Politike

Këlliçi tregon pse duhet të kandidojë për Tiranën: E njoh mirë kryeqytetin, jam i sprovuar

 I pyetur për shanset që ka përballë Veliajt nëse del fitues në primare, Këlliçi tha se është një njohës i mirë i Tiranës dhe problemeve të saj.

3 Nëntor 2022, 22:17 Nga F.M
Këlliçi tregon pse duhet të kandidojë për
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka shpjeguar arsyet që e kanë shtyrë të kandidojë në Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën. I ftuar në 'Opinion", Këlliçi tha se ai ka rekorde publike të opozitarizmit dhe është i sprovuar. I pyetur për shanset që ka përballë Veliajt nëse del fitues në primare, Këlliçi tha se është një njohës i mirë i Tiranës dhe problemeve të saj.

“Gjykoj që ky moment është moment historik. Gjykoj që kam një rekord publik të opozitarizmit dhe jam një politikan në opozitë, që nga denoncimi i aferës së inceneratorëve, në punën  time në komisionin me aferën që lidh drejtpërdrejtë bashkinë e Tiranës. Gjithashtu me qëndresën e Teatrit, natën jam marr forcërisht dhe jam në gjyq. Jam politikan dhe kam mundësi të jem në sallën e parlamentit dhe gjykoj se gjithçka duhet lënë mënjanë për një interes më madhor. Jam i sprovuar. Vitin e kaluar jam ndër të paktët deputetë që kam kaluar pragun, e njoh Tiranën. Kam treguar që di ta mbaj votën edhe në bastionet më të egra të PS. Përfaqësoj zonën më të varfër të Tiranës, Kombinatit dhe fshatrat përreth dhe di problemet që ka çdo qyetar i Tiranës,"- tha Këlliçi. 

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta. Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti janë tre kandidaturat e para nga Partia Demokratike që kanë finalizuar kandidimin për primaret. Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën si aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

belind këlliçi

Sondazh

Poll