Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
TIRANË– Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka dhënë mesazhin e parë pasi ka lënë ambinetet e spitalit ku po kurohej nga Covid-19. Në një status në faqe në Facebook, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë shkruan se Janullatos falenderon të gjithë mjekët dhe infermierët që janë kujdesur për të gjatë kësaj periudhe.
Në shimin e bërë në rrjetet scoiale, nuk janë harruar të përmenden as politikanët e shumtë shqiptarë e grekë, mes tyre kryeministri Edi Rama dhe Presidentin Ilir Meta, të cilët i kanë uruar shërim të shpejtë.
Postimi i plotë:
Kryepiskopi Anastas del nga Spitali. Falënderimet e tij të përzemërta. Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, pas një trajtimi mjekësor dymbëdhjetëditor në Pavijonin e Terapisë Intensive të Spitalit “Evangelismos”, do të vazhdojë trajtimin mjekësor të nevojshëm në shtëpi, në Athinë. Duke lavdëruar Perëndinë për ecurinë e kësaj sprove të rëndë, Kryepiskopi shpreh mirënjohjen e tij për mjekët dhe infermierët e Pavijonit të Terapisë Intensive, nën drejtimin e profesoreshës znj. Anastasia Kotanidhu. Fortlumturia e Tij falënderon nga thellësia e zemrës për urimet vëllazërore shumë të vyera Tërëshenjtërinë e Tij, Patriarkun Ekumenik, z. Vartholome; Fortlumturitë e tyre, patriarkët e Aleksandrisë, z. Theodhor; të Antiokisë, z. Joan; të Jeruzalemit, z. Theofil; të Moskës, z. Kirill; Fortlumturitë e tyre, Kryepiskopin e Qipros; z. Krisostom dhe të Athinës, z. Jeronim, si edhe shumë hierarkë të tjerë të shtrenjtë. Kryepiskopi falënderon ngrohtësisht Hirësinë e Tij Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Kryegjyshin Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Arqipeshkvin Mitropolitan të Shkodrës, Mons. Anxhelo Masafra. Ai shpreh falënderime të ngrohta për mbështetjen e ngrohtë të Shkëlqesive të tyre, për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta; për Kryeministrin, z. Edi Rama; për Presidenten e Republikës së Greqisë, znj. Ekaterini Sakelaropulu; Kryeministrin, z. Kiriako Mitsotakis; për ish-presidentët e Republikës së Greqisë, z. Prokopi Pavlopulos dhe z. Kristo Sarcetakis; për kryetarin e Opozitës Parlamentare, z. Aleksi Cipras; për ish-kryeministrin, z. Andonis Samaras; për ministrat z. Niko Dendias dhe Miltiadhis Varvitsiotis; për z. Miki Theodhoraki, për Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi; për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj; për kryetarin e PBDNJ-së, z. Vangjel Dule; për gazetarë shqiptarë dhe grekë. Gjithashtu, falënderon me të gjithë zemrën miqtë e panumërt, klerikë dhe laikë, të njohur dhe të panjohur, që e mbështetën me lutjet e përzemërta dhe me shprehjet spontane të dashurisë së tyre gjatë kësaj kohe. Pjesëmarrja e heshtur në vuajtjen e popullit të Perëndisë ndihmon në mënyrë mistike në arritjen e kohezionit social. Dashuria spontane e sinqertë gjithmonë fal fuqi në çastet e vështira të njerëzve. Dashuria është gjëja më e vyer që mund të ekzistojë në botë.
Nga Sekretaria e Sinodit të Shenjtë
Tiranë, 23 nëntor 2020
Janullatos la sot spitalion. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos u infektua me koronavirus më 11 nëntor. Gjendja e tij u përkeqësua dhe u transportua me urgjencë në Greqi me avion ushtarak për ndihmë të specializuar mjekësore. Pas trajtimit të marrë në spitalet fqinje, gjendja e tij u përmirësua dhe pritet të vijë në Shqipëri.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Mbyllet kopshti “Çlirim 1” në Berat. Dosja.al mëson se 2 edukatore të këtij kopshti janë vendosur në karantinë, pasi janë të infektuara me C...
TIRANË– Një informator i tregoi policisë se si një shpërndarës kokaine në zonën e ish-bllokut po përdorte formula nga më të pabesueshmet për t’u shërbyer k...
TIRANË– 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës janë gjobitur më nga 3 mijë lekë secili. Policia e Shtetit përmes njoftimit zyrt...
DURRËS– Familjarë, mië e të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit ish-zv/kryeministrin Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Homazhe...
DURRËS– Në qytetin e Durrësit vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë, M...
TIRANË– OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 5 shtetasve ne Tirane: Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi, Gentian Çani.K...
TURQI– Një lajmi i trishtë nga familja Sytari. Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari.Bardhyl Sytari, s...
KAKAVIJË– Pika Kufitare e Kakavijës do të mbyllet ditën e nesërme pasi pala greke do të futet në grevë.Njoftimi i është bërë i ditur nga Policia Kufitare n...
ITALI- Gjendja e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo, i cili po kurohet në spitalin klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari është ...
GJIROKASTËR– Pamje “të frikshme” janë regjistruar në Gjirokastër në këto kohë pandemie. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme në a...