Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Babai i Elton Hajrit, Shkëlqim Hajri, ka folur për mediat menjëherë pas seancës në Gjykatën Penale, ku ndaj të birit u vendos “arrest me burg”.
Ai u shpreh se i biri nuk dilte nga shtëpia dhe prej kohësh qëndronte brenda pasi kishte probleme të tijat.
“Unë jam Ndriçim Hajri. Jetoj me një dhomë dhe kuzhinë. S’kam lidhje me drogën. Çuni im ka 4 vite që e ka lënë punën nga resorti. Në momentin që të më vërtetojnë se çuni im të ketë hyrë në atë objekt, unë jap dorëheqje dhe ngre duart dhe kërkoj falje publike. Djali im ka qënë në punë. Djali im nuk ka asnjë lloj lidhje me të. E kanë arrestuar kot fare. Kot fare! Djali im nuk ka asnjë dokument se nuk dilte nga shtëpia, isha i kënaqur po të dilte 30 metra ai. Kishte problemet e veta. Në datë 17 janar ka qënë tek tezja. Është besimtar normal. Ka qenë të tezja e vet, kam dajat e vet që kanë qenë me të. Pamje filmike nuk kam. Ndihem i frikësuar se jam futur në siklet. Nuk i njoh fare familjen e viktimës. Më vjen keq. Shpreh keqardhje. Pallatin ma ka prishur tërmeti. Unë jam në ajër për veten time. Jam në fukarallëkun tim. Pyetni ne Shijak se kush është djali dhe unë,”-tha ai.
Gjykata la sot në burg: Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri i tij Elton Hajri 32 vjeç, një tjetër anëtar i familjes, Festim Bexhdili dhe shoku i tyre i ngushtë Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak. Ndërkohë në kërkim janë edhe 4 të tjerë, por dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Të arrestuarit akuzohen se kanë marrë peng 49-vjeçarin Prenga nga qyteti i Kamzës dhe menjëherë janë nisur për tek resort “Golden” në Shijak, i cili është në pronësi të Altin Hajrit
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit 4 ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që i vëllai, Astriti nuk iu dha personave të mësipërm. Droga doli nga porti, por nuk shkoi kurrë në destinacion… Burime bëjnë me dije se Astriti nuk e dinte se e kujt ishte droga dhe në fakt mendonte se ia kishte marrë një anglezi. Pas një telefonate me Gramoz Rexhepin nga burgu i Ekuadorit, Astriti ka kuptuar gjithçka dhe ka kthyer pjesën që ai kishte marrë në vend. Por 110 kg kokainë nuk e ktheu sërish në jetë Prengën, i cili kishte kohë që kishte vdekur.
Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës. Ndërsa për sa i përket Altin Hajrit, pronari i kompleksit ‘Golden’ në Shijak ku vdiq Jan Prenga, dhe grupit të tij që e rrëmbyen, mendohet se kanë ekzekutuar vetëm urdhrin nga “kokat” e bandës. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur. Trupi i pajetë i Prengës, ende nuk është gjetur nga policia. Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar që të bashkëpunojë por ende s’ka treguar vendndodhjen e trupit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Të marrësh një abone është luks në Tiranë. Një video e publikuar sot nga JOQ vërteton këtë, pasi shihen dhjetëra qytetarë që presin në radhë pranë ...
Tiranë- Ditën e sotme Gjykata Penale ka dhënë sërish masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës.Për ...
TIRANË– Zbardhen detaje nga seanca gjyqësore e të arrestuarve për pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës. Mësohet se në seancë të pandehurit janë shprehur s...
TIRANË- Gjykata ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Igli Memaj, i cili akuzohet si një ndër personat që kanë bërë atentatin kudnër Inez H...
TIRANË– Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës kanë dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Gjatë seancës, Fe...
Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar 26-vjeçarin me inciale J.B pasi akzuohet se kryente vjedhje banesash dhe lokalesh në qytetin e Peshkopisë. Policia ...
Ballsh-Ditën e sotme naftëtarët e rafinerisë së Ballshit kanë dalë sërish në protestë pasi nuk kanë marrë prej 4 mujash rrogat. Ata kërkojnë një zgjidhje nga ...
FIER– Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona të një grupi të rrezikshëm në qytetin e Fierit, pasi akuzohen për vjedhje nëpër banesa. Katër personat janë arrest...
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jak (Jani) Prengës. Para trupës g...
SHIKAJ- Familjarët e Jak Prengës, që u mor preng dhe më pas u vra nga tre grupe kriminale kanë vendosur të flasin. Ata shprehen se nuk kanë ditur asgjë për rrëm...