Politike

Kandidat në primaret e Tiranës, Bogdani: Unë i bashkoj demokratët

Bogdani tha se i ka dhënë provat në sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ka qenë pjesë e PD.

3 Nëntor 2022, 22:15 Nga F.M
Kandidat në primaret e Tiranës, Bogdani: Unë i bashkoj
Gert Bogdani

TIRANË- Gert Bogdani, kandidati në primaret e PD në Tiranë, deklaron se mund të bashkojë demokratët. I ftuar në emisionin “Opinion”, Bogdani tha se i ka dhënë provat në sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ka qenë pjesë e PD.

“Unë besoj se Tirana ka nevojë për ndryshim në qeverise dhe në qasje me qytetarët. Një ndryshim për perspektivën e qytetit, duke shkuar përtej votës së PD. Besoj se i bashkoi demokratët dhe i frymëzoj demokratët për fitore në zgjedhjet e viti të ardhshëm. Kam vite që punojnë me demokratët dhe në garat që kam patur më parë i kam dhënë provat,"- tha Bogdani.

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

gert bogdani primaret ne pd

Sondazh

Poll