LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Operatori i Kinostudios rrëfen takimin sekret të Mehmet Shehut me Mao Ce Dunin: Çfarë i tha Hrushovi Enver Hoxhës për Tito

24 Prill 2019, 09:42 Nga DOSJA

ALMA MILE/ Dhimitër Lala ishte ndër operatorët e parë të Kinostudios “Shqipëria e re” e më pas edhe i Televizionit Shqiptar. E dashuronte punën që bënte dhe kjo ishte edhe arsyeja pse i besonin kronika e dokumentarë me rëndësi të veçantë për kohën.

Do të ishte pas udhëheqjes në takimet që ata bënin jo vetëm anë e mbanë Shqipërisë, por dhe me delegacione të huaja. Ka qenë aty në takimin e Mehmet Shehut me Mao Ce Dunin dhe Çu En Lain; të Enver Hoxhës me Hrushovin e shumë delegacione të tjera..

Për Dhimitër Lalën nuk ishte me rëndësi thjesht fakti që kishte besimin e udhëheqjes, por që në të gjitha kronikat dhe dokumentarët që realizonte, ai përshkruante punën e shqiptarëve.

Nuk i numërohen dekoratat dhe titujt që ka marrë për aktivizimin e tij në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, që kur ishte 12 vjeç e më pas për filmat e realizuar. Pas vitit 1974, për shkak të një drame familjare, karriera e tij do të ndërpritej në mes. Do të punonte në minierë e në ngarkim-shkarkim, deri në ndërrimin e sistemeve.

Sot është 88 vjeç dhe jeton me një pension minimal, llogaritur mbi pagën e punës si minator përpara viteve ’90. Asnjë shpërblim për punën e bërë për vite me radhë si operator, për dokumentarët e kronikat e realizuara në të gjithë Shqipërinë, në kohëra të vështira, me sakrifica të jashtëzakonshme.

Është propozuar dy herë nga dy drejtueset e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ish-drejtorja Elvira Diamanti dhe ajo e tanishmja, Iris Elezi, për titullin “Mjeshtër i Madh”, por as Presidenti që nuk i kursente dekoratat për gjithfarë figurash me vlera të diskutueshme, Bujar Nishani, nuk ia akordoi.

Po ashtu, që prej kohës së ministrit Aldo Bumçi, por edhe një vit më parë, disa nga kineastët më të njohur shqiptarë u kanë kërkuar institucioneve përkatëse pension të posaçëm për Dhimitër Lalën, por ende asgjë. Në moshën 88- vjeçare, më shumë se për ato të holla, Dhimitër Lala e dëshiron një pension dinjitoz si vlerësim për punën që ka bërë për vite me radhë dhe filmat, që si dokumente ruhen sot në arkivat e filmit.

Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj.

Kam lindur në Pogradec më 2 tetor 1931. U shkollova në qytetin e lindjes, por shumë i vogël u angazhova në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Sa vjeç ishit?

Isha 12 vjeç dhe kisha rolin e korrierit. Më pas u bëra pjesë e Brigadës IV, me Komandant Nexhip Velçanin, dhe kam marrë pjesë në Operacionin e Qershorit të ‘44-s, kemi luftuar në Lurë, Peshkopi, Dibër të Madhe. Kam marrë pjesë edhe në çlirimin e Tiranës.

Ç’ju lidhi me Luftën? Nuk kishit frikë?

Kisha dy dajallarë dëshmorë, një në Luftën e Spanjës dhe një këtu. Kjo më nxiti edhe më tepër t’i bashkohem luftës. Por isha fëmijë dhe nuk e dija se çfarë ishte vdekja, nuk kisha frikë. Për pjesëmarrjen time në luftë kam marrë edhe dekorata e vlerësime si “Medaljen e Trimërisë”, “Medaljen e Çlirimit” dhe “Medaljen e Kujtimit”.

Çfarë bëtë pas lufte?

Pas lufte ndoqa shkollën e mesme “Skënderbej” dhe më pas Akademinë Ushtarake për oficer. Punova pak vite, por nuk më pëlqente, nuk doja të vazhdoja më dhe ngula këmbë të më lironin. Që aty shkova në Kinostudio dhe u bëra operator. Jam nderuar me Urdhrin e Punës së Klasit IIItë për filmin dokumentar në pusin 542 në marinzë; “Naim Frashëri i artë”, për filmin dokumentar “Dyluftim me flakët”; “Naim Frashëri i artë” me rastin e 80-vjetorit të lindjes

Ju kishit qenë edhe në luftë, përse nuk donit të bëheshit oficer? Ç’ju lidhte me filmin?

Që të punosh në ushtri duhet të jesh karrierist, ndërsa unë nuk e kisha këtë prirje. Ndaj edhe ngula këmbë të ikja që aty. Artet më pëlqenin, kisha sy të mirë, isha i shkathët. Ishte operatori i parë shqiptar, Hamdi Ferhati dhe Mandi Koçi që ma mësuan zanatin dhe që atëherë punova si operator në Kinostudio.

Keni realizuar shumë kronika dhe dokumentarë me bashkëpunëtorë, por shumë të tjerë edhe vetëm…

Në vitin 1958 kalova te kronika e dokumentarët. Kam realizuar 28 filma dokumentarë si operator realizues. Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë vendit, duke marrë pjesë në takime të rëndësishme. Unë kam qenë edhe në takimin e fshehtë të Mao Ce Dunit me Mehmet Shehun në Kinë, edhe me Çu En Lain, si dhe kam xhiruar Hrushovin që nga momenti i zbritjes nga avioni.

Çfarë kujtoni nga takimi në Kinë?

Mua më morën pa më treguar se ku po shkonim. Më çuan në një parcelë me agrume, në një shtëpi të ulët, ku mund të futej edhe shiu. Aty jetonte Mao Ce Dun-i. Kam ndenjur 10 minuta vetëm për vetëm me të. Unë nuk dija anglisht apo frëngjisht, po as ai nuk dinte italisht, megjithatë disi u morëm vesh. Ndërsa nga takimi me Çu En Lain mbaj mend një bisedë informale mes tij dhe Mehmetit.

Kur hynin operatorët për të xhiruar, ata zhvillonin vetëm biseda të lira, kurse kur zhvilloheshin bisedat zyrtare, neve na nxirrnin jashtë. Në këto momente, dëgjoj Mehmetin që i thotë Çu En Lait: “Ne, atyre që tradhtojnë marksizëm-leninizmin, u japim plumbin ballit…” Çu En Lai kishte një pamje të buzëqeshur gjithmonë dhe i thotë: “Kjo kokë që ju i jepni plumbin, nuk është lakër. Ka forma të tjera. I çoni diku në fshat, jepuni veprat e marksizëm-leninizmit të Maos dhe Enverit dhe ata të lexojnë, e ndryshojnë mendim.

Po nga bisedat me Hrushovin, ç’ju zuri veshi?

Kur erdhi Hrushovi, unë isha i pari që pata kontakt se u ngjita deri tek avioni. Kur u takua me Enverin, i tha me zë të ulët: “Sa të jem unë këtu, mos e zër me gojë Titon dhe Jugosllavinë”.

Keni realizuar shumë dokumentarë për udhëheqjen, për Enverin, me sa duket ishit i besuari i tyre, apo jo?

Po, e vërtetë, kam realizuar shumë të tillë. Unë isha shumë i shpejtë në xhirim dhe nuk i lodhja udhëheqësit, ata më kishin të preferuarin e tyre. Teksa xhiroja, unë bëja edhe punën e montazhierit, sepse e dija se çfarë pamjesh duhet të merrja. Enver Hoxha kishte simpati për mua. Njëherë, kur Enveri do të shkonte në Gjirokastër, ndaluam në “Ujin e ftohtë” në Tepelenë për mëngjes. Enveri ishte me diabet dhe kishin përgatitur ushqime të veçanta për atë. Ai ishte me Nexhmijen. Po xhiroja, kur ai më thirri: Dhimitër eja, ulu dhe ha me ne. Unë refuzova, ndihesha në siklet. Në atë moment vjen Shefqet Peçi dhe duke qenë më i moshuar, unë u ngrita dhe ika. Por Enveri ishte i vëmendshëm. Ai thirri komandant M. Prodanin dhe i tha të merrte një letër dhe mbështolli të gjitha çfarë ishin mbi tryezë e m’i solli mua për të ngrënë në makinë.

Po me Mehmet Shehun, si i kishit raportet, meqë keni qenë edhe në Kinë me të…

Me Mehmetin më ka qëlluar të shkoj jo vetëm në Kinë, por edhe në zona të thella malore, në mes të dëborës. Ai më dëgjonte, madje i kam kërkuar atij shtëpi, sepse unë jetoja me gruan dhe fëmijët në një dhomë të vogël. Ai dha urdhër të më jepej shtëpi dhe m’u dha 2 dhoma e një kuzhinë. Madje, iu desh të ndërhynte dy herë për këtë gjë. Por, më lejoni të them se, unë nuk kam bërë filma për udhëheqjen. Përmes tyre, nëpër kronika e dokumentarë unë kam nxjerrë punën e popullit tonë.

Në vitet ’70 ju kaluat në Radio Televizionin Shqiptar, përse?

Televizioni ishte në hapat e tij të parë dhe për t’i dhënë hov, ata morën specialistë nga Kinostudioja dhe mua, Endri Kekon, Ismail Ballën e Kristaq Dhamon na kaluan për të dhënë përvojën tonë. Unë punova aty deri në vitin 1974, por më pas do të vijonte një periudhë e errët e jetës sime që do të më largonte përfundimisht nga profesioni im. Kur erdhi demokracia më kërkuan sërish, por isha i lodhur, kisha punuar në minierë dhe në ngarkim-shkarkim për vite me radhë, edhe pse isha nderuar me dekorata e tituj për kohën e luftës, por edhe për filmat që kam bërë. Prej vitesh kam dalë në pension dhe jetoj me një pension minimal. Deri më sot janë bërë dy kërkesa pranë kryeministrave të ndryshëm për të më dhënë pension të posaçëm, por ende nuk është bërë asgjë.

Burimi: Panorama

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur mao ce duni mehmet shehu operator i kinostudios takim i fshehtë mao ce duni mehmet shehu operator i kinostudios takim i fshehtë


Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin