Politike

Do krijojë forcë politike të re? Alibeaj: Unë jam përfaqësues i PD, s'më intereson historia e Berishës

Ai u shpreh se është përfaqësues i PD, i zgjedhur sipas Statutit si nënkryetar i PD.

3 Nëntor 2022, 21:59 Nga F.M
Do krijojë forcë politike të re? Alibeaj: Unë jam
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se nuk ka ndërmend të krijojë një forcë politike të re. I ftuar në "Open", ai u shpreh se është përfaqësues i PD, i zgjedhur sipas Statutit si nënkryetar i PD.

“Kam përshtypjen që ju foli subkoshienca, se thatë që në 6 mars doli përgjigjja se kush ishte shumicë dhe pakicë, por sfida e demokratëve ishte a fituam apo jo, dhe dolëm humbës veç Shkodrës. Analiza politike ishte se në atë rezultat të dhimbshëm për demokratët, shumë të tjerë e stisën 6 marsit jo se nëse do të fitonin demokratët, por kënaqën egot e tyre se kush është fitimtari, dhe kjo është diabolike. Unë dhe kolegët e mi ishim me idenë që t’i shërbenim demokratëve. Unë jam te PD atje ku kam qenë, tek ajo që është partia që unë kam besuar që në ’90, dhe një gjë është e rëndësishme, vlerat nuk varen nga numrat, e përcakton sa t’i i qëndron atyre vlerave edhe në kohë të vështirë. Ne të krijojmë një forcë politike të re? Jo harroje! Besoj se ne na bën demokratë pikërisht vlerat, të cilat nuk mund dhe nuk duhet t’i cedosh. Unë jam përfaqësues i PD, këto teste, konkluzionin e thash, merreni si të doni, pakicë, shumicë… jam votuar nga Këshilli Kombëtar si nënkryetar, jam ushtrues i detyrës së kryetarit pas ikjes së Bashës. Nuk më intereson historia e Berishës, një parti vepron sipas ligjit dhe Statutit,"- tha Alibeaj. 

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll