Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Tiranë- Gazetari Ylli Rakipi ka qenë sërish sot i pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për padinë e kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Rakipi u shpreh se është rast unikal në vendin tonë, që kryeministri shprehet në mënyrë të përsëritur se do t’i fitojë të 60 gjyqet që ai ka. Gazetari ka shtuar më tej se njerëzit e tij do të shpërndajnë një video, ku kryeministri thotë deklaratën e mësipërme.
“Bashkë me avokatin, unë jam në një seancat e radhës në gjyqin me kryeministrin e vendit Edi Ramën. Në fakt ka një të re të rëndësishme në këto procese gjyqsore që kryeministri Edi i ka montuar kundër shumë njerëzve, ka 60 padi dhe kjo është një nga ngjarjet më unikale, një nga thëniet më unikale të tij që unë do t’i fitoj të 60 gjyqet që kam. E ka bërë këtë deklaratë në Kuvend, e ka bërë dje. Ai ka në dorë gjykatat, ai ka në dorë Vettingun, ai ka në dorë gjithçka, do të bëjë çfarë ai ka në dorë në këtë vend. Sigurisht që gjykatat shqiptare nuk janë të vetmet, shqiptarët kanë shkuar në gjykatat Europiane, ndërkombëtare për të realizuar gjërat e tyre. Unë i them Ramës të vijë këtu në seancat gjyqësore dhe të përplaset me njerëzit që ka hedhur në gjyq dhe jo të dërgojë avokatët të parapërgatitur dhe se çfarë do të bëjnë dhe se çfarë trupi gjykues vendos. Njerëzit e mi do ju shpërndajnë ju një video, ku kryeministri thotë që do të fitojë 60 gjyqe, rasti më unikal në botë. Unë do të realizoj të gjitha shkallën, unë kam dy procese me Ramën dhe akuzohen se kam fyer Ramën, i cili u ka thënë gazetarëve kadri, kazan e të tjera”, është shprehur ai.
Kryeministri Edi Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi në 5 mars 2019, bashkë me ish-deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Petrit Vasili dhe Sali Berisha. Politikanët janë paditur duke marrë shkas në shumicën e rasteve për deklaratat e tyre në studio televizive, por edhe në konferenca për shtyp, ndërsa gazetari Ylli Rakipi është paditur për një shkrim të bërë në tetor të 2018 me titull “A mund të lidhet Edi Rama?”
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
THUMANË– Ashtu siç është bërë e ditur para disa ditësh, 500 nga banorët e strehuar në Shengjin janë larguar pasi kanë marrë bonuset e qirase.Në ambi...
TIRANË- Dalin pamjet e para të fisit Hajri në Gjykatë për pengmarrjen dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jak (Jani) Prenga. Siç duket edhe nga pamjet ...
TIRANË– Babai i Elton Hajrit, Shkëlqim Hajri, ka folur për mediat menjëherë pas seancës në Gjykatën Penale, ku ndaj të birit u vendos “arrest me burg”.Ai u...
TIRANË- Të marrësh një abone është luks në Tiranë. Një video e publikuar sot nga JOQ vërteton këtë, pasi shihen dhjetëra qytetarë që presin në radhë pranë ...
Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Penale ka dhënë sërish masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës.Për ...
TIRANË– Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se në seancë të pandehurit janë shprehur s...
TIRANË- Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Igli Memaj, i cili akuzohet si një ndër personat që kanë bërë atentatin kudnër Inez H...
TIRANË– Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, Fe...