LIVE UPDATES
Ekonomi

Rritja e çmimeve nuk e trazon tregun financiar, yield-et mbeten të ulëta

10 Tetor 2021, 04:54 Nga DOSJA
Rritja e çmimeve nuk e trazon tregun financiar, yield-et mbeten të

TIRANË– Rritja e çmimeve dhe shqetësimet për një valë inflacioniste për momentin nuk po e trazojnë shumë tregun financiar. Në ankandet e fundit të letrave të borxhit të qeverisë shqiptare, yield-et nuk kanë shënuar luhatje të mëdha. Të martën bonot me maturim 3-mujor u emetuan me një yield-mesatar të ponderuar prej 1%, me një rritje të lehtë nga niveli 0.93% i ankandit të mëparshëm. Ndërkohë javën e kaluar bonot me maturim 12 mujor u emetuan me një yield mesatar të ponderuar në nivelin 1.77%, po aq sa në ankandin e mëparshëm. Një rritje e lehtë u shënua edhe në kuponin e obligacioneve dyvjeçare, që u rrit në 2.2% në muajin shtator, nga 2.08% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në korrik.

Më herët, në ankandin e mesit të muajit shtator, kuponi i obligacioneve me maturim 7-vjeçar të zhvilluar pësoi rënie në 4.01%, nga 4.25% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Në titujt me maturim afatgjatë rënia e yield-eve vazhdon ende, sepse kërkesa e investitorëve për to është më e lartë. Ajo që vërehet gjatë muajit shtator është një rritje e raportit mes kërkesës dhe ofertës në ankande, që tregon likuiditet të lartë dhe interes në rritje mes agjentëve të tregut financiar për të blerë instrumentet e borxhit qeveritar.

Pas pandemisë, yield-et e letrave të borxhit të qeverisë kanë ndjekur një tendencë të përgjithshme në rënie, pavarësisht rritjes së rreziqeve rreth ekonomisë së vendit dhe performancës buxhetore. Kjo erdhi falë injektimeve të mëdha të likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, por edhe gjendjes së mirë të sektorit financiar, që deri tani nuk ka pësuar pasoja serioze nga kriza e pandemisë.

Në muajt e fundit, inflacioni po jep sinjale rritjeje, e lidhur kryesisht me shtrenjtimin e lëndëve të para dhe produkteve energjetike në tregjet ndërkombëtare, por pjesërisht me të produkteve ushqimore vendase. Në fund të muajit gusht, norma vjetor e inflacionit ishte në nivelin 2.4%, duke arritur nivelet më të larta që prej vitit 2017. Duke qenë se rritja ka ardhur kryesisht nga komponentët me volatilitet të lartë, Banka e Shqipërisë deri tani i ka qëndruar tezës se bëhet fjalë për rritje të përkohshme dhe se kthimi i mirëfilltë i inflacionit pranë objektivit prej 3% pritet të ndodhë në fund të vitit 2022.

Ditën e mërkurë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë do të zhvillojë mbledhjen e radhës për të analizuar zhvillimet e fundit dhe për të përditësuar vendimin e politikës monetare. Mbledhja e të mërkurës do të qartësojë nëse zhvillimet e fundit në tregjet ndërkombëtare kanë ndikuar në rishikimin e projeksioneve inflacioniste të bankës qendrore. Megjithatë, deri tani tregjet financiare paraqiten të qeta dhe normat e interesit mbeten në nivele të ulëta, si në tregun e financimit të borxhit të qeverisë, ashtu edhe në huadhënien për sektorin privat. Gjatë muajit gusht, norma mesatare e interesit për kreditë e reja të individëve në lekë pësoi rënie në 5.84%, nga 5.91% që kishte qenë në muajin korrik./E.Shehu

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi rritja e çmimeve rritja e çmimeve

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj