Politike

E ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD? Alibeaj: Me dhimbje them jo, është seli e uzurpuar

Alibeaj tha se ai nuk e njeh kryetar tjetër në Partinë Demokratie veç vetes dhe se i konsideron aspirantë të gjithë të tjerët. 

3 Nëntor 2022, 21:56 Nga F.M
E ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD? Alibeaj: Me dhimbje
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se nuk e merr malli të ngjisë shkallët e selisë blu. I ftuar në 'Open', Alibeaj e konsideroi të uzurpuar selinë blu. Alibeaj tha se ai nuk e njeh kryetar tjetër në Partinë Demokratie veç vetes dhe se i konsideron aspirantë të gjithë të tjerët. 

Biseda:

Sulo: Ju mungon pesha politike.

Enkelejd Alibeaj: Ç’kupton me peshë politike

Sulo: Ju kanë ikur 3 nënkryetarë

Enkelejd Alibeaj: Pesha nuk caktohet nga grada që ke, por nga morali politik vlerat që përqafon, qëndrimi në momente delikate. Ata që kemi janë të zgjedhur me votë vetëm 2 janë të emëruar. Pesha e influencës në publik.

Haklaj: Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD?

Enkelejd Alibeaj: Jo dhe e them me dhimbje. Mbledhjet plot tensione që ia befte në mënyrë jo normale një nga deputetët që nuk ishte anëtar i grupit parlamentar, krijonin tension. Seli e zaptuar. Kalojmë tek çështja  e gjykatës. Më 25 mars u dha një vendim që bëhet efektiv sa kohë që nuk ankimohet. Për sa kohë që në të drejtën time ushtrova të drejtën e ankimit, derisa të flasë gjykata duhet të heshtim. Kam kërkuar përshpejtim gjykimit që s’po ndodh. Pse një vendim i shumëpritur po mbahet pezull? Në 31 maj kam bërë kërkesë për të përshpejtuar procesin. Selia e uzurpuar. Ka vetëm një kryetar. Nuk do të lodhem duke e thënë. Ligjërisht nëse jemi në një shtet të së drejtës ka vetëm një PD të njohur nga ligji e nuk ka 2 kryetarë, ka aspirantë.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll