LIVE UPDATES
Aktualitet

“E fsheh drogën në lulishte dhe te sahatët e ujit”/ Qytetarët bëhen ‘spiunë’, lajmërojnë fije e për pe akti

23 Nëntor 2020, 14:52 Nga DOSJA
“E fsheh drogën në lulishte dhe te sahatët e ujit”/

TIRANË– Një informator i tregoi policisë se si një shpërndarës kokaine në zonën e ish-bllokut po përdorte formula nga më të pabesueshmet për t’u shërbyer kokainë përdoruesve të shumtë. “Ky shtetas përdor platformën Whats App, Instagram, e fsheh drogën në lulishte apo në kasetat e matësve të ujit apo të energjisë elektrike”, ju tha policisë nga një shtetas që solli më pas organizimin e antidrogës në zonën e ish-bllokut. Por ndonëse nga vëzhgimi i mëpasshëm i dyshuari që shpërndante kokainë në bllok u monitorua, ai ia doli paq të mos zbulonte bashkëpunëtorin e tij, që nuk u arrit as të kapej dhe as të identifikohej.

Për rrjedhim para drejtësisë doli vetëm K. X një 22-vjeçar, i dënuar më parë. Nga studimi i akteve përshkruhet në dosjen që gazeta Si disponon u mblodhën informacione se 22-vjeçari shiste kokainë në ish-bllok, pasi furnizohet nga një person tjetër i paidentifikuar. Bashkëpunëtori i tij e furnizon me sasi 40 gramë që ndahet në njësi 0.3 gramë që ambalazhohen në qese të vogla me djegie dhe përfundojnë te përdoruesit për një dozë 3500 lekë të reja. Për ndarjen e dozave sipas informatorit, i dyshuari përdor banesën e tij ku dhe mban paratë e fituara. Por pavarësisht këtij informacioni të rëndësishëm, policia ka dështuar me sukses dhe nuk ka shkuar deri te furnizuesi, por është mjaftuar vetëm me shpërndarësin, duke mbyllur kështu zinxhirin që duhej të çmontohej për shitjen e kokainës.

Nga të dhënat e mjaftueshme të antidrogës thuhet se i dyshuari që më pas përfundoi nën arrest ose komunikonte fizikisht me porositësit ose përmes telefonit ku i tregonte vendin se ku e fshihte dozën e kokainës. “Shitjen e kokainës e realizon duke shfrytëzuar konstruksionin e zonës së parkingut tek ish-blloku. Ai e fsheh drogën në lulishte në kasetat e matësve në pallatet rreth kësaj zone dhe i orienton përdoruesit përmes platformave virtuale”, detajon për policinë informatori sipas të cilit ka raste që ai i mban në gojë dozat e kokainës të mbështjellë me qese. “Pasi i shet sigurohet që nuk ka njerëz rrotull dhe shkon merr të tjera”, këmbëngul informatori në shkresën që gazeta Si disponon. Madje sipas tij personi që e furnizon  sigurohet që në zonën që shet shpërndarësi i tij të mos shesin persona të tjerë dhe ndërhyn kur ka mosmarrëveshje për shitjen e kokainës.

Por…

Por edhe pse informacioni është i mjaftueshëm, policia ka dërguar para prokurorisë vetëm shpërndarësin më të papërfillshëm në këtë rrjet të shpërndarjes së kokainës. Ndonëse nuk jepen detaje pse dështoi ky aksion në dosje raportohet “për dokumentimin e veprimtarisë së këtij shtetasi u ngritën shërbime në zonën e quajtur parkingu, ku u konstatua K. X. Ndërsa ai po qëndronte aty u afrua një person i panjohur, me të cilin bisedoi dy-tre minuta dhe në një moment futi dorën në xhep dhe i dha diçka shtetasit K. X, i cili e mori me shpejtësi. Në këtë moment K. X vështroi majtas djathtas dhe lëvizi në kryqëzimin drejt Sami Frashërit, pastaj çoi dorën në fytyrë dhe i dha diçka një personi. Nga ana e policisë u bënë përpjekje për ta ndjekur personin tjetër, i cili për shkak të mbipopullimit dhe pamjaftueshmërisë së efektivëve në operacion nuk u bë e mundur ndjekja e tij në vijim”.

Sipas raportit të shërbimit i vetmi që përfundoi në pranga është 22-vjeçari për të cilin përshkruhen sendet që ju sekuestruan.

“Ju bllokuan katër qese plastike transparente, brenda të cilës kishte material karakteristik si lënda canabis sattiva. Një letër e verdhë e mbledhur brenda të cilës kishte material në ngjyrë të kuqe e ngjashme me kokainën një aparat celular  i markës nokia me numër…”.

Qytetarë që denoncojnë

Por dështime të tilla si ky operacion nuk janë të rralla për policinë. Sipas burimeve të gazetës Si shumë banorë telefonojnë shpesh në drejtorinë vendore dhe kërkojnë ndihmë për të shkatërruar bazat e shpërndarjes së drogës, kryesisht shtëpi të marra me qira në katet e para. Por këto kërkesa bien në vesh të shurdhët.

A. D. (me iniciale të ndryshuara) u paraqit në polici në fund të muajit gusht, pasi në  pallatin ku jeton, gjendet një servis makinash dhe ngjitur këtij biznesi është edhe një lokal. Gruaja e cila lutet të mos tregohet as lagjja ku jeton, pasi ka frikë mos tradhtohet nga policia tregon për gazetën Si “Shkova në polici. Takova një nga ata shefat, më priti meqenëse edhe unë punoj në shtet. I tregova shqetësimin dhe se si të dyja bizneset plotësojnë njëra-tjetrën për të mos u zbuluar pasi aty shpërndahet drogë”, pohon qytetarja. Ajo vendosi të bëhet “spiune: duke kërkuar ndihmë, por jo sepse ishte e shqetësuar për rendin dhe sigurinë publike, por pasi ka të birin në moshë të re dhe kishte frikë se mos e rekrutojnë ose si shpërndarës ose si përdorues”. Por qytetarja nuk pranoi që të dhënat e saj të mbaheshin me protokoll, ajo i dha informacion zyrtarit duke e orientuar miqësish për çfarë ndodhte në lagjen e saj, dhe kur doli asaj iu premtua të qëndronte e qetë.

“Pas këtyre informacioneve, të nesërmen policia mbërriti për kontroll i pashë nga ballkoni dhe ajo që vërejta ishte për të ardhur keq. Gjithçka dukej krejt normale, poshtë nuk kishte zhurma, ishte qetësi, as të rinj apo persona të çuditshëm që blejnë drogë hapur dhe largohen pa asnjë frikë”.

E gjitha kjo skemë e ka bindur gruan se në disa raste policia ka dijeni për bazat e shpërndarjes së drogës, që sipas saj nuk janë persona të zakonshëm por me mbështetje. “Më fal por s’ma heq askush nga mendja, policia është në tavë”, akuzon gruaja sipas të cilës  për qytetarin është e rrezikshme të tregojë kur shikon krime të tilla, pa marrë parasysh edhe riskun që duhet të ndërmarrë në rast se tradhtohet.

Por a mund të ketë ndodhur që emri i saj t’u jetë thënë trafikantëve në lagje?

“Jo nuk e mendoj këtë gjë, as e dyshoj, por mendoj këtë tjetrën. Mendoj që disa paguhen me tarifa mujore dhe e kam fjalën për shefa policie, të cilëve u jep informacion dhe e vdesin një dosje ose i njoftojnë për të ngritur vlerën e tarifës që marrin dhe më pas dërgojnë vartësit e tyre, të cilët pa qenë në dijeni se çfarë ndodh kryejnë një kontroll sa për të thënë dhe largohen pa rezultate”.

MARRË NGA GAZETASI

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes shperndarje droge ne tirane tirane policia e tiranes shperndarje droge ne tirane tirane

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve