Politike

Berisha: Alibeaj nuk pranoi primaret në PD, këtu ndahemi me çdo njeri! Do rikthehen figura të njohura nga emigracioni

Kreu i selisë Blu tha se procesi i primareve do të rikthejë edhe shumë figura të njohura nga emigracioni, të cilët do të bëhen pjesë e garës. 

3 Nëntor 2022, 22:16 Nga e.k
Berisha: Alibeaj nuk pranoi primaret në PD, këtu ndahemi me çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dha detaje nga dështimi i negociatave brenda kampit Blu për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Kryedemokrati tha se deputeti Enkelejd Alibeaj nuk ka pranuar procesin e primare në PD dhe këtu sipas tij ai ndahet me çdo njeri pasi ky është një proces që e kanë kërkuar anëtarët. Deklaratat kreu i selisë Blu i bëri në një intervistë në 'Ora News' ku tha se grupi që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj është një grup i vogël. Kreu i selisë Blu tha se procesi i primareve do të rikthejë edhe shumë figura të njohura nga emigracioni, të cilët do të bëhen pjesë e garës. 

Sali BerishaDo të punojmë me aleatët e tjerë që të arrijmë në marrëveshje. Ata në PD janë një grup i vogël. Kur ne qëndrojmë të hapur, sikurse e ka thënë Alibeaj shkaku ka qenë kuvendi i 11 dhjetorit dhe primaret. Këtu ndahemi me çdo njeri, sepse primaret janë sanksione ndaj Sali Berishës dhe PD-së. Krahu tjetër ka zhdukur votën. Asnjë shqiptar nuk mund të ndihet i qetës kur PS-ja nuk voton, sepse historia ka vërtetuar se këto forca mund të bëhen terroriste. Në Britani u ndërruan krerët e partive dhe kryeministrat në mënyrë demokratike dhe votë. Çdo demokrat duhet t’i mbështesë primaret. Anëtarët e partisë duan që të vendosin për ata që i përfaqësojnë.  Primaret u eksperimentuan në vitet 2000. Por një gazetar më rikujtoi, po i aplikove, por dilje dhe paraqisje kandidatët sipas shijeve të tua. Përshkrimin ua bëje sipas shijeve të tua, që njerëzit të orientoheshin në votë. Kjo merr fund. Sali Berisha nuk do ndërhyjë në proces. Po vijnë politikanë të njohur, eksponentë të njohur të botës akademiku. Po vijnë nga emigracioni, ekselenca të shquara. Ky proces, në një vend ku vota ka humbur, në një vend ku vota është arrestuar, burgosur nga terroristë, patronazhistë, trafikantë droge, shteti elektoral. Kjo është një oaz që do të hapet dhe shpresoj të rikthejë votën tek shqiptarët.

sali berisha

Sondazh

Poll