LIVE UPDATES
Ekonomi

KONTRATA/ Në kulmin e krizës së energjisë elektrike, KESH ‘dhuron’ miliona euro nga shkëmbimi i energjisë

8 Tetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
KONTRATA/ Në kulmin e krizës së energjisë elektrike, KESH

TIRANË – Vendi ynë ndodhet në kulmin e një krize energjitike, por kjo nuk e ka penguar KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) që të aktivizojë e të zbatojë një kontratë e cila rëndon xhepat e qytetarëve dhe sjell përfitime vetëm për subjekte private që përfitojnë prej saj dhe xhepave të shqiptarëve.

Bëhet fjalë për një kontratë abuzive dhe kriminale. Dokumenti tregon se si KESH ka aktivizuar një kontratë për shkëmbimin e energjisë elektrike, e cila është në disfavor të kompanisë shtetërore shqiptare, në një kohë kur çmimi energjisë po shtrenjtohet në Shqipëri dhe në të gjithë Europën.

Kjo kontratë e cila është aktivizuar nga KESH dhe miratuar nga Autoriteti i Konkurrencëspërfshin shkëmbim energjie mes KESH dhe kompanisë NOA Energy, e cila këtë sasi do t’ia kthejë sërish Korporatës, brenda të njëjtës kohë. Pra, brenda të njëjtës ditë, por duke mos përcaktuar oraret.

Për shkëmbimin që bën me NOA Energy KESH merr edhe një interes të vogël, ndërsa privati në këto kohë të ‘çmendura’ të trgeut të energjisë në të gjithë Evropën merr fitime qindra mijëra euro brenda 24 orëve. Sipas kontratës së siguruar nga Fax News, KESH i jep energji kompanisë NOA Energy e cila e shet më pas për tia kthyer më pas këtë sasi në orare të tjera të ditës.

Zyrtarët e KESH-it ‘shfajësohen’ duke thënë se në momentet kur burimet hidrike janë të mëdha, që të mos derdhet uji prodhohet energji më shumë dhe ajo depozitohet diku jashtë. Ose në orare dhe lëvizje të ndryshme ditore dhe mujore dhe në fund bëhet një llogari vjetore.

Pikërisht te oraret qëndron dhe ‘kleçka’

Ka pasur orë piku të energjisë, mbrëmje, pra nga ora 17:00 deri në orën 21:00, që çmimi i energjisë ka shkuar deri në 400 euro megavati. Dhe kompania NOA Energy merr energji nga KESH dhe e shet. Dhe në rast se bëjmë një llogari të thjeshtë me një mijë megavat energji, një moment me një çmim tregu nga 300-400 euro për megavat, merr si të ardhura në bazë të çmimit në bursë nga 300 mijë-400 mijë euro. Këtë energji ia kthen KESH-it, në orët e para të mëngjesit. Pra, në orën 4 apo 5 të mëngjesit, kur çmimi në treg është diku më pak se 50 euro. Çka tregon qartazi se sa më i lartë të jetë çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fiton kompania private që merr energji nga KESH-i. Dhe kjo energji i kthehet pas KESH-it me një përllogaritje të thjeshtë, me 1 mijë megavat shumëzim për 0.8 cent që merr KESH. Pra, vetëm 800 euro. Në një total, me një llogari të thjeshtë në rast se çmimi do të ishte 300 euro, kompania private do të fitonte 250 mijë euro në një ditë e në rast se do të ishte 400 euro për megavat kompania private do të fitonte deri në 350 mijë euro në ditë. Kjo ka ndodhur gjatë ditëve të shkuara.

Edhe pse kryeministri në një konferencë shtypi ka paralajmëruar krizë, KESH për shkak të një kontrate korruptive dhe abuzive, kur në skandal është përfshirë edhe Autoriteti i Konkurrencës, ka vazhduar t’i japë energji elektrike një subjekti privat, në një situatë qartazi monopoliste. Skema të tilla në KESH kanë ndodhur dhe më parë. Pra, nuk është vetëm kjo e sotmja e cila ka filluar prej marsit, në momentin që është miratuar nga Autoriteti i Konkurencës.

Po çfarë thuhet për këtë kontratë?

Kontrata është shpallur si zgjidhje për shkak të sasive të tepërta të energjisë që prodhon KESH dhe depozitim të tyre. Por në fakt, për këtë rast për shkak të kësaj krize, apo për shkak të rritjes së madhe të çmimit të energjisë dhe mungesës së saj në treg nuk kemi të bëjmë me një depozitim energjie, por kemi të bëjmë me një skemë të qartë alla ‘exchange’, ku shitjet dhe blerjet më vonë të megavatëve nuk i bën vetë KESH por një kompani private të cilës fitimet, sidomos në këtë moment përllogariten më së paku 250 mijë euro brenda një ditë.

Kryeministri Rama shpalli sot emergjencën energjetike në vend, por në fakt duket se kjo kriza buron nga Korporata Energjetike Shqiptare, me shumë mundësi e vetmja korporatë në botë që bën biznes e vetëdijshme që kompania tjetër do marrë gjithë ‘tortën e fitimit’, ndërsa vet pret me duart lart ‘goditjen’ që do e fundosë. Ndërkohë që dhe Autoriteti i Konkurrencës, një tjetër institucion plot me ‘profesionistë’, garanti ynë për të mos lënë askënd të na rrjepë me marrëveshje korruptive veçse sa ka dhënë shenjën ‘zjarr’ drejt shqiptarëve, për t’ua marrë dhe të fundit qindarkë, ndërsa në orët e mëngjesit shpërndahen në pak duar milionat e një dite me bereqet. Por ndoshta kryeministri ynë, nuk e di që tashmë e paska pasur gati dhe një dorë për zgjidhjen e krizës pa pasur nevojë të na traumatizojë me kufizime e rritje energjie. Le ta bëjë vetë shkëmbimin e energjisë. I bie pak a shumë 9 milionë euro në muaj fitim. Nuk janë dhe aq pak, për ne të paktën…

Marrë nga Faxweb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi kesh kesh

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni