Politike

"Energjia është kthyer në mallkim për shqiptarët", Berisha: Bankat kanë rritur interesat se Rama flet vetëm për krizë

Kryedemokrati u shpreh se bankat sot për shkak se kryeministri flet vetëm për krizë bankat kanë rritur interesat me 18% duke i rënduar xhepave të qytetarëve.

3 Nëntor 2022, 22:07 Nga e.k
"Energjia është kthyer në mallkim për
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur për krizën energjetike tha se sot pasuritë kombëtare të vendit janë kthyer në një mallkim. Kryedemokrati u shpreh se bankat sot për shkak se kryeministri flet vetëm për krizë bankat kanë rritur interesat me 18% duke i rënduar xhepave të qytetarëve. Duke folur në 'Ora News' Berisha tha se qeveria ka vjedhur 20 milion euro duke e blerë energjinë tek klientët e saj.

Sali Berisha: Çfarë mund t'i them uinë këtij njeriu që pasuritë kombëtare i ka kthyer në mallkim për shqiptarët. Arritëm që nga 2007 e në vazhdim të dnërtojmë aq hidrocentrale sa rodhojnë 54% të energjisë që i duhet vendit. Arritëm këtë vit që të prodhojmë 100% energjinë që duhet. Ky flet çdo ditë për krizë energjëtike. E di çfarë ka ndodhur me bankat, ua është rritur 18 % interesi i kredisë qytetarëve. Kjo është e vërteta. Pse? Sepse ky flet çdo ditë për krizë. Duhet të shesim e të blejmë që të vjedhim. Muajin e fundit kanë blerë 40 milion euro energji me çmim të dyfishtë. U kthye energjia nga e bekuar në një mal;lkim për qytetarët shqipatrë. 

sali berisha

Sondazh

Poll