"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
REKORD gjobash! Policia ndëshkon 1579 qytetarë që lëviznin pa maska dhe 7 të tjerë që thyen karantinën, 1 mln lekë për
23 Nëntor 2020, 14:30Nga DOSJA
TIRANË– 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës janë gjobitur më nga 3 mijë lekë secili. Policia e Shtetit përmes njoftimit zyrtar bëri me dije se gjithashtu është vendosur një masë administrative prej 1.000.000 lekësh për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Masë administrative është vendosur edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë, duke u ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja.
10 persona që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit në momentin që janë ndaluar, janë shoqëruar për në komisariat. Pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Njoftimi nga Policia e Shtetit
Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid. Ndëshkohen me masë administrative 1579 qytetarë që u konstatuan pa maskat mbrojtëse, gjatë fundjavës. Masë administrative 1.000.000 lekë për një subjekt që nuk respektoi protokollet e sigurisë. Masë administrative edhe për 7 qytetarë që nuk zbatuan masat kufizuese pas orës 22:00, në fundjavë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë fundjavës, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 1579 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu, gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar dhe ndëshkuar me masën administrative 1.000.000 lekë, 1 lokal në ambientet e të cilit nuk respektoheshin protokollet e sigurisë. Gjatë kontrolleve në fundjavë janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 10 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Gjithashtu, gjatë fundjavës, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 7 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Familjarë, mië e të afërm kanë përcjellë për në banesën e fundit ish-zv/kryeministrin Bashkim Kopliku, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Homazhe...
DURRËS– Në qytetin e Durrësit vijon shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat xheniere të ushtrisë, M...
TURQI– Një lajmi i trishtë nga familja Sytari. Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19, babai i Myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari.Bardhyl Sytari, s...
KAKAVIJË– Pika Kufitare e Kakavijës do të mbyllet ditën e nesërme pasi pala greke do të futet në grevë.Njoftimi i është bërë i ditur nga Policia Kufitare n...
ITALI- Gjendja e Arqipeshkvit të Tiranës dhe Durrësit imzot George Frendo, i cili po kurohet në spitalin klerikal Miulli di Acquaviva delle Fonti në Bari është ...
TIRANË– Autostradat janë përgjakur mëngjesin e sotëm. Në autostradën Lezhë-Milot dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë, njëri prej ...
KRUJË– Një 40 vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar këtë të hënë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në aksin rrugor Thuma...