Politike

3 kandidatët e PD në primaret e Tiranës: Do punojmë së bashku për fushatën e 14 majit

Bogdani u shpreh se në primaret brenda PD, demokratët duhet të votojnë se cili është konkurrenti më i mirë për të fituar përballë rivalëve socialistë për Bashkinë Tiranë. Ndërsa Belind Këlliçi theksoi se nëse nuk fiton në primaret, do të bashkëpunojë me fituesin.

3 Nëntor 2022, 22:03 Nga F.M

 

3 kandidatët e PD në primaret e Tiranës: Do punojmë së
Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti

 

TIRANË- Ilir Alimehmeti, Gert Bogdani dhe Belind Këlliçi, të tre emrat që kanë zyrtarizuar kandidaturat për Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën janë shprehur se synimi i tyre është për të fituar Bashkinë e Tiranës. Të ftuar në "Opinion", të tre thanë se për primaret nuk do të ketë asnjë lobim në grupe të caktuara demokratësh dhe se do të punojnë bashkë. Bogdani u shpreh se në primaret brenda PD, demokratët duhet të votojnë se cili është konkurrenti më i mirë për të fituar përballë rivalëve socialistë për Bashkinë Tiranë. Ndërsa Belind Këlliçi theksoi se nëse nuk fiton në primaret, do të bashkëpunojë me fituesin.

Pjesë nga biseda: 

Ilir Alimehmeti: Para jush keni 3 oferta në këtë momente. Mund të ketë dhe ndonjë zonjë të nderuar nesër. Në këtë moment janë 3 oferta brenda shtëpisë për demokratët, për votuesit e djathtë. Duhet të gjejnë kë i përfaqëson më mirë, kush mendon që do punojë më mirë më ta dhe kush i gjasat për të rrëzuar kandidatin. Janë 3 oferta karshi votuesve tanë. Janë ata që zgjedhin.

Gert Bogdani: Nuk duhet të jenë zgjedhje ku lobohet brenda partisë. Primaret janë një proces ku duhet të sjellin çfarë është më e mira për qytetin. Anëtarët e PD nuk duhet të votojnë si në çdo proces të Partisë Demokratike, nuk duhet të zgjedhin kë duan më shumë brenda partisë, por kush është konkurrenti më i mirë për të sjellë fitoren në Tiranë. Udhëzimi parashikon që të tre do shkojmë bashkë për të paraqitur programin.

Belind Këlliçi: Do t’i shtrëngoj dorën fituesit nëse nuk jam unë dhe do jem pjesë e ekipit të tij ose të saj. Nëse shpallem fitues, të gjithë te jemi pjesë e një ekipi të përbashkët.

ilir alimehmeti gert bogdani belind këlliçi

Sondazh

Poll