Politike

Rama: Kur them që Irani s'ia arriti qëllimit, e kam fjalën që s'na kthyen dot në kohën e sporteleve, s'i shkatërruan sistemet

Ai u shpreh se me këtë gjë nuk nënkupton që ata nuk kanë ndërhyrë në sisteme, por që nuk i kanë shkatërruar krejtësisht ato. 

3 Nëntor 2022, 22:06 Nga F.M
Rama: Kur them që Irani s'ia arriti qëllimit, e kam fjalën
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë. I ftuar në Real Story, Rama tha se Irani nuk e ka arritur qëllimin e tij. Ai u shpreh se me këtë gjë nuk nënkupton që ata nuk kanë ndërhyrë në sisteme, por që nuk i kanë shkatërruar krejtësisht ato. 

"Prej kohësh, jo vetëm në periudhnë e qeverisjes prej nesh, por edhe më parë, që nga viti '97-98, SHISH u është deleguar partnerëve dhe ka një performancë me dy pamje. Njëra ëhstë performanca në bashkëpunim me partnerët për të gjitha çështjet sensitive që kanë të bëjnë me antiterrorizmin e të gjitha, ku sipas të gjithë pertnereve shkëlqen, por në të tjera, ka performancë të dobët. Nuk ka kontribut në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe është lënë në prehrin e aleatëve strategjikë që nuk kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sa sugjerime për shërbimin. Ne kemi punuar me Microsoft, nnuk është AKSHI përgjegjës për sulmin. Ka pasur një kioskëzim të shërbimeve digjitale, u kemi kushtuar vëmendje dhe ajo që them unë që nuk ia arritën qëllimit, është shkatërrimi komplet i sistemeve. Sulmi ka pasur si qëllim marrjen e të gjitha të dhënave nga sistemet tona, që të ktheheshim tek sportelet. Shërbimet janë rikthyer. Goditja e sistemeve të tjerë është si rezultat në prapambetje në investime,"- tha Rama. 

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll