari: Të lutem, do të zbatohet ligji.

Gazetarja: Pse nuk është zbatuar deri tani? Zotëria vërtet e ka marrë certifikatën në 2020-ën, por është e regjistruar në 2018-ën dhe e ka patur pronën me ligjin e trojeve, pra ka figuruar në emrin e tij. Dhe ju keni një vërtetim nga zyra arsimore, që tregon, që në vitin 2018-2019, 2020-2021 mësimi është zhvilluar dhe po zhvillohet në ambientin e pronarit Xhemil Xhafa. Pra, e vërteton, që prona ka qenë e zotërisë.

Kryetari: Do trajtohet nga Këshilli Bashkiak.

Gazetarja: Kur do trajtohet?

Kryetari: Sipas procedurës. Si mendon, se do ta trajtojmë tashti? Do trajtohet sipas ligjit!

Gazetarja: Ta trajtoni tani! E di cila është më qesharake? Se është 500 lekë të vjetra për metër katror, zotëria vonohet kaq shumë.

Kryetari: Në qoftë se s’është në plan, do kalohet në mbledhjen e rradhës së Këshillit Bashkiak. Unë në 2018-ën nuk kam qenë kryetar bashkie.

Gazetarja: Që s’ke qenë, s’do të thotë, që do t’ia hedhësh fajin atij, që ka qenë më përpara.

Kryetari: Tani, se s’ka funksionuar atëherë, letrat, që i ka sjellë me vonesë, kjo s’do të thotë, që ai do marri lekët, sipas ligjit, sa i takojnë.

Gazetarja: Po mirë, nga 2018-ta, sa vite kanë kaluar?

Kryetari: Të lutem, po të them, që ai do marri lekët sipas ligjit.

Gazetarja: Dhe për pjesën e 2018-2019-ës?

Kryetari: Po sic e lejon ligji, unë nuk mund të them. Nuk jam jurist.

Gazetarja: Po tani mua më duhet një përgjigje nga kryetari i bashkisë, nuk më duhet përgjigje nga një punonjës, që nuk ia ka idenë. Se ju kështu po flisni. Sic e ka ligji, nuk e di.

Kryetari: Do ta marri përgjigjen sipas ligjit. Kaq!

Gazetarja: Si e ka ligji?

Kryetari: Do ta marrësh përgjigjen me shkrim.

Gazetarja: Ka tre vite, që merr përgjigje të ndryshme. Si e ka ligji për këtë rast? Do e përfitojë, apo jo?

Kryetari: Mbaruam bashkë, të lutem! Ato procedura, që janë vonuar do të zgjidhen.

Gazetarja: Dhe do t’i marri lekët?

Kryetari: Patjetër!

Marrë nga tvklan.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale memaliaj xhemil xhafa memaliaj xhemil xhafa

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale