Politike

Strehimi i MEK në Shqipëri, Rama: SHBA ka një borxh për të larë me ne, do u vijë koha

Ai tha se strehimi i MEK ka sjellë pasoja për vendin, si sulmi kibernetik nga iranianët dhe se SHBA-të ua kanë borxh shqiptarëve këtë gjë.

3 Nëntor 2022, 22:21 Nga F.M
Strehimi i MEK në Shqipëri, Rama: SHBA ka një borxh për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në borxh me Shqipërinë për strehimin e MEK. I ftuar në Real Story, ai tha se strehimi i MEK ka sjellë pasoja për vendin, si sulmi kibernetik nga iranianët dhe se SHBA-të ua kanë borxh shqiptarëve këtë gjë.

"Aleancat nuk janë menu që të pëlqen të marrësh pjatën e parë dhe jo të dytën. Ke detyrimet e tua dhe momentet kur e bën veten të vlefshëm për aleatët e tu më të mëdhenj. Ne ofrojmë shtëpinë tonë, ata duhet të garantojnë jetesën e tyre dhe ju duhet të garantoni sigurinë. Sot është e qartë se ne kemi bërë tonën, ata kanë mbrojtur veten, ndërsa aleatët tanë kanë një borxh për të larë me ne. Sepse duhet ta themi këtë gjë, ta themi troç, ka një borxh për të larë me ne. Do shohim, do u vijë koha e do shohim se si do e lajnë këtë borxh,"- tha Rama. 

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll