Politike

Situata në SHISH/ Rama: E lamë në prehrin e partnerëve, nxjerrja e punonjësve është sulm, nuk bëhet me bomba

Rama tha se SHISH e ka lënë në duart e partnerëve, por që me sistemet digjitale janë shumë të vonuar. 

3 Nëntor 2022, 22:06 Nga F.M
Situata në SHISH/ Rama: E lamë në prehrin e partnerëve,
Edi Rama

TIRANË-Nxjerrja e të dhënave të punonjësve të SHISH, sipas kryeministrit Edi Rama është një tjetër sulm nga Irani. I ftuar në Real Story, Rama tha se SHISH e ka lënë në duart e partnerëve, por që me sistemet digjitale janë shumë të vonuar. 

"Prej kohësh, jo vetëm në periudhnë e qeverisjes prej nesh, por edhe më parë, që nga viti '97-98, SHISH u është deleguar partnerëve dhe ka një performancë me dy pamje. Njëra është performanca në bashkëpunim me partnerët për të gjitha çështjet sensitive që kanë të bëjnë me antiterrorizmin e të gjitha, ku sipas të gjithë pertnereve shkëlqen, por në të tjera, ka performancë të dobët. Nuk ka kontribut në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe është lënë në prehrin e aleatëve strategjikë që nuk kanë qenë shumë të hapur për të pranuar më shumë se sa sugjerime për shërbimin. Nxjerrja nuk është diçka e mirëserardhur. Ky është sulm armiqësor ndaj Shqipërisë që nuk bëhet me bomba mbi kokat por synon të dëmtojë vendin tonë. Në këtë nuk ka diskutim,"- tha Rama.

edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll