LIVE UPDATES
Ekonomi

Nisma e veçantë e arkitektit amerikan në Gjirokastër

10 Tetor 2021, 20:47 Nga DOSJA
Nisma e veçantë e arkitektit amerikan në Gjirokastër

Arkitekti amerikan Kris Hasler para 13 vitesh arriti në Gjirokastër si vullnetar i Korpusit të Paqes dhe vendosi të jetojë në këtë qytet. Ai herë pas here përfshihet në aktivitete vullnetar për të ndihmuar familje në nevojë. Së fundi “ameriani i qytetit” , siç e njohin banorët, po ndihmon një familje për ngritjen e një shtëpie monumentale që u dogj nga zjarri. Krisi ndërmori një fushatë për mbledhje fondesh dhe po punon vetë për t`u ardhur në ndihmë familjarëve, për të ngritur strehën e re.

Në maj të këtij viti në Lagjen “Pazari i vjetër” në qytetin historik të Gjirokastrës që mbrohet nga UNESCO një shtëpi monumentale u përfshi nga zjarri dhe gjithçka u shkrumbua. Familja Lula me katër pjesëtarë humbi strehën e vetme, por jo shpresën. Kris Hasler, një arkitekt amerikan që jeton prej 13 vitesh në Gjirokastër dhe kishte blerë një shtëpi të vogël fqinje me shtëpinë që u dogj thirri për ndihmë për mbledhje fondesh përmes rrjeteve sociale.

Kris thotë se gjeti mbështetjen nga shokët e tij që kishin studiuar së bashku për aktitekturë në Shtetet e Bashkuara dhe nevoja për ndihmë mbetet ende për ta përfunduar shtëpinë.

“Unë kam studiuar për arkitekturë dhe planifikim urban në Shtetet e Bashkuara dhe kam shumë shokë në këtë fushë. Ata kanë pasur dëshirë të ndihmojnë një familje që i ka ndodhur kjo fatkeqësi dhe ka pasur problem për ndërtimin e shtëpisë. Thjesht kam mbledhur disa fonde të ndihmoj”, thotë ai.

Llukan Lula, që jetonte në shtëpinë që u dogj thotë se pa ndihmën e Krisit shtëpia nuk do mundej të ngrihej sërish pasi familja e tij u përfshi asaj kohe edhe nga probleme të rënda shëndetësore të babait.

“E vërteta është që nëse nuk qe Krisi pasi ne nuk ndodheshim këtu sepse na ndodhën disa probleme të rënda familjare, babai u sëmur rëndë nga zemra , kjo shtëpi nuk do ishte bërë akoma, dmth mund të qe e shkrumbuar siç qe në fillim”, thotë zoti Lula.

Llukani thotë se Kris, jo vetëm siguroi një pjesë të të hollave por rendi në Drejtorinë e Monumenteve për të siguruar miratimin e projektit dhe fuqinë punëtore dhe edhe vetë punoi fizikisht.

“Krisi ka dhënë pothuajse 100% të punës. Pasi filluan punimet me ndihmëne Krisit e dhe Drejtoria e Monumenteve na ka dhënë puëntorët që të bëhet çatia, na ka ndihmuar diçka edhe bashkia. Krisi ka punuar dhe vetë. Materialet është shumë e vështirë të vinë në këto zonë ku jemi ne, duhet të ngarkohen 500 metër larg dhe të vinë me krahë në këto rrugica të ngushta dhe Krisi i ka marrë në krahët e tija përveç ndihmës financiare që ka dhënë“, thotë ai.

Krisi thotë se ka arritur të sigurojë një pjesë të parave ndonëse priste më shumë.Por ai vetë punoi për të transportuar materialet duke thirrur edhe disa shokë që iu gjendën për ta ndihmuar.

“Projekti ka ecur. Në fakt kam menduar të marr më shumë, por është siguruar gjysma e të hollave. Është pak vështirë të vinë shqiptarët vullnetarisht të punojnë por në fakt kanë ardhur disa shokë për të ndihmuar në mbajtjen e trarëve dhe rrasave të gurit për të mbuluar çatinë” thotë arkitekti Kris Hasler.

Transporti i materialeve është majft i vështirë pasi shtëpia nuk lidhet me rrugë makine dhe gjithcka është bërë me krahë thotë Llukani.

Llukani thotë më tej se nuk është i sigurtë nëse shtëpia do të përfundojë këtë vit. Ai punon gjatë verës si kamarier në ishujt grekë për të siguruar të ardhura për pjesën tjetër të vitit ndërsa familja ka mjaft probleme ekonomike për të përballur edhe financimine e ngritjes së shtëpisë. Lagji “Pazar i Vjetër” është një nga më të vjetrat e qytetit historik të Gjirokastrës por që rrezikon të degradojnë plotësisht nga braktisja e shumë shtëpive.

Llukani dhe Krisi e ndiejnë këtë përditë dhe sipas tyre duhet rritur vëmendja e autoriteteve shtetërore dhe vendore për mbrojtjen e monumenteve. Llukani thotë se rreth e rrotull tij janë 4 shtëpi të rëna, imagjino ç`bëhet më tej pohon ai. Ndërsa Krisi thotë se në çdo lagje ka shtëpi të tilla që kanë probleme me çatitë nga djegia apo shirat.

“Duhet të jepet më shumë ndihmë. Gjirokastra është në UNESCO dhe qyteti ka shumë rëndësi për Shqipërinë dhe më gjerë. Turistët vijnë këtu të shohin këto shtëpi që tani janë braktisur në fakt. Ka shumë nevojë për investime këtu”, thotë ai.

Gjirokastra u pranua në vitin 2005 në Listën e Pasurive Botërore dhe qyteti përballet sidomos tani me afrimin e dimrit me ruajtjen e shtëpive qindravjeçare që mbijetuan në kohë dhe tani rrezikojnë të shemben.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale gjirokaster kris hasler gjirokaster kris hasler

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj